LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siguria në punë/ Jani Marka: Kushtet janë skandaloze, shteti u shërben pronarëve të mëdhenj

12 Tetor 2020, 17:59, Sociale CNA
Siguria në punë/ Jani Marka: Kushtet janë skandaloze, shteti u

Mungesa e elementeve të sigurisë në punë është bërë shpesh shkak i aksidenteve me pasoja edhe vdekjen. Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës, në shtatë muajt e parë të vitit 2020 janë regjistruar 89 aksidente në punë dhe janë evidentuar 19 vdekje.

Jani Miraka, pedagog, aktivist politik dhe përfaqësues i Organizatës Politike në “Ilva Now” foli për mungesën e kushteve dhe sigurisë në punë.

Bzuar në këto të dhëna, ai u shpreh se kjo tregon se shteti shqiptar nuk është në shërbim të qytetarëve. Pedagogu shtoi faktin se kushtet e punës në Shqipëri janë skandaloze, ndërsa shtoi se punëtorët shpeshherë bien pre e shfrytëzimit.

 ?Për mendimin tim shteti nuk është në shërbim të qytetarëve, aq më tepër punëtorëve. Ne gjykojmë se shteti ynë është banditesk, shpeshherë ndërrohen bandat. Kushtet në punë janë skandaloze, veçanërisht vërehet tek sektori i ndërtimit, ai minerar, por edhe fasoneritë ku gratë janë helmuar, në sektorin e përpunimit të peshkut, call center. Shteti është në shërbim të interesave të pronarëve të mëdhenj, që i shfrytëzojnë punëtorët?, shtoi ai.

Aktivisti politik foli edhe për gjendjen e naftëtarëve në Ballshit, të cilët prej ditësh vijojnë grevën e urisë duke kërkuar thjesht mundin e tyre.

?Duhet t?u kthehen këto paga  punëtorëve, të marrin djersën e tyre. Shoqëria është e ndjeshme ndaj naftëtarëve, por probleme ka me organizimin. Unë jam i bindur se çdo qytetar që ndjek kronikat tuaja për këtë ndjen një mllef të brendshëm. Lindja e pesë sindikatave të reja duhet parë me shumë shpresë, dhe duhen nxitur që ato të bëhen bashkë që të mbrojnë sigurinë në punë?, shtoi ai./euronews

Lajmet e fundit nga