LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasi pranoi se ishte homoseksual/ Gabriel Garko merr vendimin e papritur

12 Tetor 2020, 10:32, Lifestyle CNA
Pasi pranoi se ishte homoseksual/ Gabriel Garko merr vendimin e papritur

Aktori i famshëm, Gabriel Garko, ka bërë zhurmë të madhe në mediat rozë pasi pranoi se ishte homoseksual. Gjatë këtyre ka patur shumë akuza që Garko e ka bërë këtë vetëm për vëmendje dhe se është paguar për të pranuar homoseksualitetin e tij.

Së fundi Garko ka qenë i ftuar në ?Non è la D?Urso? , si një kthim nderi për Barbara D?Urso dhe miqësinë e tyre.

Ylli italian u shpreh se nuk do e shohim më në televizion pas kësaj interviste, teksa sqaroi edhe polemikat e krijuara rreth tij kohët e fundit. Ndër të tjera Gabriel u ndal tek puthja me Barbarën, duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe si një aktor që është vetëm ka aktruar.

Gjithashtu, ka hedhur poshtë edhe zërat e njerëzve të cilët e akuzojnë se deklarata e tij se është homoseksual është bërë për të tërhequr vëmendje.

Ai shtoi se thjesht e ndjeu se ishte momenti i duhur për t?i treguar botës të vërtetën e tij, por pa bërë shumë specifikime pasi ?çdo gjë që ne bëjmë në dhomën e gjumit është pjesë private e jona?.

Lidhur me kritikat për zbulimin e lidhjes që ka patur me Gabriele Rossi, ai është shprehur se ky i fundit e ka autorizuar vetë ta bëjë diçka të tillë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga