Connect with Us

Facebook-u ndalon përmbajtjet që mohojnë apo shtrembërojnë Holokaustin

Bota

Facebook-u ndalon përmbajtjet që mohojnë apo shtrembërojnë Holokaustin

Publikuar

-

Kompania e medias sociale Facebook njoftoi të hënën se po ndryshon politikat e saj mbi gjuhën e urrejtjes dhe se do të ndalojë të gjitha postimet që mohojnë ose shtrembërojnë Holokaustin.

“Ne kemi hequr prej kohësh postime që i thurin lavde krimeve të urrejtjes ose vrasjeve masive, përfshirë Holokaustit”, shkruante shefi ekzekutiv i kompanisë Mark Zuckerberg në një postim në Facebook.

Zoti Zuckerberg shkruante gjithashtu se me rritjen e antisemitizmit, kompania po zgjeron politikat e saj për të ndaluar përmbajtje të tillë.

Ai shtoi se “nëse njerëzit kërkojnë informacione rreth Holokaustit në Facebook, ne do t’i drejtojmë ata tek burime të besueshme për të marrë informacion të saktë”.

Njoftimi pason një fushatë kundër mohimit të Holokaustit të quajtur #NoDenyingIt, Mos e Mohoni, të Konferencës mbi Kompensimin Financiar të Hebrejve nga Gjermania.

Lidhja Anti-Shpifje (ADL) një organizatë jofitimprurëse shkruante në Facebook se ishte e kënaqur që gjigandi i medias sociale “më në fund ka ndërmarrë hapin që kemi kërkuar për gati një dekadë: të heqin informacionet që mohojnë Holokaustin nga platforma e tyre”, siç shkruante ajo.

ADL-ja shkruante gjithashtu se “ata (Facebook) tani duhet të jenë transparentë dhe të dokumentojnë hapat e ndërmarrë për ta mbajtur urrejtjen jashtë platformës”.

Presidenti i Kongresit Botëror Hebre, Ronald S. Lauder e mirëpriti masën. Ai tha se duke ndërmarrë këtë “hap kritik”, Facebooku po tregon se e njeh mohimin e Holokaustit për atë që është me të vërtetë, një formë e antisemitizmit “dhe për këtë arsye gjuhë e urrejtjes”.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Facebook ndalon më shumë reklama politike

Komiteti Hebre Amerikan bëri komente të ngjashme. Drejtori ekzekutiv David Harris, e quajti vendimin “thellësisht të rëndësishëm”. Ai shtoi se “nuk duhet të ekzistojë asnjë pikë dyshimi për atë që bëri regjimi gjerman nazist dhe se një mega-platformë e tillë si Facebooku nuk duhet të përdoret nga antisemitët për të tregtuar manipulimet e tyre groteske të historisë”.

Gjatë Holokaustit humbën jetën rreth gjashtë milionë hebrenj. Zoti Zuckerberg, i cili është vetë me origjinë hebreje, u kritikua në 2018-n kur gjatë një interviste tha se ndërsa i shihte postimet që mohonin Holokaustin si shumë shqetësuese, në të njëjtën kohë nuk mendonte se ato duheshin fshirë.

Në një postim të hënën zoti Zuckerberg shkruante rreth “vështirësive që ai ka hasur për të qëndruar krah fjalës së lirë në njërën anë dhe dëmit të shkaktuar nga minimizimi ose mohimi i tmerrit të Holokaustit nga ana tjetër. Pasi kam parë të dhëna që tregojnë një rritje të dhunës antisemite mendimi im personal ka evoluar, ashtu sikurse politikat tona më të gjera mbi gjuhën e urrejtjes”, shkruante me tej ai.

Ky është vendimi më i fundit i një serie masash të marra nga Facebooku për të fshirë ose ndaluar informacione fyese apo rreme, veçanërisht përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi në Çeki/ Kryeministri i kërkon dorëheqjen ministrit të shëndetësisë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Çeki/ Kryeministri i kërkon dorëheqjen ministrit të shëndetësisë

Në Republikën Çeke është krijuar një ngërç politik ndërsa ministri i shëndetësisë ka refuzuar të japë dorëheqjen pasi u publikuan foto të tij duke ngrënë në një restorant të Pragës, të mbyllur nga masat shtrënguese për COVID-19.

Kryeministri çek Andrej Babis i bëri thirrje Ministrit të Shëndetësisë Roman Prymula të japë dorëheqjen pasi revista Blesk publikoi pamje të zotit Prymula duke u larguar natën nga restoranti dhe duke u futur në një makinë pa maskë. Të dyja këto veprime shkelin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë për restorantet dhe detyrimin për mbajtje të maskës në pothuajse shumicën e vendndodhjeve, përfshirë makinat me shofer.

Por më vonë të premten, zoti Prymula u tha gazetarëve se ai nuk shkeli asnjë rregull dhe refuzoi të jepte dorëheqjen. Ai tha se ishte ftuar në restorant për t’u takuar me një drejtor spitali dhe hyri në restorant përmes një hyrjeje private dhe vendosi një maskë sapo u gjend në makinën e tij.

Baret dhe restorantet në Republikën Çeke janë të mbyllura sipas rregulloreve aktuale që synojnë të paktën ngadalësimin e përhapjes së virusit. Shkollat, teatrot, kinematë, kopshtet zoologjike dhe shumë vende të tjera janë gjithashtu të mbyllura dhe janë ndalur garat sportive profesionale.

LEXO EDHE:  “Nuk është koha për politikë”/ Basha: Paketa ekonomike s’mjafton, të trefishohet!

LEXO EDHE:  Reagon Tom Doshi pas deklaratës së djeshme

Ministri i shëndetësisë tha se kryeministri e ka mundësinë ta shkarkojë. Zoti Babis ishte planifikuar të takohej me Presidentin çek Milos Zeman, i cili miraton ndryshimet ministrore, të premten më vonë për të diskutuar çështjen.

Polemikat vijnë ndërsa ky vend po lufton me rigjallërimin më të madh të COVID-19 në Evropë. Që nga e premtja, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve raporton se gjatë dy javëve të fundit, Republika Çeke kryeson në kontinentin evropian, me 1’148 raste për 100’000 njerëz./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut dhe Kosova synojnë thellimin e bashkëpunimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Shkup, ku u prit me ceremoni të larta ushtarake. Me homologun e tij Zoran Zaev ai bisedoi mbi nevojën e lidhjeve infrastrukturore dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Zoti Hoti takoi edhe drejtuesit e partive politike shqiptare në vendin fqinj.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të angazhohen në një sërë projektesh për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor mes tyre.

Kryeminstrat Zoran Zaev dhe Avdullah Hoti diskutuan për një seancë ndërqeveritare, por që do të mbahej në kushte më të mira nga rrethanat aktuale për shkak të koronavirusit.

Shkupi ka nisur punimet për ndërtimin e autostradës për në Bllacë, në kufi me Kosovën, por ky projekt 12 kilometërsh nuk do të përfundojë para vitit 2023 për shkak të vonesave me çështjet e shpronësimit. Dy qeveritë angazhohen për hapjen e një pike të përbashkët të kontrollit kufitar “one-stop-shop”, ndërsa është hedhur edhe ideja e lidhjes rrugore të Tetovës me Prizrenin. Po ashtu Kosova shpreson që pasi Shkupi të realizojë lidhjen me gazsjellësin nga Selaniku i Greqisë, të mund të lidhet në interkonjeksionin e Shkupit.

Kjo është vizita e parë e Kryeministrit Hoti në Shkup.

Ndërkohë, zoti Hoti shprehu mirënjohje për arritjet e qeverisë së zotit Zaev dhe për të personalisht lidhur me marrëveshjen me Greqinë per çështjen e emrit dhe për përparimin drejt integrimeve evropiane.

“Është bërë një punë e mirë në përgatitjen e mbledhjes së dy qeverive tona. Kemi më se 40 marrëveshje të nënshkruara; presim me padurim që të krijohen kushtet të organizohet takimi ku do të rishikojmë marrëveshjet që kemi nënshkruar deri tash për të parë zbatimin e tyre dhe do të identifikojmë mundësitë e tjera të bashkëpunimit duke nënshkruar marrëveshje të reja”, tha Kryeministri Hoti.

Kryeministri Zaev e shikon si kontribut drejt zhvillimit ndërfiqinjësor dërgimin e 44 pjesëtarëve të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut në kuadër të forcave të KFOR-it që do ta forconte qëndrueshmërinë në të gjithë rajonin.

“Për Maqedoninë e Veriut, padyshim Kosova është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë”, tha kryeministri Zaev duke theksuar se shkëmbimi i mallrave bëhet i lirë, pa dogana, në bazë të Marrëveshjes së CEFTA-s dhe Marrëveshjes tregtare midis dy vendeve.

LEXO EDHE:  “Nuk është koha për politikë”/ Basha: Paketa ekonomike s’mjafton, të trefishohet!

LEXO EDHE:  Nga Arben Ahmetaj/ E vërteta e ekonomisë me shifra dhe fakte

Në këto rrethana të pandemisë Maqedonina e Veriut dhe Kosova deri në muajin gusht kanë realizuar shkëmbim mallrash me vlerë prej rreth 170 milion eurosh.

Zaev theksoi mbështetjen për Marrëveshjen ekonomike në Uashington midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe pritjet për një marrëveshje midis dy vendeve “që do të sillte paqe dhe qëndrueshmëri në rajon e që do ta shpejtonte edhe procesin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian”, sipas kryeministrit maqedonas. Zaev pret përfshirjen edhe të Kosovës në nismën rajonale për bashkëpunim, të njohur në publik si “mini-Shengeni Ballkanik”.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës u pyet në një konferencë shtypi lidhur me çështjen e Dhomave të Specializuara dhe marrjen në pyetje të politikanëve dhe figurave publike:

“Kosova ka dëshmuar vendosmërinë për respektimin e vendimeve të organeve të drejtësisë. Gjithmonë duhet të nisemi nga parimi që secili që mund të përfshihet në këto procese është i pafajshëm deri sa nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës. Në këtë gjykatë dhe cilat do procese të tjera nuk gjykohet lufta e popullit të Kosovës për liri e pavarësi asnjëherë dhe duhet të vlejë dhe të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë deri sa nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës. Ne, besoj që edhe në të kaluarën kur liderë të ndryshëm institucionalë në Kosovë ose figura të ndryshme politike kanë qenë në këto raste të hapura nga nga gjykatat, kemi treguar maturinë e nevojshme shtetërore dhe institucionale për të respektuar plotësisht pavarësinë institucioneve të drejtësisë. Duhet pasur parasyush se kjo gjykatë është pjesë e sistemit te drejtësisë së Kosovës e vendosur përkohësisht në Hagë”, u shpreh zoti Hoti.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po ashtu në takime të ndara nënshkruan në Shkup një memorandum me qeverinë amerikane rreth teknologjisë së rrjetit 5G./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Ambasada Amerikane në Turqi pezullon shërbimet pas njoftimeve për sulme terroriste

Publikuar

-

Nga

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara tha sot se po pezullonte përkohësisht të gjitha shërbimet për qytetarët amerikanë dhe ato të vizave në konsullatat e saj në Turqi, për shkak të raportimeve për sulme të mundshme terroriste.

Ambasada tha në një njoftim se “Misioni i SHBA në Turqi ka marrë raporte të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëmbime kundër shtetasve amerikanë dhe të huaj në Stamboll, përfshirë edhe kundër konsullatës së përgjithshme amerikane apo edhe në qytete të tjera të Turqisë”.

Në një komunikatë, Departamenti i Shtetit i porositi shtetasit amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar në vendet ku mund të ketë grumbullime qytetarësh amerikanë apo të huaj, si në ndërtesa të mëdha zyrash apo supermarkete./CNA.al

LEXO TE PLOTE