LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga fantazia e Salihit, te predhat e Alban Mehës/ Shqipëria sot s'ka asnjë skemë

12 Tetor 2020, 06:39, Politikë CNA
Nga fantazia e Salihit, te predhat e Alban Mehës/ Shqipëria sot

E kujtoni golin e Hamdi Salihit ndaj Norvegjisë në vitin 2013? Sigurisht që po, pasi me gjasë është i fundit prej atyre me një skemë të stërpunuar, surprizuese për kundërshtarin dhe brilante për nga realizimi. Shqipërisë i mungon pikërisht kjo fantazi.

I mungon një person që të ketë gjuajtjen e Alban Mehës. Lojtari që lëshon predhën potente nga jashtë zone për të zgjidhur ndeshjen. Për të gjetur një gol të shënuar me kokë apo edhe goditje standarde, është ai i Dermakut.

Më 10 shtator 2019, Shqipëria e Rejës fitoi 4-2 ndaj Islandës, dhe goli erdhi nga këmbët e Memushajt.

Ky i fundit nis këndoren, pason shkurt Baren që e nxjerr në hyrje të zonës dhe harkimi perfekt gjen Dermakun në shtyllën e dytë. Skemë në një goditje standarde që finalizohet, e cila për fat të keq është e fundit.

Që prej saj, ne nuk shënojmë më nga një standarde, e madje as nga ajri, megjithëse gjatësia mesatare është 181.8 cm (11-shja e djeshme).

Lajmet e fundit nga