Connect with Us

“Koha nuk pret”/ Basha “ultimatum” qeverisë: Njerëzit sot kanë nevojë për mbështetje

Politikë

“Koha nuk pret”/ Basha “ultimatum” qeverisë: Njerëzit sot kanë nevojë për mbështetje

Publikuar

-

Përplasja me Ramën në Opinion/ Basha tregon arsyen pse ndërhyri në emision

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit të vogël.

Rabjana Shima është një prej shumë bizneseve të vogla në Tiranë. Që prej vitit 2007 kur ka hapur minimarketin në një lagje të Tiranës, ajo mban familjen me këtë biznes. Por me rritjen e taksave që prej vitit 2013-të ajo thotë se tashmë rrezikon falimentimin.

Në një kohë që kriza ekonomike sa vjen e thellohet, fitimet ulen. Kjo sjell pamundësinë e saj për të paguar taksat e rritura, përfshirë këtu edhe taksat vendore që janë shtuar. “Nëse vazhdon kështu, për pak unë do t’i vendos kyçin dhe nuk e di se ku do të shkoj”, – thotë ajo e dorëzuar përballë vështirësive që ka sjellë politika fiskale e qeverisë këto 7 vitet e fundit.

“Jam Rabjana Shima. Unë biznesin tim e kam hapur në vitin 2007. Në 2013-ën, filluan taksat të ndryshojnë. Taksat u rritën jashtë mase shumë saqë po bëhet e papërballueshme. Taksat lokale, taksë pastrimi unë paguaj 690 mijë në vit. Taksë arsimi paguaj 170 mijë në vit, dhe taksë e hapësirës publike 100 mijë lekë në vit. Kam kaluar, kam 4 vite që jam biznes i madh me TVSH. Me këtë dyqan të vogël që është 25 metra katror, më kanë kaluar me xhiro mbi 95 milion në vit dhe kam paguar mbi 10 muaj tatim fitimin 170 mijë lekë në muaj. Puna është duke rënë dita-ditës. Unë punoj burrë e grua nga mëngjesi deri në darkë. 30 ditë në muaj në jemi në punë, nuk kemi ditë pushimi, nuk kemi ditë feste. Nuk kam ditë kur unë sëmurem të rri në shtrat, nuk më paguan njeri. Ne jemi drejt falimentimit. Për pak unë do t’i vendos kyçin dhe nuk e di së ku do të shkoj”-tha Rabjana Shima.

LEXO EDHE:  Edhe Erion Veliaj si Lulzim Basha/ Mashtron me video ceremoni

Ndërkohë Basha theksoi se koha nuk pret më dhe se qeveria duhet t’i vijë në ndihmë biznesit të vogël.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD vijon akuzat ndaj qeverisë/ 3 nga 4 lote i janë dhënë firmës së drejtuar nga kryebashkiaku socialist

Publikuar

-

Nga

Shefi i kabinetit të Lulzim Bashës në PD, Dorian Teliti ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë në procesin e tenderimit të loteve që përfshin procesi i rindërtimit.

Teliti tha në “Real Story” se nga 4 lote që janë tenderuar në muajin shtator, 3 prej këtyre loteve i janë dhënë firmës së drejtuar nga një kryebashkiak i PS, por pa përmendur emra.

“4 lote që kanë tenderuar në shtator 3 prej këtyre loteve ia kanë dhënë firmës së drejtuar nga një kryebashkiak i PS”, tha Teliti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jam njeri me rekorde publike”/ Basha në delir: Punoj 15 orë në ditë

Publikuar

-

Nga

“Jam njeri me rekorde publike”/ Basha në delir: Punoj 15 orë në ditë

Kreu i opozitës Lulzim Basha, është i ftuar mbrëmjen e sotmë në “Syri tv”, ku nuk i ka kursyer lavdet për veten e tij.

Teksa u bërball me faktet që njihet ndryshe si kryetari i opozitës që ka qëndruar më shumë në zyrë dhe pak në terren, Basha u hodh në vetëmbrojtje duke thënë se punon 15 orë në dië, dhe qëndron 4-5 ditë në javë larg familjes nga përkushtimi për punën.

Unë jam njeri që kam rekorde publike. Ato punë që kam bërë kanë lënë një gjurmë.

Rekordet e mia janë publike, nga dita e parë në politike dëri më sot.

Publike janë dhe rekordet e Ramës. 119 ditë nuk ka qenë në mbledhje qeverie. 1/3 e vitit kryeministri nuk ka qenë në punë. Puna e tij është instagram dhe facebook, propagandë e pastër. Është tuittet, fotografi, montazh.

Ata që e njohin qeverisjen e dijnë që të bësh të mundur një plan kombëtar transporti  dhe të bësh të mundrr ndërtimin e saj brenda dy viteve siç ishte rruga e Kombit, nuk bëhet pa punuar minimalisht 15-18 orë në ditë.

Në momentin që je futur në politikë me përkushtim, ti je i detyruar të sakrifikosh gjithçka. Kohën personale, jetën personale dhe familjen. Kaloj ndonjëherë 4-5 dit pa i parë fëmijët në shtëpi për shkak të orareve të mia.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Oketa dhe Teliti vënë në vështirësi deputeten/ Për “DS4” po përgatitet dokumentacion për tender me një lot të vetëm

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti Gazment Oketa dhe shefi i kabinetit të Lulzim Bashës në PD, Dorian Teliti janë përballur me Milva Ekonomin për tenderimin në procesin e rindërtimit. Oketa dhe Teliti kanë insituar që Ekonomin t’i japë një përgjigje se sa lote janë tenderuar deri më sot. Oketa ka hedhur akuza të rënda ku sipas tij për objektet DS4 po përgatitet për tender me një lot të vetëm, pasi sipas kësaj gjëje fshihet një qëllim.

“I dhanë qytetarëve një sasi parash të qytetarëve të qetësohen, të lyejnë shtëpi. Pjesa tjetër ka shkuar për disa firma e kompani të mëdha. Firmat që marrin këto tendera i kanë me nënkontraktime, dhe fusin fitimin e pastër në xhepin e tyre. Për objektet DS4 po përgatitet një dokumentacion për tender me një lot të vetëm. Është përqëndrua në një lod të vetëm. Ka një qëllim”, tha Oketa.

LEXO EDHE:  Skandali i lobimit në kompanitë off-shore/ Basha sërish drejt Edinburghut

LEXO EDHE:  Zhvillimet politike/ Në PD nuk e dinë se ç’po ndodh

Sa lote janë tenderuar deri më sot? është pyetur Ekonomi nga Teliti e Oketa.

Ekonomi tha se koha për ndërtimin e një loti duhen 5.5 muaj duke mos dhënë një përgjigje konkrete./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE