Connect with Us

Tentoi të kalojë kufirin me çantën plot me lekë/ Procedohet shoferi i kamionit

Kronika

Tentoi të kalojë kufirin me çantën plot me lekë/ Procedohet shoferi i kamionit

Publikuar

-

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve, Policia Kufitare, brenda pak ditësh, ka goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip kamion që drejtohej nga shtetasi A. O., 50 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën personale të shtetasit A. O., 20 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi A. O., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

LEXO EDHE:  Ekspertet: Kufijte e Kosoves sipas hartave te ish-Jugosllavise se vitit 1951

Disa ditë më parë, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën edhe dy raste te tjera të mosdeklarimit të të hollave në kufi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas motorin në Elbasan/ Plagoset një person

Publikuar

-

Nga

Aksident në autostradën Vlorë- Fier, përplasen dy makina

Një makinë është përplasur mbrëmjen e sotme me një motor në aksin Tiranë-Elbasan, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Mësohet se drejtuesi i motorit ka “fluturuar” në ajër dhe më pas është përplasur me bordurën.

Nga informacionet paraprake, raportohet se ai është dërguar me urgjencë për në spital, pasi ka marrë plagë të rënda në trup.

LEXO EDHE:  U tërhoqën nga eurobondi/ Bankat po mbajnë më pak para jashtë vendit

LEXO EDHE:  Skandali/Edi Rama i pagoi 1 milion dollarë Lulzim Bashës si shpenzime elektorale?!

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Krimi pushton vendin/ Pas vrasjes në Elbasan, kërcet arma dhe në Korçë, një i plagosur

Publikuar

-

Nga

Krimi pushton vendin/ Pas vrasjes në Elbasan, kërcet arma dhe në Korçë, një i plagosur

Pas vrasjes një Elbasan, plagosje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë dhe në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e Pazarit, ndërsa rrethanat nuk janë ende të qarta.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa mësohet se ka marrë një plumb.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  U tërhoqën nga eurobondi/ Bankat po mbajnë më pak para jashtë vendit

LEXO EDHE:  U tërhoqën nga eurobondi/ Bankat po mbajnë më pak para jashtë vendit

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i Everest Çakës/ RENEA zbarkon në Elbasan, mbi trupin e viktimës u zbrazën 10 plumba

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i Everest Çakës/ RENEA zbarkon në Elbasan, mbi trupin e viktimës u zbrazën 10 plumba

Pas eksekutimit të Everest Çakës, RENEA ka zbarkuar në Elbasan duke rrethuar zonënë ndërkohqë që janë zbardhur edhe detaje të reja.

Mësoher se kundër shënjestrës autorët kanë qëlluar mbi 10 herë duke u siguruar që e kanë vrarë.

Dyshohet se kanë qenë dy pëersona që kanë qëlluar në drejtim të çiftit Çaka, ku ndërroi jetë 41-vjeçari ndërsa gruaja e tij Silvana mori një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Përzgjedhja e Shqipërisë për testimin e kurës së Covid/ Mjeku ngre dyshime të forta: Në lojë shuma abuzive parash

LEXO EDHE:  U tërhoqën nga eurobondi/ Bankat po mbajnë më pak para jashtë vendit

Pas ngjarjes një makinë u gjet e djegur në Golem ndërsa dyshohet se i përket autorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE