LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekord i ri në Evropë/ 123 mijë të prekur me koronavirus për 24 orë

12 Tetor 2020, 06:33, Kosova & Bota CNA
Rekord i ri në Evropë/ 123 mijë të prekur me koronavirus

Shënohet rekordi i ri i shifrave të të infektuarve me koronavirus në Europë, brenda 24 orëve të fundit.

Raportohen mbi 123 mijë raste të reja me COVID-19, ndërsa OBSH bëri me dije se kjo shifër ditore është me e larta që pas shpalljes së pandemisë.
Ritmet e përhapjes po shtohen pavarësisht se Franca renditet mes vendeve europiane që kanë në fuqi aktualisht nivelin më të lartë të masave parandaluese në shumicën e qyteteve të mëdha.

Problematike paraqitet situata dhe në Britaninë e Madhe, ndërsa ekspertët nuk përjashtojnë as kthimin në karantinë për ditët në vijim.
Po ashtu, shtime të rasteve pozitive me COVID-19 paraqitet dhe në Itali e Gjermani, ndërkohë që Çekia është vendi me numrin më të lartë me 308 infektime për 100 mijë banorë në 24 orët e fundit, e ndjekur nga Franca e Spanja. Mes të tjerash thuhet se shtim të rasteve me COVID-19 raportohet dhe në SHBA, Indi e Brazil./CNA.al

Lajmet e fundit nga