Connect with Us

“Sektorët e ekonomisë po vuajnë masivisht”/ Teliti: Prej muajsh jemi në recesion të thellë

Ekonomi

“Sektorët e ekonomisë po vuajnë masivisht”/ Teliti: Prej muajsh jemi në recesion të thellë

Publikuar

-

“Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim”/ PD: Asnjë banesë e dëmtuar nga tërmeti nuk është ndërtuar

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike Dorian Teliti, ka folur për shifrat e deklaruara nga INSTAT për rënien ekonomike.

Teliti tha se rënia ekonomike është më e lartë 10,2% për tremujorin e dytë të vitit, ndërsa pretendon se prej muajsh jemi në recesion të thellë.

“Fatkeqësisht rënia është edhe më e lartë se aq. Kjo është vlera, shifra që raporton INSTAT që ne e dimë mjaft mirë vlefshmërinë e këtyre vlerave pasi kemi vite tashmë që kemi një Institut Statistikash që ka dalë nga serioziteti i detyrës, që e ka ngarkuar ligji shqiptar.

Sot në Republikën e Shqipërisë, fatkeqësisht, prej muajsh jemi në recesion të thellë. Recesion më i madh krahasuar me vendet e rajonit. Kur bota po vuan prej pandemisë, kur Europa po vuan prej pandemisë, kur rajoni po vuan prej pandemisë, Shqipëria është ajo që po vuan akoma edhe më shumë. Recesioni tek ne është në shifra mjaft të larta dhe është më e lartë se ajo që po kalojnë vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi e kështu me rradhë”, u shpreh ai në Ora News.

LEXO EDHE:  Humbja e regjisorit Gjonaj/ Djali i artistit prek me dedikimin: Ishte idhulli im

Sipas tij, ekonomia shqiptare në të gjithë sektorët e saj, po vuajnë masivisht.

“Të vetmit që nuk po vuajnë janë ndërtimet të financuara nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit. Të gjithë të tjerët po vuajnë pasi kjo erdhi si, patjetër po e po nga fakti që vendi u fut në karantinë, por aktori kryesor në këtë dështim të madh ishte ndërhyrja e qeverisë shqiptare për të ndërmarrë paketat e nevojshme ndihmëse në kuadër të menaxhimit të situatës në sektorin shëndetësor po ashtu për ti dhënë një mbështetje sektorëve të tjerë të ekonomisë, atyre që preken më shumë e sidomos biznesit të vogël, të mesëm e të madh por pa lënë pas dore edhe shtresat në nevojë”, nënvizoi demokrati./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

FMN:Frenoni investimet ambicioze/ Përqëndrohuni te vaksinimi dhe rindërtimi pas tërmetit

Publikuar

-

Nga

“Ekonomia shqiptare do tkurret në 7.5%”/ Paralajmëron FMN: Do ketë rritje të kredive me probleme

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një deklaratë pas përfundimit të misionit në distancë me Shqipërinë, i ka rekomanduar qeverisë që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontigjencën. Fondi tha se ekonomia u tkurr nga pandemia m ë pak sesa pritej, por , pasiguria mbi perspektivën e rritjes mbetet e konsiderueshme. Fondi  i ka kërkuar qeverisë që të miratojë sa më shpejt Një Strategji e shëndoshë afatmesme për të Ardhurat

Sipas deklaratës zyrtare për shtyp, një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e zonjës Yan Sun, zhvilloi një mision në distancë me Shqipërinë gjatë periudhës 7-11 qershor. Në përfundim të këtij misioni, Znj. Sun lëshoi deklaratën e mëposhtme: “Aktiviteti ekonomik i Shqipërisë në vitin 2020 u tkurr shumë më pak sesa pritej fillimisht, duke reflektuar turizmin e rritur vendas dhe rajonal, mbështetjen e politikave dhe rindërtimin nga tërmeti, si dhe mungesën e një mbyllje të dytë. Në vitin 2021 rritja parashikohet të rikthehet në 5.3 përqind si rezultat i rimëkëmbjes së sektorëve të prekur nga pandemia si dhe vijimi të aktivitetit të rindërtimit pas tërmetit. Sidoqoftë, pasiguria mbi perspektivën e rritjes mbetet e konsiderueshme. Inflacioni është rritur nga çmimet më të larta ndërkombëtare të mallrave të bursës, por është ende shumë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë (BSH) dhe presionet inflacioniste kanë mbetur të ulëta.

“Në periudhën afatshkurtër, politika fiskale duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen përmes masave të përkohshme dhe të mirë-shënjestruara, që duhet t’i nënshtrohen transparencës dhe përgjegjshmërisë. Do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontigjencën. Në këtë kontekst, objektivi i vitit 2021 për një deficit primar prej 65 miliardë lekësh (rreth 3.8 përqind e PBB-së) është i mjaftueshëm për të siguruar mbështetje për ekonominë. Një stimul shtesë duhet të merret parasysh vetëm në rast se rimëkëmbja e pritshme nuk materializohet. Nëse do të ketë të ardhura shtesë, ato duhet të kursehen. Për të ndihmuar rindërtimin e hapësirës së nevojshme të politikës fiskale sapo rimëkëmbja të jetë në një rrugë të mbarë, inisiativat e planifikuara nga autoritetet  shqiptare duhet të jenë në përputhje me objektivin e arritjes së një ekuilibri primar fiskal pozitiv deri në vitin 2023 dhe të mbështeten nga një kuadër i besueshëm buxhetor afatmesëm.

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në 24 orë/ Rriten sërish shifrat e të infektuarve

LEXO EDHE:  Afati i lejeve të qëndrimit në Greqi/ Ambasada shqiptare në Athinë jep lajmin e mirë

“Një Strategji e shëndoshë afatmesme për të Ardhurat duhet të miratohet dhe zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ecja përpara me këtë reformë të kahershme duhet të ndihmojë gjithashtu në krijimin e burimeve të nevojshme për të arritur objektivat e zhvillimit të Shqipërisë. Reforma të tjera prioritare që duhet të ndiqen me më shumë këmbëngulje përfshijnë përmirësimin e menaxhimit të investimeve publike dhe rritjen e monitorimit dhe menaxhimit të rreziqeve fiskale në rritje, veçanërisht nga partneriteti privat publik, ndërmarrjet shtetërore dhe garancitë qeveritare. Së fundmi, ndonëse e justifikueshme menjëherë pas tërmetit, përdorimi i procedurave të kufizuara në tenderat për rindërtim duhet të ndërpriten dhe fondet e rindërtimit duhet t’i nënshtrohen kontrolleve adekuate të menaxhimit të financave publike.

“Ne mbështesim qëndrimin e politikës monetare lehtësuese të BSH, pasi presionet inflacioniste mbeten të dobëta dhe pritjet për inflacionin të mireankoruara. Sistemi bankar mbetet likuid dhe i qëndrueshëm. Vigjilenca e vazhdueshme, me një vëmendje të veçantë për kreditë e ristrukturuara, do të jetë kyçi për zbulimin e hershëm të ndonjë pike të dobët. Vendimi i BSH për t’i dhënë fund relaksimit të përkohshëm të klasifikimit të kredive dhe rregullave të provigjionimit është i mirëpritur. Për të ruajtur mirëkapitalizimin e bankave derisa të dihet ndikimi i plotë i pandemisë në cilësinë e aktiveve të tyre, BSH duhet të vazhdojë të kufizojë shpërndarjen e dividendëve./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nga Klodian Tomorri/ Koha për një taksë solidariteti mbi të pasurit

Publikuar

-

Nga

Koha për një taksë solidariteti mbi të pasurit

Ka një postulat në ekonomi, i cili për nga qëndrueshmëria ngjason me tepër me një ligj fizike. Pas çdo krize, shoqëria del më e ndarë. Të pasurit bëhen më të pasur, ndërsa të varfërit varfërohen më shumë. Edhe këtë herë nuk ishte ndryshe.

Vlerësimet e Bankës Botërore tregojnë se vitin e kaluar, ushtria e të varfërve në shkallë globale u shtua me 120 milionë vetë për shkak të krizës ekonomike që shkaktoi pandemia. Ndërkaq, për të njëjtën periudhë, njerëzit më të pasur të planetit shtuan 5 trilionë dollarë më shumë në pasurinë e tyre kolektive. Me sa duket, këtij fenomeni të përbotshëm nuk i ka shpëtuar as Shqipëria.

Bllokimi i ekonomisë dhe masat kufizuese për të përmbajtur pandeminë nxorën të papunë mbi 43 mijë vetë në rang kombëtar. Pjesa dërrmuese e tyre ishin punonjës në sektorët me produktivitet të ulët të ekonomisë si fasoni, transporti, sektori i mikpritjes apo të vetëpunësuar në bizneset e vogla. Përgjithësisht këta janë njerëzit më të keqpaguar në vend, të cilët lundrojnë gjithmonë në kufirin mes varfërisë zyrtare dhe asaj reale. Tani të gjithë këta, janë të varfër edhe me definicion zyrtar.

Por rritja e papunësisë nuk ishte kanali i vetëm, përmes të cilit kriza goditi më fort të varfrit. Kanali tjetër ishte vetë sistemi shëndetësor. Për shkak të pagesave të larta nga xhepi, Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara në botë nga fenomeni i shpenzimeve katastrofike shëndetësore. Në kohë normale mbi 17 për qind e familjeve shqiptare paguajnë nga xhepi më shumë se 10 për qind të buxhetit të tyre vjetor për t’u kuruar. Gjasat janë që ky numër të jetë zgjeruar në mënyrë dramatike dhe për mijëra familje, shpenzimet e kurimit nga virusi mund të kenë kaluar edhe 50 për qind të të ardhurave të vjetore.

Pra pandemia ka qenë shkatërruese për të varfërit, por jo dhe aq për të pasurit. Madje për shumë sektorë të ekonomisë, viti i kaluar ishte i artë. Bankat, kompanitë farmaceutike, ato të telekomunikacionit, koncesionet dhe rrjetet e mëdha të shitjes me pakicë fituan më shumë para edhe se sa në vitet më të mira të ekonomisë. Kompanitë e tenderave dhe ndërtuesit, po ashtu.

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në 24 orë/ Rriten sërish shifrat e të infektuarve

LEXO EDHE:  Spiropali “i nxjerr të palarat” opozitës së Bashës dhe Metës/ Bashkëpunojmë natën me krimin nëpër skuta

Përfundimi është i qartë. Pandemia ka sjellë një rritje substanciale të pabarazisë dhe një reduktim po kaq substancial të kohezionit social dhe solidaritetit në shoqërinë shqiptare. Ndryshime kaq të thella strukturore lënë plagë afatgjata në një vend, nëse qeveria nuk ndërhyn të përballet me sfidën. Dhe instrumenti më emergjent është ai fiskal.

Ata që fituan më shumë gjatë pandemisë dhe ata që fitojnë shumë në çdo kohë për shkak të liçencave ekskluzive nga shteti duhet të paguajnë taksa shtesë për të treguar solidaritet me ata që u goditën me rëndë nga pandemia. Praktikat më të mira botërore sugjerojnë një taksë one-off, të përkohshme, e cila paguhet vetëm një herë. Përvoja të këtij lloj ka shumë.

Në vitin 1991, qeveria e Helmut Kohlit vendosi një taksë solidariteti 7.5 për qind mbi një nivel të caktuar të ardhurash për të financuar infrastrukturën e prapambetur në Gjermaninë Lindore. Një dekadë më parë, Margaret Thatcher taksoi fitimet e tepërta të bankave, të cilat në atë kohë ishin sektori i vetëm i ekonomisë britanike që nuk vuante nga recesioni. Më vonë Tony Blair, taksoi të gjithë kompanitë e privatizuara përmes një taksë speciale mbi fitimet e tepërta dhe kështu me radhë.

Target grupet dhe modalitetet e taksës mund të ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin në varësi të rrethanave ekonomi. Për Shqipërinë, një variant do të ishte ai i vendosjes së një taksë speciale të bazuar mbi fitimin mesatar të 5 viteve të fundit mbi kompanitë e privatizuara në fushën e energjisë, minierave, telekomunikacioneve, infrastrukturës, por edhe bankave në diskutim me Bankën e Shqipërisë. Po kështu, në targetin e taksës duhet të jenë edhe kompanitë që operojnë në tregje të mbrojtura licenca ekskluzive shtetërore si koncesionet apo pse jo dhe kompanitë e IT-së, që marrin 100 milionë euro tendera në vit nga AKSHI dhe paguajnë vetëm 5 për qind tatim mbi fitimin.

