LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta publikon videon e hershme/ Tregon pse lidhi koalicion me Ramën në vitin 2013

12 Tetor 2020, 15:43, Politikë CNA
Meta publikon videon e hershme/ Tregon pse lidhi koalicion me Ramën në

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas pyetjeve të shumta se përse lidhi koalicionin me kryeministrin Edi Rama në vitin 2013.

Meta ka publikuar një video të fjalës së mbajtur më 5 maj të vitit 2013 dhe pretendon se ishte ai që detyroi Ramën të votonte ligjin për Gjykatën e Lartë, ligjin e Nëpunësit Civil dhe Reformën Parlamentare.

Me tonë të ashpra, Kreu i Shtetit deklaron se tani është koha që Rama t?i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë se pa respektimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash.

?Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit ?Rilindje?.

Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit ?Rilindje? t?i votonte në Kuvend:

Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro

Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro

Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Tani është koha t?i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga