LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klubi ganez konfirmon huazimin e sulmuesit te Skënderbeu

12 Tetor 2020, 20:00, Sport CNA
Klubi ganez konfirmon huazimin e sulmuesit te Skënderbeu

Skënderbeu shpreson që problemet që ka në vijën e pare të sulmit si pasojë e largimeve të shumta të lojtarëve që kanë mbajtur peshën e lojës ofensive në dy sezonet e fundit, të mund t?i zgjidhë me afrimet më të fundit.

Një prej tyre është Samuel Armah, i cili i është bashkuar korçarëve vetëm dy ditë më parë, për t?u vënë nën urdhërat e Julian Ahmatajt.

Një lojtar i cili ka shënuar 2 gola në 16 ndeshjet që ka luajtur në edicionin e fundit, siç shpjegoi klubi i Inter Allies në Ganë, i cili tregoi edhe formulën e transferimit të futbollistit në Shqipëri.

?Lojtari ynë Samuel Armah ka finalizuar transferimin në skuadrën e kategorisë së parë shqiptare, KF Skënderbeu, në një huazim sezonal. Marrëveshja që sheh lojtarin të shkojë në Europë, përfshin një opsion me klauzolë blerje pas këtij sezoni huazim?, shkruhej në njoftimin e klubit ganez për 20-vjeçarin.

Lajmet e fundit nga