Debate për detajet mund të ketë shumë. Por për një gjë duhet të ketë konsensus të gjerë. Ka ardhur koha për një taksë solidariteti mbi të privilegjuarit, që janë aty jo vetëm falë talentit të tyre. Është moralisht e drejtë, ekonomikisht efiçente dhe ligjërisht e realizueshme.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Transfertat ndërkombëtare/ Si qarkullojnë paratë e emigrantëve

Publikuar

-

Nga

Hapja e ekonomisë shqiptare ndaj botës solli që në vitet e parat të tranzicionit rritje eksponenciale të këtij produkti. Jo vetëm tregtia e mallrave, e liberalizuar tërësisht dhe rritja e konsumit të plotësuar nga importet e ka kthyer këtë në një nga produktet më popullore të klientëve të bankave, por edhe hapja e lëvizjes së lirë dhe emigrimi masiv i shqiptarëve në këto tre dekada, kanë sjellë nevojën e shkëmbimeve apo të transfertave midis qytetareve në vend dhe atyre jashtë tij.

Transferta dalëse

Për sa u përket pagesave për tregtinë, ku principali i shumës së transferuar është më i lartë, qartazi sektori bankar mbetet dominues në ofertën për pagesa tregtare. Kjo edhe për faktin se deri tani, pagesa në llogari bankare ka qenë një standard i pranuar si nga dërguesi, ashtu edhe nga marrësi i mallit dhe shpesh, pjesë e kontratës, ndonëse edhe kjo po ndryshon me rritjen e peshës së tregtisë me vende si Kina apo të tjera vende të Lindjes së Largët, që pranojnë pagesa me kanale të tjera nga pagesat bankare.

Ndërsa në pjesën që ka të bëjë me pagesa prej ose drejt individëve, ku principali i shumës së dërguar është ndjeshëm më i vogël në krahasim me transfertën tregtare, në mënyrë të qartë, këtu zgjedhjet janë më të mëdha. Krahas bankave, edhe SFJB kanë krijuar më shumë mundësi zgjedhje për konsumatorin, duke ofruar produkte që pëlqehen e kanë marrë me kohë gjithmonë e më shumë nga pjesa e ofruar nga bankat.

Duke qenë se për këtë brez shumash principali dërgesë, SFJB kanë një ofertë shumë më të mirë se Bankat dhe një kohë dërgimi më të shkurtër se një produkt i ngjashëm bankar ndërkufitar, të parat po e tërheqin gjithmonë e më shumë klientin individ, i cili do të dërgojë një shumë të tillë jashtë Shqipërisë, duke u bërë faktor i rëndësishëm në këtë pjesë të tregut.

Ndërkohë që ecuria e pagesave kombëtare nuk u pengua shumë nga pandemia, e kundërta ndodhi me pagesat ndërkombëtare. Sipas Bankës së Shqipërisë, klientët e sektorit bankar shqiptar kryen vitin e kaluar vetëm 982 mijë pagesa ndërkombëtare, në rënie të ndjeshme me pothuajse 37% krahasuar me një vit më parë. Rënia erdhi sidomos nga segmenti i individëve, me rreth 40% krahasuar me një vit më parë, ndërsa për bizneset, rënia ishte më e kufizuar, me rreth 9.5%.

Rënia e fortë në segmentin e individëve mund të interpretohet si pakësim i blerjes së mallrave dhe të shërbimeve jashtë vendit nga shqiptarët, për shkak të kufizimeve të mëdha të lëvizjes që shkaktoi pandemia. Në këto transferta përfshihen pagesat për prenotime të biletave të avionëve, të hoteleve jashtë vendit, pagesat për blerje tregtare jashtë vendit, etj.

Megjithatë, në vlerë monetare, rënia ishte më e kufizuar krahasuar me numrin e transaksioneve. Për vitin e kaluar, vlera e transfertave ndërkombëtare të iniciuara nga llogaritë e individëve ishte 54.6 miliardë lekë, 12.8% më pak krahasuar me një vit më parë. Rënia më e theksuar në numër veprimesh sesa në vlerë mund të jetë një tregues se pandemia ka ndikuar më shumë në pagesat me vlerë të vogël.

Transferta hyrëse

Ndërsa transfertat ndërkombëtare dalëse pësuan rënie të fortë, transfertat hyrëse patën ndikim më të vogël. Sipas Bankës së Shqipërisë, transferta ndërkombëtare të mbërritura në llogaritë e bizneseve dhe individëve shqiptarë ishin rreth 1.61 milionë, në rënie me vetëm 0.9% krahasuar me një vit më parë. Rënia erdhi e gjitha nga segmenti i individëve, ndërkohë që transfertat në llogaritë e bizneseve shënuan sërish rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Paralelisht të dhënat për vlerën e transfertave hyrëse në llogaritë bankare të individëve tregojnë se tashmë, një pjesë më e vogël e dërgesave hyjnë nëpërmjet sektorit bankar (rreth 37%). Gjithmonë e më shumë, klientët emigrantë po orientohen drejt kompanive të mirënjohura botërore, të cilat kanë prani fizike apo dixhitale në vendet ku ata punojnë dhe jetojnë (Western Union, MoneyGram apo RIA, por edhe të tjera në vitet e fundit), por njëkohësisht janë aktive në Shqipëri prej shumë vitesh, me anë të bashkëpunimit me SFJB të licencuara lokalisht, apo edhe në një pjesë të mirë të Bankave të sistemit, në vend, duke ofruar shërbimet e pagesës ndaj individit pritës në Shqipëri.

Fakti që Shqipëria ka “eksportuar” rreth 1.5 – 1.6 milionë qytetarë në këto 30 vjet tranzicion ka bërë që remitancat të jenë një faktor i rëndësishëm në jetën e qindra mijë familjeve e njëkohësisht, në jetën ekonomike të vendit. Vëmendja ndaj emigracionit është e madhe, jo vetëm për faktin se dërgesat e remitancave janë pjesë e rëndësishme e shërbimeve të pagesave, por edhe se emigrantët janë klientë të rëndësishëm edhe në kuadrin e depozitave bankare.

E vlerësuar gjithmonë si pjesë e rëndësishme e së ardhurës kombëtare neto, flukset e remitancave janë matur që prej viteve të parë të emigracionit shqiptar në disa qindra milionë euro. Ato kanë pasur luhatje, edhe në varësi të ecurisë ekonomike të vendeve ku shqiptarët kanë emigruar masivisht.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se vitin e kaluar, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 673 milionë eurove. Pas disa viteve radhazi në rritje të qëndrueshme, të mbështetura nga vala më e re e emigrimit të shqiptarëve në dekadën e fundit, vlera e remitancave pësoi rënie me rreth 4%.

LEXO EDHE:  Berisha “kthehet” në vitet e diktaturës/ Tregon çfarë nuk toleronte nga regjimi

LEXO EDHE:  Dash Shehi tregon arsyen/ Pse është zhgënjyer opozita nga ndërkombëtarët

Ndikimi masiv i pandemisë në ekonominë europiane natyrshëm ka prekur edhe ekonomitë familjare të emigrantëve dhe në këtë mënyrë, edhe mundësinë për të ndihmuar familjen e mbetur në Shqipëri. Po të shtojmë edhe të ardhurat nga puna jashtë vendit, vlera totale e remitancave arriti në rreth 894 milionë eurove, edhe në këtë rast, në rënie vjetore, me rreth 10.7%.

Sidomos në dekadën e fundit kur është rritur përdorimi i internetit apo i aplikacioneve mobile të këtyre brandeve (Western Union, MoneyGram apo RIA, por edhe të tjera në vitet e fundit, si TransferWise, Xoom, PaySend apo Remitly, etj., etj.). Oferta e tyre për emigrantët që punojnë në vendet më të zhvilluara për komisionet e këtyre shërbimeve ka shkuar në nivele shumë të ulëta dhe praktikisht janë bërë të pakonkurrueshme nga pagesa tradicionale bankare si në aspektin e kostos së transfertës, ashtu edhe për kohën e lëvrimit të principalit të dërguar.

Këto kompani janë bërë një kanal i specializuar për tregun e remitancave dhe prania e tyre masive në vendet ku kanë emigruar shqiptarët (Itali, Greqi, Gjermani, SHBA, apo Britani e Madhe) i bën një kanal i rëndësishëm për dërgimin e parave edhe nga emigrantët shqiptarë.

Duke qenë se shërbimi i transfertës i këtyre markave ndërkombëtare bëhet kundrejt pagesës totale të komisionit nga Dërguesi që në momentin kur kryhet dërgesa dhe pa asnjë pagesë nga ana e Marrësit të parave, kur ai arkëton shumën e dërguar, konkurrenca në Shqipëri në lidhje me këto shërbime bëhet në aspektin e besueshmërisë së markës përkatëse në Shqipëri gjatë viteve të operimit, përhapjes së rrjetit të tij fizik të shërbimit, por edhe me cilësinë e ofrimit të shërbimit nga subjekti lokal.

Vitin e kaluar, individët në Shqipëri morën rreth 41.2 miliardë lekë, ose rreth 333 milionë euro transferta nga jashtë në llogaritë e tyre bankare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se transfertat nga jashtë në llogaritë e individëve shqiptarë pësuan rënie për të gjashtin vit radhazi.

Krahasuar me vitin 2019, rënia e vlerës së transfertave ishte 2.1%, ndërsa krahasuar me pesë vjet më parë, paratë që vijnë nga jashtë në llogaritë e individëve janë përgjysmuar. Në afatin e gjatë, kjo tendencë ka ardhur pjesërisht nga efekti statistikor i kursit të këmbimit dhe nënçmimi i Euros në kursin e këmbimit me Lekun.

Efekti i kursit dëshmohet tërthorazi edhe nga fakti që, në numër, transfertat hyrëse drejt llogarive të individëve kanë një tendencë të lehtë në rritje vit pas viti. Pavarësisht nga kjo, transfertat në rrugë bankare zënë një pjesë të vogël të flukseve hyrëse nga jashtë që përfitojnë familjet shqiptare.

Në pjesën më të madhe, transfertat e emigrantëve vijnë nëpërmjet kompanive të transfertave të parave ose në rrugë informale. Ekspertët shpjegojnë se vlera mesatare e transfertave që dërgohen drejt Shqipërisë është e ulët, në intervalin 200-300 euro.

Për këto shuma, komisionet e paguara nga dërguesit pranë kompanive të transfertave janë më të ulëta krahasuar me ato të paguara për një produkt të ngjashëm te bankat tregtare të vendeve prej ku këto para dërgohen. Kompanitë e transfertave kanë gjithashtu avantazhin e mundësimit të transfertës në kohë reale, ndërsa në rrugë bankare, kryerja kërkon disa ditë pune.

Edhe 30 vjet pas nisjes së emigracionit masiv, remitancat mbeten një burim i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, sidomos për shtresat më të varfra të popullsisë. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë ka treguar se remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Për familjet që marrin remitanca, ato përbëjnë rreth 90% të të ardhurave të tyre totale, gjë që dëshmon qartë një varësi pothuajse të plotë ekonomike prej tyre, për rreth një të katërtën e familjeve.

Nëse përfshirja financiare është një problem për gjithë shoqërinë shqiptare, për segmentin e familjeve që marrin remitanca, ky problem është edhe më i theksuar. Sipas vrojtimit, vetëm 7.5% e familjeve që marrin remitanca kanë një llogari bankare.

Kufizimi i lëvizjes solli më shumë dërgesa në kanalet formale

Megjithëse statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë rënie të lehtë të remitancave vitin e kaluar, pandemia ka sjellë zhvillime pozitive edhe në këtë segment të dërgesave. Elton Çollaku, administrator i Unionit Financiar Tiranë, thotë për revistën “Monitor” se kufizimet e lëvizjes ndërkufitare të shtetasve ndikuan ndjeshëm edhe në kanalet e hyrjes së remitancave.

“Një element tjetër që ndikoi në vitin 2020 ishte kufizimi i ndjeshëm i lëvizjes së njerëzve jashtë kufijve. Kjo solli rritje të ndjeshme të kanalizimit të transfertave nga kanalet joformale në të gjithë rrjetin e operatorëve financiarë, duke përfshirë bankat dhe subjektet financiare jobanka – SFJB. Duke mos pasur mundësi të sillnin para dorazi, nëpërmjet të njohurve apo linjave të transportit, emigrantët shqiptarë dërguan më shumë para nëpërmjet kanaleve formale. Kjo u favorizua padyshim edhe nga tarifat më të ulëta të shërbimeve online”, thotë z. Çollaku.

Përdorimi i kanaleve informale për të dërguar remitancat është një tipar i këtyre transfertave në nivel botëror. Përgjithësisht, emigrantët vijnë nga vende më pak të zhvilluara, ku edhe përfshirja financiare është më e dobët. Operatorët e transfertave të parave prej vitesh ofrojnë edhe mundësinë e kryerjes së transfertave online. Kjo formë ka ulur kostot dhe lehtësuar më shumë aksesin në kanalet formale, duke i dhënë shtysë rritjes së përdorimit të tyre. /Monitor

LEXO TE PLOTE