LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-presidenti Tavekoi zbulon prapaskenën e bujshme: Si e bllokoi Duka në FIFA De Biazin të merrte drejtimin e Italisë

12 Tetor 2020, 17:59, Sport CNA

Ish-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Karlo Tavekoi tregoi për herë të parë se presidenti i FSHF-së Armand Duka bllokoi nëpërmjet FIFA-s firmosjen e Xhani De Biazit si trajneri Italisë në vitin 2016.

Në një prononcim të fundit për ?Radio Punto Nuovo?, 77-vjeçari tregoi se pas rënies së kandidaturave të Kapelos dhe Donadonit, dy emrat e tjerë ishin De Biazi dhe Xhan Piero Ventura. Ish-politikani Tavekoi shprehet se presidenti i FSHF-së Duka ndërhyri te FIFA, e cila nuk autorizoi ish-trajnerin e Shqipërisë të merrte drejtimin e 4 herë kampionëve të botës. Në këtë mënyrë, Ventura u emërua trajner i ?të kaltërve? në vitin 2016.

 

Duka-De Biazi
?Fillimisht i kërkova Kapelos të bëhej trajneri i Italisë. Gjërat dukeshin se po shkonin në drejtimin e duhur, por ai ndryshoi rrugë. Unë i ofrova 4 milionë euro. Donadoni ishte kandidatura e dytë, por presidenti i Bolonjës refuzoi. Mbetën De Biazi dhe Ventura. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ndërhyri te FIFA dhe bllokoi De Biazin. Presidenti i Komitetit Olimpik Italian më telefoni. Kisha marrëveshjen që Marçelo Lipi të emërohej drejtor teknik i kombëtares sonë dhe Ventura trajner. Por, ky kishte konflikt interesi me të birin, Daviden. Autoritetet e sigurisë financiare erdhën për të kontrolluar, por nuk gjetën asnjë shkelje?, u shpreh ish-presidenti i Federatës italiane Karlo Tavekio.

Lajmet e fundit nga