Connect with Us

Rritja e shifrave të të infektuarve/ Basha: Koha nuk pret më, njerëzit kanë nevojë për ndihmë

Politikë

Rritja e shifrave të të infektuarve/ Basha: Koha nuk pret më, njerëzit kanë nevojë për ndihmë

Publikuar

-

“Luftë” replikash/ Basha i përgjigjet sërish Ramës: Gënjen për të larguar vëmendjen nga situata

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit të Zërit të Amerikës se në Shqipëri janë rritur me 15% rastet e reja me koronavirus.

Basha hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deklaron se njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë.

Kreu i opozitës paralajmëron se koha nuk pret më dhe pretendon se plani i opozitës ndihmon çdo shqiptar në vështirësi.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/Selami përplaset ashpër me Bashën: Ke studiuar me bursë nga Soros

“Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Një vit nga tërmeti, banorët ende në çadra/ Najada Selmani kritika qevrisë: Pranojeni se keni dështuar

Publikuar

-

Nga

Një vit nga tërmeti, banorët ende në çadra/ Najada Selmani kritika qevrisë: Pranojeni se keni dështuar

Ka kaluar 1 vit nga tërmeti i nëntorit ku u regjistruan 51 viktima dhe 913 të plagosur, ndërsa mijëra persona humbën banesat, një pjesë e të cilëve sot ende ndodhen në çadra e pa një çati mbi kokë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim, Najada Selmani, e cila kritikon ashpër qeverinë e cila e përdoni këtë ngjarje për shoë, ndërsa sot pas një viti banorët kanë mbetur rrugëve.

Si sot një vit, Shqipëria u gdhi nën rrenoja!

Tërmeti me pasoja shkatërruese që goditi vendin hapi plagë të reja në shumë familje shqiptare! Plagë që nuk po mbyllen as sot, pas një viti të plotë me mashtrime dhe propagandë nga Kryeministri, kabineti qeveritar dhe një farë komiteti i shpëtimit!

Sot pas një viti të rënduar ekonomikisht dhe mendërisht për shqiptarët nga situata e kovid-19 dhe tërmetit situata paraqitet e njëjtë! Banorët e mbetur rrugëve, me banesat e prishura në themel, kanë një vit që nuk dëgjojnë gjë tjetër veçse propagandë dhe kaq!

Zotërinj të nderuar, bëtë shfaqje dhe shoë mediatik sa u doli boja ndër shqiptar, është koha të pranoni,të paktën, se keni deshtuar! Përveç kësaj nuk mund të bëni asgjë më shumë!

 Ata banorë që po jetojnë që prej një viti çadrave janë pasqyra e vërtetë e këtyre 8 viteve qeverisje!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Publikuar

-

Nga

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se tërmeti i një viti më parë “zbuloi një herë e përgjithmonë fytyrën e vërtetë qeverisë, atë të një qeverie të paaftë, të pandjeshme dhe të korruptuar”.

Sipas Tabakut, sot një vit pas tragjedisë, procesi i rindërtimit është një dështim që rëndon edhe më shumë në zemrat dhe xhepat e shqiptarëve.

“Janë parashikuar mbi 590 mln euro për procesin e rindërtimit. Fatkeqësisht nuk kemi një rindërtim, kemi një vjedhje të fondeve, një shkelje të vazhdueshme të ligjeve në fuqi. Prandaj Hajdutet e Fatkeqesise kane rishpikur proceset dhe mënyrat e tenderimit për këto objekte rindërtimi. Pas kësaj skeme qëndron sëmundja e vjetër e kësaj qeverie, pasurimi i saj edhe nga një tragjedi e rëndë që i ra vendit dhe shqiptarëve një vit më parë. Qeveria e Edi Ramës ka sajuar lloj lloj procedurash, që kanë imituar PPP-të, duke u hequr kriterin e cilësisë për të fituar një tender, ne menyre që 590 mln euro taksa të mos shkojnë për qytetarët, por t’u shkojnë klientëve të saj përpara fushatës. Për të promovuar vetëm klientët dhe oligarkët, qeveria i ka lënë vetëm 10% të pikëve cilësisë së ndërtimit të godinave. Me sa duket, Edi Rama i ka larë duart nga garancia e ndërtimit të objekteve. Duke përsëritur të njëjtën skemë të dështuar të shkollave që ndonëse të rikonstruktuara u shembën nga tërmeti”, u shpreh Tabaku.

Ajo theskoi se kryeminsitri Rama vazhdon të luajë me jetët dhe fatin e të ardhmes së fëmijëve.

LEXO EDHE:  Rama zbulon sekretin me atletet/Cilit lider të BE ia ka falur?! (Video)

LEXO EDHE:  Foto/ Berisha zbulon lidhjen e Ramës me Enver Hoxhën

“Ky kryeministër do të mbahet mend si kryeministri që gënjeu gati cdo muaj banorët e dëmtuar nga tërmeti për kohën se kur do të hynin në shtëpi. Sot, ka tendera të cfarëdollojshëm, por jo shtëpi për njërëzit, jo shkolla për fëmijët. Koha e Edi Ramës, mashtrimeve dhe korrupsionit të tij, ka mbaruar! Është koha për një qeveri të re, që ka njerëzit në fokusin e punës së saj”, përfundoi Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt, me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim

Kujtojmë se 18 deputetë të maxhorancës një ditë më parë i dërguan Kuvendit shkresë për ngritjen e këtij komisioni i cili sipas tyre do të hetojë rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë në ndihmë të ashtuquajturës veprimtarisë kriminale të drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në fokus të akuzave të maxhorancës për përfshirje në këtë çështje ka qenë kreu i PD, Lulzim Basha i cili ka hedhur poshtë këto pretendime./CNA.al

LEXO TE PLOTE