Connect with Us

Rudina Hajdari i jep fund dilemës/ Zbulon me cilën parti do garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Politikë

Rudina Hajdari i jep fund dilemës/ Zbulon me cilën parti do garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

Rudina Hajdari i jep fund dilemës/ Zbulon me cilën parti do garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Deputetja, Rudina Hajdari u jep fund dilemave duke deklaruar se, ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme do të marrë pjesë me partinë politike ‘Nisma’. Znj. Hajdari sqaroi se mbetet për t’u diskutua se cilët prej figurave të shoqërisë civile do të përfshihen.

“Padyshim që do të marrim pjesë, do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje të re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin ‘Nisma’. Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi janë e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit. Njerëzit janë të lodhur duke votuar 3-4 njerëz dhe tani duan diçka të re”, deklaroi deputetja.

LEXO EDHE:  Bojkoti i zgjedhjeve/ Rudina Hajdari: Vetëvrasje politike

Znj. Hajdari sqaroi më tej se, shoqëria civile “Nisma Thurrje” është diçka tjetër nga partia politike “Nisma”.

“Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mbetet për tu caktuar në të ardhmen se cili prej tyre do të angazhohet dhe të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Ka pasur goxha kureshtje për mënyrë se si do të funksionojë”, theksoi znj. Hajdari.

Pak ditë më parë, pati një çarje mes marrëdhënies së Rudina Hajdarit dhe disa prej drejtuesve të ‘Nismës Thurje’, pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor. Sipas Pano Soko fakti që nuk pati zgjedhje të listave të kandidatëve ata nuk mund të garojnë në zgjedhje pasi ishte konceptuar tjetër garë brenda vetë partisë./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Publikuar

-

Nga

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se tërmeti i një viti më parë “zbuloi një herë e përgjithmonë fytyrën e vërtetë qeverisë, atë të një qeverie të paaftë, të pandjeshme dhe të korruptuar”.

Sipas Tabakut, sot një vit pas tragjedisë, procesi i rindërtimit është një dështim që rëndon edhe më shumë në zemrat dhe xhepat e shqiptarëve.

“Janë parashikuar mbi 590 mln euro për procesin e rindërtimit. Fatkeqësisht nuk kemi një rindërtim, kemi një vjedhje të fondeve, një shkelje të vazhdueshme të ligjeve në fuqi. Prandaj Hajdutet e Fatkeqesise kane rishpikur proceset dhe mënyrat e tenderimit për këto objekte rindërtimi. Pas kësaj skeme qëndron sëmundja e vjetër e kësaj qeverie, pasurimi i saj edhe nga një tragjedi e rëndë që i ra vendit dhe shqiptarëve një vit më parë. Qeveria e Edi Ramës ka sajuar lloj lloj procedurash, që kanë imituar PPP-të, duke u hequr kriterin e cilësisë për të fituar një tender, ne menyre që 590 mln euro taksa të mos shkojnë për qytetarët, por t’u shkojnë klientëve të saj përpara fushatës. Për të promovuar vetëm klientët dhe oligarkët, qeveria i ka lënë vetëm 10% të pikëve cilësisë së ndërtimit të godinave. Me sa duket, Edi Rama i ka larë duart nga garancia e ndërtimit të objekteve. Duke përsëritur të njëjtën skemë të dështuar të shkollave që ndonëse të rikonstruktuara u shembën nga tërmeti”, u shpreh Tabaku.

Ajo theskoi se kryeminsitri Rama vazhdon të luajë me jetët dhe fatin e të ardhmes së fëmijëve.

LEXO EDHE:  Fundjavë në SHBA/ Rudina Hajdari publikon foton e veçantë nga pushimet

LEXO EDHE:  Manjani mesazh Bashës e Kryemadhit/ T’ja dorëzojnë partitë Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit

“Ky kryeministër do të mbahet mend si kryeministri që gënjeu gati cdo muaj banorët e dëmtuar nga tërmeti për kohën se kur do të hynin në shtëpi. Sot, ka tendera të cfarëdollojshëm, por jo shtëpi për njërëzit, jo shkolla për fëmijët. Koha e Edi Ramës, mashtrimeve dhe korrupsionit të tij, ka mbaruar! Është koha për një qeveri të re, që ka njerëzit në fokusin e punës së saj”, përfundoi Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt, me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim

Kujtojmë se 18 deputetë të maxhorancës një ditë më parë i dërguan Kuvendit shkresë për ngritjen e këtij komisioni i cili sipas tyre do të hetojë rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë në ndihmë të ashtuquajturës veprimtarisë kriminale të drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në fokus të akuzave të maxhorancës për përfshirje në këtë çështje ka qenë kreu i PD, Lulzim Basha i cili ka hedhur poshtë këto pretendime./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta apel të fortë një vit pas tërmetit/ Gjeni përgjegjësit!

Publikuar

-

Nga

Meta me apel të fortë një vit pas tërmetit/ Gjeni përgjegjësit!

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 51 jetët e humbura nga tërmeti tragjik i një viti më parë.

Sipas Metës, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Presidenti thekson se kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë.

“Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore. Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë. Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve. Falenderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE