Connect with Us

Denoncimi anonim fundos gjyqtarin e Tiranës/ Ngec në vetting Niko Rapi

Vetingu

Denoncimi anonim fundos gjyqtarin e Tiranës/ Ngec në vetting Niko Rapi

Publikuar

-

Denoncimi anonim fundos gjyqtarin e Tiranës/ Ngec në vetting Niko Rapi
Një denoncim anonim i kryer gjatë procesit të rivlerësimit për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Niko Rapi, zbuloi një rast të konfliktit të interesit në kohën që ai drejtonte Gjykatën e Pogradecit – duke i kushtuar karrierën në sistemin e drejtësisë.

Dyshimet për konflikt të mundshëm interesi me kompaninë “Bregu” sh.p.k u hetuan më parë edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas deklarimit nga Rapi të një huaje prej 40 mijë eurosh marrë nga kjo kompani, por përgjigjet nga Gjykata e Pogradecit tregonin se subjekti nuk kishte shqyrtuar asnjë çështje me palë  kompaninë apo ortakët e saj.

Sipas vendimit të arsyetuar të Komisionit, rrjedha e procesit ndryshoi më 4 mars, ku denoncuesë anonimë informuan se kompania “Bregu” sh.p.k kishte pasur marrëveshje me kompaninë Kastrati për shitjen e karburantit në Pogradec.

Ata i kanë kërkuar KPK-së që të hetojë nëse kompania që i ka dhënë huanë Rapit ka përfituar ose jo nga procedurat e tenderimit për karburant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në kohën kur subjekti i rivlerësimit ka qenë kryetar i këtij institucioni. Gjithashtu, denoncuesit kanë informuar se gjyqtari Rapi ka udhëtuar jashtë vendit për të parë ndeshje sportive me persona me “influencë”.

I pyetur nga Komisioni lidhur me këtë denoncim, Rapi ka sqaruar se me shtetasin L.B dhe vëllezërit e tij, ortakë në kompaninë “Bregu” sh.p.k kishte marrëdhënie shoqërore. Ai ka shtuar se në dijeninë e tij, shoqëria e administruar prej tyre merret përgjithësisht me aktivitet në fushën e ndërtimit, hotelerisë dhe karburanteve.

Rapi ka mohuar të kishte dijeni lidhur me karakterin e bashkëpunimit mes kompanisë “Bregu sh.p.k.”, me shoqërinë “Kastrati Group”. Më tej, subjekti ka deklaruar se kohën që ka qenë drejtues në këtë gjykatë, nuk ka pasur gjykime me këto shoqëri. Ky qëndrim i Rapit është konfirmuar edhe nga Gjykata e Pogradecit.

Në lidhje me procedurat e tenderimit me këto shoqëri, gjykata ka informuar se gjatë kohës që subjekti ka qenë kryetar, përkatësisht në vitet 2014 dhe 2015, janë nënshkruar dy kontrata me “Kastrati Group” me objekt “furnizim me karburant”.

Nga verifikimi i dokumentacionit të prokurimeve të Gjykatës së Pogradecit për furnizimin me karburant është konstatuar se ndër të ftuarit ekonomikë ka qenë edhe kompania “Bregu” sh.p.k. Në kontratën e prokurimit vitit 2013 ka rezultuar se shoqëria “Kastrati Group” dhe kompania në administrim të L.B., kanë pasur bashkëpunim.

“…Duket se edhe subjekti ka qenë në dijeni. Po ashtu, nga të dhënat në rrjetet sociale duket se bashkëpunimi mes këtyre shoqërive është fakt i njohur publikisht,” thuhet në vendim.

Gjithashtu, Komisioni konstatoi se në Pogradec është fakt i njohur dhe i deklaruar se aktiviteti i shoqërisë së administruar nga L.B. është në fushën e karburanteve. “…Shoqëria “****” sh.p.k. në mënyrë ekskluzive prej vitesh kryen shpërndarjen e karburantit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe jo vetëm…”, thekson trupa gjyqësore.

Rapi e ka kundërshtuar konstatimin e Komisionit, duke pretenduar se “Bregu sh.p.k.”, nё asnjё rast nuk ka qenё palё kontraktore me Gjykatën e Rrethit Gjyqёsor Pogradec në periudhën që ai ishte kryetar.

“…Unё, si drejtues nuk kam qenё i ngarkuar me ligj tё shoh e vlerësoj dokumentacionin e tenderimit që paraqesin palёt dhe administrojnё njёsitё e prokurimit,” ka deklaruar Rapi dhe ka vijuar se nё dokumentacionin final tё nёnshkrimit tё kontratёs dhe nё dokumentacionin lidhur me kryerjen e pagesave, kjo shoqёri nuk ka figuruar nё asnjё moment.

Komisioni ka gjetur gjithashtu se gjyqtari Niko Rapi kishte pasur në përdorim me të drejta të plota dhe afat të pakufizuar edhe një makinë “Land Rover” të blerë nga shoqëria “Bregu sh.p.k.” në vitin 2011 për vlerën 28 mijë 500 euro. Nëpërmjet një prokurore të posaçme të qershorit 2016, kompania “Bregu sh.p.k.” ka emëruar si përfaqësues ligjor dhe të posaçëm z. Niko Rapi, të cilit i jep tagrat që të veprojë në emër dhe për llogari të shoqërisë lidhur me përdorimin, blerjen dhe shitjen e automjetit “Land Rover”, vetes dhe të tretëve, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë për një afat të papërcaktuar.

Nga verifikimi në sistemin TIMS ka rezultuar se subjekti ka udhëtuar me këtë automjet i shoqëruar nga familjarët dhe nuk e ka deklaruar zotërimin e kësaj makine në vitin 2016.

Gjyqtari Rapi ka shpjeguar se pavarësisht përmbajtjes sё prokurёs së posaçme dhe tagrave të përmendura në të, e ka shfrytëzuar vetёm pёr njё udhёtim disa orё pёr tё lёvizur nga Pogradeci nё Ohёr të Maqedonisë së Veriut, nё qershor të vitit 2016.

“Nga hetimi ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit ka pasur trajtime preferenciale/favorizuese nga shoqëria “****” sh.p.k., të cilat duket se shkojnë përtej miqësisë, pikërisht, dhënia e huas nga kjo shoqëri, në shumën 40.000 (dyzet mijë) euro nga të ardhurat e shoqërisë tregtare dhe dhënia e automjetit në zotërim të subjektit apo kryerja e disa udhëtimeve të përbashkëta”, konkludon Komisioni.

LEXO EDHE:  FOTO/ A e dini që udhëtimi me avion mund të jetë më  luksoz se ai i klasit të parë?

Trupi gjykues vlerëson se këto trajtime preferenciale janë kryer në kushtet e konfliktit të interesit të vazhdueshëm dhe se subjekti nuk i ka deklaruar si të tilla.

Rapi ka dhënë shpjegime edhe lidhur me udhëtimet jashtë shtetit me persona të tjerë. Ai ka deklaruar se në vitin 2011 ka udhëtuar me shtetasit L.B dhe K.M në Myhnih, Gjermani, për të parë një ndeshje futbolli.

Gjyqtari Rapi ka sqaruar se ka dalë nga pika kufitare Kapshticë me automjetin e shtetasit K. M, së bashku edhe me shtetasit A. M dhe A.Z dhe, më tej kanë marrë fluturimin Selanik – Mynih. Ndërsa me L.B., administratorin e “Bregu sh.p.k”, janë takuar në Gjermani pasi ai kishte udhëtuar dy ditë më parë. Rapi ka pretenduar para Komisionit se ka qëndruar në hotel dhe se shpenzimet kanë qenë të tijat dhe e ka justifikuar këtë pretendim me faktin se në atë vit ka rezultuar me balancë pozitive dhe mund t’i përballonte shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit në Gjermani.

Referuar të dhënave nga sistemi TIMS, Komisioni ka gjetur se Rapi ka udhëtuar në pikat më të afërta të kufirit me automjete që kanë qenë në pronësi të shtetasve të tjerë edhe pse vetë ka pasur në zotërim automjet personal. Gjithashtu, KPK konstaton se për periudhën prill 2008 – tetor 2015, Rapi ka mbajtur funksionin e kryetarit të gjykatës në Pogradec dhe ka pasur në përdorim edhe automjetin e këtij institucioni.

Rapi ka pretenduar se qëllimi i marrjes së mjeteve në përdorim ka qenë vetëm nevoja për të lëvizur brenda ditës në Maqedoninë e Veriut, dhe automjetet në fjalë janë përdorur vetëm brenda ditës ose maksimumi deri të nesërmen.

Të dhënat e TIMS kanë evidentuar se gjyqtari Rapi kishte udhëtuar jashtë shtetit me avokatin A.Z. dhe biznesmenin K.M., aksioner në dy shoqëri që operonin në tregëtimin e hidrokarbureve. Nga hetimi kanë rezultuar 95 vendime me gjyqtarin Niko Rapi dhe avokat z. A.Z, gjatë periudhës 2003 ‒ 2016. Ndërkohë, nuk kanë rezultuar të dhëna për procese gjyqësore me palë ndërgjyqëse biznesmenin K.M., dhe shoqëritë ku ai ishte aksioner.

Lidhur me çështjet gjyqësore të gjykuara me avokatin A. Z., Rapi ka deklaruar se pala e mbrojtur apo përfaqësuar nga ky avokat apo përfaqësues të studios së tij ligjore, nuk është privilegjuar, por është mbajtur i njëjti standard gjykimi.

Komisioni, konkludon se marrëdhënia personale dhe miqësore e subjektit të rivlerësimit me shtetasin A. Z. duhej të ishte e kufizuar në respektim të ushtrimit të detyrës së tij. “…Fakti se ushtronte funksionin e avokatit dhe se shpesh mund të përballeshin në procese gjyqësore, mund të krijonte një perceptim të gabuar te publiku dhe qytetarët e Pogradecit,” argumenton Komisioni.

Trupi gjykues çmon se sjellja jashtë gjykatës së Z. Rapi është e papranueshme për të pasur besimin e publikut.

“Rëndësia e sjelljes jashtëgjyqësore të gjyqtarit dhe ndikimi i saj në besimin e publikut te sistemi i drejtësisë është objekt rregullimi i normave të etikës gjyqësore në Shqipëri dhe pjesë e standardeve ndërkombëtare për sjelljen e gjyqtarëve,” konstaton Komisioni

Komisioni i konsideron këto rrethana të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se gjyqtari Niko Rapi ka cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe e konsideron si shkak për shkarkimin e tij nga detyra.

Nga analiza financiare e viteve 2003 ‒ 2016 ka rezultuar vetëm një balancë negative në vlerën -405 mijë lekë në vitin 2007, si dhe pamundësi financiare e babait të Rapit për të mbuluar me burime të ligjshme dhënien e një huaje në vitin 2008. Komisioni vlerësoi se pamjaftueshmëria financiare e subjektit dhe e babait nuk përbëjnë shkak të mjaftueshëm për shkarkim.

Rapi u vlerësua pozitivisht për figurën, ndërsa për profesionalizmin me nivel minimal kualifikues.

Komisioni e vlerëson konstatimin e konfliktit të interesit të mjaftueshëm për të arritur në përfundimin se subjekti ka cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe vendosi më datë 21 korrik 2020 shkarkimin e tij nga detyra./ Reporter.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Nga trashëgimitë tek paga/ Gjyqtari i çunit të Fahriut blen veliere

Publikuar

-

Nga

Nga trashëgimitë tek paga/ Gjyqtari i çunit të Fahriut blen veliere

Gjyqtari i Faktit në Tiranës, Kreshnik Omari është në pritje të përballjes me Vettingun.

Omari karrierën e ka të përqëndruar në Tiranë, ku kaluar nëpër duar dosje të ndjeshme për opinionin publik.

Por risjellim në vëmendje një çështje që ka të bëjë me një të ashtuquajtur eksponent të krimit dhe një tjetër çështje që ka objekt një ish deputet të PD.

                            Vladimir Gjuta

Ka qenë gjyqtari Kreshnik Omari që me vendimin e datës 5 shkurt 2020, ka lënë të lirë të shumëpërfolurin Vladimir Gjuta, i cili u arrestua me bujë në janar të vitit 2020, pranë selisë së PS.

Ndërsa vitin e kaluar, në muajin Tetor, ka qenë po gjyqtari Kreshnik Omari që ka firmosur lirinë e ish deputetit të PD-së, Klevis Balliu apo siç quhet ndryshe, çuni i Fahriut.

Kujtojmë se gjyqtari Omari nuk pranoi kërkesën e dy prokurorëve, Robert Kote dhe Denisa Hasko për të lënë në burg Balliun dhe 9 protestuesit e tjerë, të cilët me13 tetori 2019 kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet e rrugës si dhe nuk i janë bindur thirrjeve të Policisë në protestën e banorëve të ‘Astirit’.

                           Klevis Balliu

Sa i përket pasurisë, të ardhurat gjyqtari i ka vetëm nga paga, ndërsa disa llogari dhe patunshmëri i ka trashëgimi nga babai.

Ai ka përfituar nga trashëgimia prej babait, 1/3 e apartamentit të përbashkët, dy llogari bankare 1 000 000 dhe 500 000 lekë, llogari bankare 250 000 lekë si dhe gjendje cash 1 400 000 lekë.

Në vitin 2013 ai ka blerë një autoveturë që ka kushtuar 300 000 lekë dhe një  garazh me sipërfaqe 11.50 m2 me vlerë 2 725 euro.

Ndërsa në vitin 2015 ka shpenzuar 4 000 euro për një Veliere.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Kreshnik Omari.

Viti 2003

Truall 460 m2, trashëgimi nga babai.

Dyqan 80 m2, trashëgimi nga babai.

Depozitë bankare e Xhoana Omarit, 1 000 000 lekë.

Gjendje cash e Xhoana Omarit, 800 000 lekë.

Ap 2+1 në emër të Xhoana Omarit me vlerë 32 milion lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, 0.61 milion lekë.

Viti 2004

Depozitë në emër të Xhoana Omarit, dhuruar nga vëllai i saj, 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 762 071  lekë.

Viti 2005

Autoveturë, 220 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 765 552 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 972 560 lekë.

Viti 2007

Shtesë në gjendjen cash nga puna e bashkëshortes si avokate, 1.2 milion lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 49 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 823 137 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si avokate, 1.4 milion lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga interesat bankare, 42 500 dhe 47 500 lekë.

LEXO EDHE:  Deputeti hedh akuza të rënda/ Vetting me standarde të dyfishta

LEXO EDHE:  Deputeti hedh akuza të rënda/ Vetting me standarde të dyfishta

Viti 2008

Gjendje cash të bashkëshortes, 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 821 670 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si avokate, 1. 950 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 50 500 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga interesat bankare, 46 927 dhe 55 591 lekë.

Viti 2009

Gjendje cash të bashkëshortes, 2 000 000 lekë.

Gjendje cash të bashkëshortes, 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 950 939 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si avokate, 1. 950 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 60 350 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga interesat bankare, 56 700 dhe 60 350 lekë.

Viti 2010

Gjendje cash, 1 150 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 926 994 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si avokate, 935 000 lekë.

Të ardhura nga interesat e 3 llogarive bankare, 195 000 lekë.

Viti 2011

Përfituar nga trashëgimia nga babai, 1/3 e ap të përbashkët, dy llogari bankare 1 000 000 dhe 500 000 lekë, llogari bankare 250 000 lekë si dhe gjendje cash 1 400 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 955 400 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 58 500 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si avokate, 1 331 560 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga interesat bankare, 55 000 dhe 60 000 lekë.

Viti 2012

Shtesë në llogaritë bankare, 90 111 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 1 028 796 lekë.

Detyrim ushqimor për vajzën 25 000 lekë ne muaj.

Shpenzime për shkollimin e vajzës, 18 000 lekë.

Viti 2013

Shtesë në llogaritë bankare, 53 902 lekë.

Blerë autoveturë, 300 000 lekë.

Blerë garazh me sip 11.50 m2 me vlerë 2 725 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 1 033 538 lekë.

Detyrim ushqimor për vajzën 300 000 lekë.

Shpenzime për shkollimin e vajzës, 67 000 lekë.

Viti 2014

Shtesë në llogaritë bankare, 49 430 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 1 264 166 lekë.

Detyrim ushqimor për vajzën 300 000 lekë.

Shpenzime për shkollimin e vajzës, 67 000 lekë.

Viti 2015

Shtesë në llogaritë bankare, 25 000 lekë.

Blerë Veliere, 4 000 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 1 265 440 lekë.

Viti 2016

Shtesë në llogaritë bankare, 17 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 1 276 352 lekë.

Viti 2017

Shtesë në llogaritë bankare 13 637 lekë.

Kursime cash, 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 1 278 388 lekë.

Viti 2018

Shtesë në llogaritë bankare 6 869 lekë.

Kursime 100 519 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues, si gjyqtar në Tiranë 1 358 838 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPK e konfirmoi në detyrë/ Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokuroren e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të datës 20.7.2020 për rikonfirmimin në detyrë të Enkeleda Osmanit (Xhengo), me funksion prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës.

Komisioneri Publik vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, pasi, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 275, datë 20.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), me funksion prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 275, datë 20.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, pasi, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 275, datë 20.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo).

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni:  http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Nga Fieri në Akuzën e Tiranës/ Pasuria e prokurores që hetoi anëtarin e KLP

Publikuar

-

Nga

Nga Fieri në Akuzën e Tiranës/ Pasuria e prokurores që hetoi anëtarin e KLP

Prokurorja Marjeta Zaimi është vënë në hetim nga Vettingu që në Mars të vitit 2019, dhe para se të kalojë në KPK, dosja e saj profesionale kalon në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Por, në shtator të vitit 2019, e njëjta prokurore pushoi hetimet për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi.

Pas disa muajve hetime nëse ka falsifikuar apo jo formularin e vetëdeklarimit, prokuroria nuk gjeti vepër penale.

Sipas prokurores,nuk janë gjetur fakte se Sheshi ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ky rast ka qenë një nga çështjet ku është lakuar emri i prokurores Zaimi, e cila me herët ka punuar në Fier.

      Bujar Sheshi

Sa i përket pasurisë, referuar të dhënave të depozituara në ILDKPKI, rezulton se prokuroja Zaimi të ardhurat i ka nga paga e saj dhe bashkëshortit që fillimisht ka punuar në Bashkinë e Feirit, më pas në Inspektoriatit Ndërtimor në Farkë dhe më vonë si ekspert pranë Gjykatës së Laçit.

Prokurorja ka deklauar në vitin 2003 një shtëpi banimi me sipërfaqe 85 m2 me vlerë 3 000 000 lekë, të cilën e ka shitur në vitin 2008 në vlerën 3 100 000 lekë.

Nuk ka deklaruar se ku jeton në Tiranë, ndërkohë në vitin 2011 prokurorja ka blerë një apartament me sipërfaqe 103 m2 me vlerë 87 750 euro.

Këtë pronë ajo deklaron se e ka blerë duke marrë edhe një kredi me vlerë 5 000 000 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurorja Marjeta Zaimi.

Viti 2003

Shtëpi banimi, ndërtuar para vitit 1990 me sip 85 m2 me vlerë 3 000 000 lekë.

Depozitë me afat e bashkëshortit, 1 800 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Fier, 715 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, Bashkia Fier, 176 159 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Fier, 878 628 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, Bashkia Fier, 343 704 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 82 567 lekë.

Viti 2005

Bono thesari 600 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare,102 060 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Fier, 1160 686 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, Bashkia Fier, 343 704 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, nga mbledhjet e KRT, 33 600 lekë.

Viti 2006

Llogari rrjedhëse, 734 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare,126 377  lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Fier, 1 101 011 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, Bashkia Fier, 426 300 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, nga mbledhjet e KRT, 30 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Tiranë, 983 127 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, Bashkia Fier, 426 300 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, nga mbledhjet e KRT, 30 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare,150 095 lekë.

Viti 2008

Shitur ap me sip. 85.1 m2 me vlerë 3 100 000 lekë.

Depozitë bankare, 1 778 000 lekë.

Depozitë bankare, 1 650 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Tiranë, 1 250 8111 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Inspektoriatin Ndërtimor, Farkë, dhe nga Bashkia Fier, 442 857 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare,252 025  lekë.

Tërhequr nga depozita bankare, 1 662 690 lekë.

Gjendje llogarie, 363 259 lekë.

Të ardhura cash, 1 500 000 lekë.

Viti 2009

Shitur ap me sip. 85.1 m2 me vlerë 1 999 760 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Tiranë, 1 210 205 lekë.

LEXO EDHE:  Foto/ 20 vendet më të rrezikshme që femrat nuk duhet të guxojnë t’i vizitojnë vetëm

LEXO EDHE:  “Falsifikuesi” Lulzim Hamitaj/ Si u ça rrjeta e Vettingut për njeriun e Engjëll Agaçit

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Inspektoriatin Ndërtimor, 391 476 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare,200 851  lekë.

Gjendje llogarie, 433 000 lekë.

Tërhequr nga depozita bankare, 660 681 lekë.

Të ardhura cash, 3 500 000 lekë.

Viti 2010

Depozitë bankare, 1 000 000 lekë.

Depozitë bankare, 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Tiranë, 1 436 695 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Inspektoriatin Ndërtimor, 410 580 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 144 567 lekë.

Të ardhura të përfituara nga trajnimi në Beograd dhe Vjenë, 480 euro.

Një pagesë për licensën e avokatit, 1 000 000 lekë.

Të ardhura cash, 950 000 lekë.

Bashkëshorti ka blere Benz, 4 000 euro.

Viti 2011

Blerë ap me sip 103 m2me vlerë 87 750 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Tiranë, 1 672 926 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Inspektoriatin Ndërtimor, 433 151 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 167 351 lekë.

Të ardhura të përfituara nga DASH, pas një trajnimi në USA, 140 5 dollarë.

Të ardhura cash, 400 000 lekë.

Kredi për blerje shtëpie, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 4 908 536 lekë.

Viti 2012

Tërhequr depozita 545 350 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Tiranë, 1 403 088 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Inspektoriatin Ndërtimor, 255 932 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 55 297 68 lekë.

Kredi për blerje shtëpie, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 4 738 736 56 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Tiranë, 1 167 034 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 11 223 8 lekë.

Kredi për blerje shtëpie, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 4 548 167 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Tiranë, 1 372 908 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 4 634 92 lekë.

Kredi për blerje shtëpie, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 4  393 147 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Tiranë, 1 365 279 lekë.

Kredi për blerje shtëpie, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 4  202 076 39 lekë.

Hapur llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortit, 1 500 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Tiranë, 1 363 575 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 13 59 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si ekspert në Gjykatën e Laçit, 40 000 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit në Hipotekën e Tiranës, 89 909 lekë.

Kredi për blerje shtëpie, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 4  003 582 13 lekë.

Viti 2017

Depozitë bankare e bashkëshortit, 843 520 00 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 1 829 79 lekë.

Të ardhura cash, 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Tiranë, 1 412 452 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortit, 424 660 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit në Hipotekën e Tiranës dhe nga Ministria e Integrimit, 445  879 lekë.

Kredi për blerje shtëpie, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 3 796 418 92 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga interesa të depozitës bankare të bashkëshortit, 5 435 51 lekë.

Llogari bankare, 71 34 lekë.

Llogari bankare në emër të djalit, 5 581 lekë.

Kursime, 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues në Prokurorinë Tiranë, 1 453 282 lekë.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës,70 286 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortit, 571 104 lekë.

Kredi për blerje shtëpie, 5 000 000 lekë. Pa shlyer 3 581 489 08 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE