LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I bëri thirrje qytetarëve të mos mbajnë maska/ Manastirliu i përgjigjet Kryemadhit: Me kë jemi në luftë…

13 Tetor 2020, 20:43, Politikë CNA
I bëri thirrje qytetarëve të mos mbajnë maska/ Manastirliu i

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigjur me tone të ashpra kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhie e cila dje në një dalje televizive bëri thirrje që qytetarët të mos i binden vendimit të qeverisë për mbajen e maskave.

Unë për vete nuk do e mbaj maskën. Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Le të guxojë të vej gjobë. Unë do i bëj thirrje çdo qytetari që ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen?, ishte deklarata e Kryemadhit.

Por për ministres e Shëndetësisë kjo është e rrezikshme, pasi lufta sot po bëhet për shëndetin e qytetarëve.

?Të përballesh me një epidemi të tillë nuk është aspak e lehtë. Nëse do ishim vite më parë, do e bënim shumë ndryshe këtë diskutim, a ka ilace në spitale ose jo.

Po si ka mundësi të diskutohet maska që është mjeti më efektiv i gjithë pranuar në botë sot.

Ti bësh thirje qytetarëve mos mbani maska, është të mos duash shëndetin e qytetarëve të tu. Është shumë serioze kjo. Të arrish të thuash mos zbato rregullat! Me kë jemi në luftë ne se se kuptoj! Me njëri tjetrin!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga