LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme/ Juventusi përgatitet të transferojë Serxhio Ramosin, ja prapaskenat e bujshme

13 Tetor 2020, 10:01, Sport CNA
E bujshme/ Juventusi përgatitet të transferojë Serxhio Ramosin,

Serxhio Ramos padyshim është një nga lojtarët më të mirë te Reali i Madridit, i cili përveç mbrojtësit i ka dhënë ekipit edhe shumë pikë me golat e shënuar.

Megjithatë ky mund të jetë sezoni i fundit i mbrojtësit te madrilenët. Sipas asaj që raporton ?El Chiringuito?, Perez ende nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës kapitenit, të cilit i skadon në fund të sezonit. Në këtë situatë ka filluar të lëvizë Juventusi, që dëshiron ta afrojë në ekip.

Kampionët e Italisë janë të gatshëm të plotësojnë të gjitha kërkesat e lojtarit, për ta marrë atë në të njëjtin ekip me Ronaldon, për të synuar fitimin e Ligës së Kampioneve.

Bardhezinjtë janë gati t?i ofrojnë një pagë prej 11.7 milionë eurosh në sezon, për ta marrë falas në verë, ose të paguajnë një çmim jo shumë të madh për ta marrë në janar. PSG-ja gjithashtu është gati ta afrojë mbrojtësin spanjoll në ekip.

Lajmet e fundit nga