Connect with Us

Nga e enjtja mbajtja e maskës bëhet me detyrim/ Ardi Veliu mesazh qytetarëve: Patrullat policore do monitorojnë

Sociale

Nga e enjtja mbajtja e maskës bëhet me detyrim/ Ardi Veliu mesazh qytetarëve: Patrullat policore do monitorojnë

Publikuar

-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve për mbajtjen e maskës.

Veliu theksoi se duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet.

Sipas tij, në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale.

“Rastet e shtetasve të infektuar me COVID-19 kanë shënuar një rritje të lehtë, sipas të dhënave nga Shëndetësia. Një rritje e tillë e të infektuarve po vërehet edhe në shumë vende të botës. Disa prej këtyre shteteve kanë nisur marrjen e masave të forta për parandalimin e infeksionit.

Edhe në vendin tonë kanë nisur të merren disa masa në mënyrë që të pengohet përhapja masive e virusit. Duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet. Kjo masë është në përputhje me udhëzimet e dala nga autoritetet shëndetësore. Mbajtja e një maske në fytyrë ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e përhapjes së infektimit. Qëllimi kryesor është të mbrojmë popullatën nga rreziqet që paraqet virusi.

Së dyti, me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti. Për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social, sesa t’u nënshtrohen kushteve të rrepta të mbylljes.

LEXO EDHE:  Dita Botërore e Infermierëve/ Mesazhi i Manastirliut për vaksinatorët

Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë. Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës. Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi.

Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre. Ndaj duke besuar se qytetarët do të jenë në krahun tonë, për t’i minimizuar efektet e pandemisë, bëj thirrje që të gjithë bashkë të tregojmë se vetëm duke respektuar rregullat mund të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të këtij virusi të rrezikshëm”, u shpreh Veliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Durova 20 vite”/ Gruaja bën rrëfimin e dhimbshëm, tregon kalvarin e vuajtjeve me bashkëshortin dhunes

Publikuar

-

Nga

“Durova 20 vite”/ Gruaja bën rrëfimin e dhimbshëm, tregon kalvarin e vuajtjeve me bashkëshortin dhunes

Në emisionin e radhës “Përse” vjen dëshmia e një gruaje që pas 20 vjetësh në një shtëpi “burg”, siç e cilëson ajo shtëpinë e burrit të saj në një zonë në veri, ia ka dalë të marrë divorcin dhe të jetojë në Tiranë.

Gazetari, Mentor Kikia ka intervistuar gruan në kushte anonimati për arsye sigurie, ku ka treguar gjithë kalvarin e vuajtjeve gjatë jetës me bashkëshortin që e dhunonte.

Frika se burri do kthehej shpejt në shtëpi dhe do e dhunonte apo nëse do ushtronte dhunë ndaj fëmijëve, e ka shoqëruar gjatë 20 viteve të martesës.

Dhuna fizike filloi javën e parë të martesës dhe me shpresën se ai nuk do ushtronte më dhunë pas ardhjes në jetë të djalit ajo ka qëndruar për 10 vjet me të, para se të vendoste të largohej.

“Kam qëndruar me shpresën se do ndryshonte pas lindjes të djalit dhe për mamin, e cila ishte e sëmurë nga zemra dhe nuk doja t’i shkaktoja probleme. Katër muaj pas ndarjes nga jeta të saj u largova nga shtëpia e bashkëshortit”, thotë gruaja e dhunuar.

Por sërish vendosi të kthehej me bashkëshortin, pasi familjarët e saj i thanë që t’i jepte një mundësi të dytë me argumentin se ai nuk do ushtronte më dhunë.

LEXO EDHE:  Videomesazh- Ilir Vrenozi përshëndet Erion Veliajn/ Gëzuar 17 Majin

Asgjë nuk ndryshoi në 10 vitet e ardhshme, deri kur ajo vendosi t’i dilte për zot vetes.

LEXO EDHE:  Olta Gixhari jep mesazhin e fortë për nënat e ardhshme/ “Mos kini turp nga trupi juaj”

Divorci ka qenë një mendim konstant në mendjen e saj, por kërcënimet e burrit e detyronin të qëndronte. Ndërsa denoncimi në polici ka munguar sepse gruaja pretendon se policia nuk do i zgjidhte problemin por do e lironte në mbrëmje.

Sipas saj, arsyeja se pse bashkëshorti ushtronte dhunë është rritja në një familje, ku babai zihej me nënën e tij dhe vëllai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes.

Vendimin për t’u divorcuar e kishte marrë, pasi ishte e bindur se edhe djali i saj duke u rritur në atë mjedis të dhunshëm do të bëhej si i ati. Me mbështetjen e njerëzve të afërt ajo kërkoi ndihmë në një qendër në Tiranë me fokus te gratë e dhunuara.

“Mos i duroni burrat e dhunshëm. Unë i dhurova 20 vjet nga jeta ime një njeriu që nuk meritonte asnjë ditë” – bëri thirrje ajo./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër 6 orë pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 29 korrik

Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 29 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

LEXO EDHE:  Olta Gixhari jep mesazhin e fortë për nënat e ardhshme/ “Mos kini turp nga trupi juaj”

LEXO EDHE:  Kërcënohet avokati i Emiljano Shullazit

Pjesërisht rruga “Odhise Paskali”, rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Qazim Vathi”

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vijon rritja e temperaturave/ Ja si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Edhe për ditën e sotme, vijon moti i kthjellët në bregdet, por vranësira kalimtare sjell mesdita në zonat e ulëta dhe ato malore.

Pas mesditës në juglindje te vendit, krijohen mundësi për rrebeshe të izoluara.

Temperaturat e ajrit rriten me 1-2°C në të dy vlerat ditore duke ngjitur maksimumet e mesditës deri 39°C për zonat malore dhe rreth 40°C në bregdet dhe zonat e ulëta.

LEXO EDHE:  “Nuk ma bën syri tërr”/ Klodiana Lala mesazh atentatorëve

Në rang vendi, maksimumi pritet të shënojë 42°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.

LEXO EDHE:  Pas mbylles së “Përputhen”/ Juli jep mesazhin e fortë

Era do të fryjë e lehtë paradite dhe në mbrëmje, por pas mesditës era bëhet mesatare deri e fortë në zonat perëndimore me drejtim veriperëndimor ndërsa në det do të krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

LEXO TE PLOTE