Politikë
Miliona për inceneratorët/ I del në mbrojtje Taulant Balla: Janë investime të domosdoshme

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla foli për çështjen e inceneratorëve, që sipas PD-së janë kthyer në vatra të grabitjes së parave të shqiptarëve.
Ai mori shembullin e inceneratroit të Elbasanit, ku tha se prej 2017 falë përpunimit të mbetjeve urbane nuk qarkullon më tym helmues në këtë qytet.
“E para, unë besoj që edhe ju e dini që inceneratorët janë investime të domosdoshme për të administruar dhe përpunuar mbetjet urbane të disa qyteteve të vendit. Në Elbasan ne i kemi dhënë një zgjidhje historisë së djegieve të mbeturinave, të cilat deri në 2017, kur përfundoi inceneratori, deri asokohe, për 26 vite mbi Elbasan frynte një tym i përjashton dhe ndoste qytetin dhe ishte burim i sëmundjeve kanceroze. Ky tym prej 2017-s nuk fryn më mbi Elbasan.
Pyetjes se pse vijohet të paguhet nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Fierit, i cili ende nuk është ndërtuar, për këtë Balla u shpreh në Euronews Albania si vijon:
“Unë nuk di, që ky nuk është ndërtuar dhe nuk dihet paguar. Kur diçka është në ndërtim duhet ta paguash që të ndërtohet. I fundit në këtë vend është Lulzim Basha, i cili ankohet për këto kompani, nga të cilat, unë e kam thënë edhe herë të tjera drejton gishtin ditën dhe natën këto kompani paguajnë faturat tek familja e tij. Unë i kam dhënë provat”
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...