Connect with Us

Alarmohet Vlora/ Gjendet një pako e dyshimtë pranë Pallatit të Kulturës

Kronika

Alarmohet Vlora/ Gjendet një pako e dyshimtë pranë Pallatit të Kulturës

Publikuar

-

Alarmohet vlora/ Gjendet një pako e dyshimtë pranë Pallatit të Kulturës

Qyteti i Vlorës është alarmuar nga një pako e dyshimtë që është gjetur pak minuta më parë pranë Pallatit të Kulturës.

Raportohet se forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuuar zonën përreth.

Konkretisht bëhet me dije se është gjetur një celular i mbështjellë, i hedhur pranë një peme.

Pakoja e dyshimtë është pikasur nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar policinë.

LEXO EDHE:  Kaluan ilegalisht kufirin, policia e Kosoves arreston tre shtetas shqiptare

Ndërkohë, pritet ndërhyrja e forcave xheniere dhe reagimi zyrtar i policisë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Peqin/ Katër të plagosur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Peqin/ Informacion paraprak



Më datë 06.09.2021, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Bishqem, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip ” Foristrad” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

LEXO EDHE:  Goditet me grusht rektori i Universitetit në Vlorë

LEXO EDHE:  Aktivitet i paligjshëm i piraterisë/ E pëson keq administratori i një televizioni

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerët e mjetit tip “Foristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Strehonin emigrantë me destinacion BE/ Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg” për Rigers Vejsiun, i cili dyshohet se është arrestuar për trafik dhe strehim emigrantësh.

Ndërsa për bashkëpunëtorët e tij, gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie”.

Janë lënë në arrest shtëpie dy motrat: Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, shoferi Sterjo Germenji dhe Anamaria Mihallari, 24 vjeçe.

Kujtojmë së grupi trafikonte  emigrantë të huaj drejt BE, të cilët vinin në Shqpëri si turistë ose me leje pune.



Koka e këtij grupi kriminal, ishin 2 motrat, Drita Shehu dhe  Sanije Shehi, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkëpunëtor i ngushtë i tyre ishte dhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu.

LEXO EDHE:  Aktivitet i paligjshëm i piraterisë/ E pëson keq administratori i një televizioni

LEXO EDHE:  Zhupa i përgjigjet Veliajt/ Do mbahesh mend si betonizuesi i Tiranës dhe bashkëpunëtor i mafias se plehrave

Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Rigers Vejsiu është arrestuar në 2020 për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe për vjedhje të parvazeve metalike dhe kangjella rrethuese për t’i shitur për skrap në pikat e grumbullimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafiku i emigrantëve/ Arrestohet gardisti

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim për abuzim seksual/ Arrestohet 34-vjeçari në Lezhë

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, njëri prej të cilëve me detyrë punonjës i Gardës së Republikës. Arrestimi ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Pogradec.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe 1 shtetas tjetër, i cili transportonte 40 emigrantë të paligjshëm dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. K., 50 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës i Gardës së Republikës) dhe A. M., 59 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Arrestohen katër persona në Tiranë/ Policia jep detaje

LEXO EDHE:  Policia kontrolle të rrepta me radar/ Bën kërdinë me gjoba dhe heqje patentash



Ata kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në dalje të qytetit të Pogradecit, mjetin tip “Chevrolet”, me drejtues shtetasin D. K. dhe pasagjer shtetasin A.M, me të cilin këta shtetas po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE