LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta nuk përmbahet/ Përplaset me Çim Pekën: Mos bëj zhurmuesin e Ramës, kaq po të them

12 Tetor 2020, 19:05, Politikë CNA
Meta nuk përmbahet/ Përplaset me Çim Pekën: Mos bëj

Presidenti Ilir Meta e ka filluar me tensione intervistën e mbrëmjes së sotme në Syri Tv.

Meta është përplasur ashpër me gazetarin Çim Peka, i cili e ndërpreu teksa fillloi të fliste për themelimin e LSI-së.

Kreu i Shtetit e quajti gazetarin zhurmues të kryeministrit Edi Rama dhe të Endri Fugës, drejtorit të Informacionit në Kryeministri.

Me tone të larta, Presidenti deklaroi se nuk do lejojë njeri ta ndërpresë.

Biseda:

Meta: Nëse do të bësh zhurmuesin e Edi Ramës bëje, ti do të më lësh mua, pastaj bëj çfarë të duash, kaq po them. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Zhurmuesin e Edi Ramës mos e bëjë më asnjeri, te kjo gjë nuk pranoj më ndërhyrje, kaq po them

Peka: Një pyetje?

Meta: Jo, kaq po them. Mos bëj zhurmuesin e Fugës këtu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga