Connect with Us

Forcat xheniere kryejnë shpërthimin e kontrolluar/ Pakoja e dyshimtë ishte eksploziv

Kronika

Forcat xheniere kryejnë shpërthimin e kontrolluar/ Pakoja e dyshimtë ishte eksploziv

Publikuar

-

Pakoja e dyshimtë në Vlorë/ Dyshohet për eksploziv, policia jep detaje

Forcat xheniere kanë kryer pak minuta më parë shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë që u gjet në Vlorë.

Sipas informacioneve të para, pakoja e dyshimtë ka pasur në të vërtetë eksploziv.

Fatmirësisht kjo pako është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar dhe nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkohë, forcat xheniere mbërritën në vendngjarje tre orë pasi policia u informua për cëluelarin e mbështjellë, që ishte vënë pranë një peme në Pallatin e Kulturës.

LEXO EDHE:  Policia nxjerr listën/ Ja 31 personat më të kërkuar në Shkodër

Policia mbajti të rrethuar zonën prej disa orësh, ndërkohë pritet të japë më shumë detaje për ngjarjen./ CNA.al

Alarmi për eksploziv në Vlorë/ Forcat xheniere mbërrijnë pas tre orësh

Pakoja e dyshimtë në Vlorë/ Dyshohet për eksploziv, policia jep detaje

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL “hedh grepat” sërish/ Ultimatum për pasurinë, shtatë të dënuarve

Publikuar

-

Nga

OFL "hedh grepat" sërish/ Ultimatum për pasurinë shtatë të dënuarve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. S., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;

S. P., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A.(F.) D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

A. Ll., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

LEXO EDHE:  Ben Blushi: Incineratorët nuk janë gjë tjetër veçse një aferë korruptive

LEXO EDHE:  Kanos me armë zjarri të birin/ Arrestohet 64 vjeçari

S. D.(P.), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. M., banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacion i madh në Elbasan/ Sekuestrohen 10 kg heroinë, arrestohen 5 persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Elbasanit ka arrestuar pesë persona në kuadër të një operacioni të madh antidrogë.

Sipas Policisë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 kg heroine e cila ishte ndarë në 8 pako. Lënda narkotike u zbulua në një kamion të linjës Turqi-Shqipëri dhe që kishte për destinacion Greqinë.

Ndërkohë nuk bëhen ende  të ditur  emrat e të ndaluarve, pas pak pritet edhe njoftimi i Policisë Elbasan./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Braktisi vëllain e mitur për të përfituar azil në vendet e BE-së/ E pëson keq 24 vjeçarja në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve në vendet e BE-së, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e të miturit”, shtetasja O. O., 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Procedimi penal për ketë shtetase filloi pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase, në bazë të deklaratës noteriale, ka shoqëruar vëllanë e saj të mitur në vendet e BE-së në vitin 2019 dhe e ka lënë atje me qëllim që të përfitonte azil politik.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit për qëllime azilkërkimi.

LEXO EDHE:  I vë thikën në fyt bashkëshortes/ Arrestohet 39-vjeçari

LEXO EDHE:  Kanos me armë zjarri të birin/ Arrestohet 64 vjeçari

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur në vendet e BE-së dhe apelon për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero./CNA.al

LEXO TE PLOTE