LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid/ Sistemi shëndetësor është në kolaps

13 Tetor 2020, 10:49, Politikë CNA
Basha i shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid/ Sistemi

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se Shqipëria është papërgatitur për valën e parë të pandemisë dhe sipas tij, pasojat i paguajnë qytetarët dhe ekonomia.

Sipas Bashës, kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar dhe vendet në spitale janë plotësuar 100%.

?Sistemi shëndetësor është në kolaps. Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër, kriza dhe braktisja nga shtet i ka bërë të varfërit të mjerë. I vetmi që nuk ka marë asnjë mase për krizën që i ka trokitur në derë është Edi Rama. E gjithë përgjigjia e Ramës për pandeminë është “Vini maskë!” Na ka rënë goja duke kërkuar që të rriten testimet. Infektimet janë rritur, testimet kanë rënë?, u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga