LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiton Kosova U21, vendos goli i ish-sulmuesit të Kukësit

13 Tetor 2020, 19:12, Sport CNA
Fiton Kosova U21, vendos goli i ish-sulmuesit të Kukësit

Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku, është shndërruar në një ?makineri golash?. Futbollisti i Ballkanit të Suharekës, ka gjetur rrugën e rrjetës me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Kosovës, duke i dhuruar 3 pikë ?dardanëve? në përballjen ndaj Andorrës që u fitua me rezultatin 1-0.

Pas një harkimi nga e djathta, bomberi Daku nuk fali brenda zonës, duke e dërguar topin në rrjetë.

Kujtojmë që në Superligën e Kosovës, 22-vjeçari është golashënuesi më i mirë i momentit, duke realizuar plot 10 herë në 5 ndeshje me Ballkanin.

Lajmet e fundit nga