LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhimbje stomaku dhe ethe, Dibala alarmon shokët e skuadrës

13 Tetor 2020, 09:03, Sport CNA
Dhimbje stomaku dhe ethe, Dibala alarmon shokët e skuadrës

Paulo Dibala ka pasur shumë probleme në kohët e fundit teksa dëmtimi ende nuk e ka lënë të debutojë me Juventusin. Por, teksa përgatitej të debutonte këtë sezon të ri me Argjentinën, sulmuesi i bardhezinjve pati probleme me stomakun.

Probleme, të cilat më pas iu shtuan edhe me ethet, diçka që alarmoi stafin dhe shokët e kombëtares duke i bërë dy herë tamponin numrin 10 të Juventus. Për fat të mirë përgjigja i ka qetësuar të gjithë teksa argjentinasi ka rezultuar negativ duke përjashtuar çdo skenar negativ.

Ndërkohë, që Dibala është prekur më herët nga koronavirusi dhe kjo ka bërë që të ndihet disi më i mbrojtur. Sulmuesi do të jetë me skuadrën ditën e sotme në ndeshjen ndaj Bolivisë, mirëpo nuk do të aktivizohet. Sakaq, menjëherë më pas do të niset për në Europë, ku do të jetë pjesë e avionit privat të Mesit, i cili e ka vënë në dispozicion të miqve për të qenë sa më të sigurt në kohën e pandemisë.

Lajmet e fundit nga