LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-I bëri atentat familjes së shefit të policisë bashkiake/ Kush është autori 19-vjeçar

12 Tetor 2020, 15:57, Kronika CNA
Foto-I bëri atentat familjes së shefit të policisë

Ilirjan Hasanaj, është i riu që qëlloi me armë drejtorin e Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj, teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar në makinë me djalin dhe bashkëshorten e tij.

Raportohet se ndonëse atentatori dhe shënjestra e atentatit kanë të njëjtin mbiemër, nuk kanë lidhje farefisnore.

Autori 19-vjeçar jeton në Shkodër dhe është djali i një ish-efektivi të policisë. Ai është identifikuar nga policia sepse pasi qëlloi me armë, ai la 500 metra larg vendngjarjes motorrin e vjedhur, rrobat dhe një celular.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se Ilirjan Hasanaj është përdorur si vrasës me pagesë, pasi nuk ka precedentë penalë të mëparshëm.

Aktualisht ai është në kërkim, ndërsa policia ka shoqëruar 3 persona në komisariat.

Gjithashtu është sekuestruar edhe motori tip ?Papaq? me të cilin autori ndoqi makinën ku shefi i bluve po udhëtonte bashkë me atin Xhelal Hasanaj dhe Vjollca Hasanaj.

Kujtojmë se nga atentati mbetën të plagosur rëndë Mentor Hasanaj i cili u soll në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe babai i tij Xhelal Hasanaj ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plumbave./ CNA.al

Lajmet e fundit nga