Connect with Us

Beteja me Covid-19/ Qytetet gjermane kërkojnë ndihmën e ushtrisë

Bota

Beteja me Covid-19/ Qytetet gjermane kërkojnë ndihmën e ushtrisë

Publikuar

-

Numri i infektimeve të reja me Corona në të gjithë vendin u rrit në mes të javës - në veçanti qytetet e mëdha po shkaktojnë shqetësim. Pas Berlinit dhe Frankfurtit mbi Main, edhe Shtutgarti raportoi të Shtunën në mbrëmje kalimin e vlerës kritike të 50 infektimeve të reja për 100.000 banorë në shtatë ditë. Kryeqyteti i landit federal të Baden-Württemberg tani synon të marrë pa humbur kohë kundërmasa. "Shifrat po rriten në mënyrë shqetësuese, aq sa Zyra e Shëndetit Publik nuk mund të garantojë më ndjekjen e personave të kontaktit, gjë që është aq e rëndësishme për kontrollin e pandemisë," shpjegoi Stefan Ehehalt, kreu i Zyrës së Shëndetit Publik të Shtutgartit. Prandaj tani duhet të mobilizohet për gjurmimin e të infektuarve e gjithë administrata e qytetit dhe po kërkohet mbështetja e ushtrisë, Bundeswehrit. Kryetari i Bashkisë së Shtutgartit, Fritz Kuhn tha pas një telefonate konferencë se duhen ndërmarrë veprime të vendosura për të ulur përsëri shifrat. "Kjo është mënyra e vetme që ne mund t'i mbajmë të hapura shkollat, kopshtet ditore, bizneset dhe shitësit me pakicë. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar që të gjitha rastet të gjurmohen në Zyrën e Shëndetit Publik." Edhe Esseni kalon kufirin për paralajmërimin Në të gjithë Gjermaninë, gjithnjë e më shumë qytete po prekin numrin kritik të 50 rasteve të reja të infektimeve për 100.000 banorë. Këtë kufi e kaluan Berlini, Frankfurti mbi Main, Bremeni dhe Këlni. Të dielën Qendra e landit për Shëndetësinë në landin e Renanisë-Veriore-Vestfalisë informoi se Esseni ka pasur brenda shtatë ditësh 57.3 raste të reja infektimesh për 100.000 banorë. Në të gjithë Gjermaninë, numri i personave të infektuar rishtas me virusin Corona arriti 3483 të dielën, siç njoftoi Instituti Robert Koch. Nga e mërkura në të enjten, vlera qe rritur ndjeshëm nga 2828 në 4058 vetë, nga e enjtja në të premten shifra arriti 4516 raste të reja. Të shtunën në mëngjes ishin 4721 raste të reja. Përvoja ka treguar se numri i rasteve të regjistruara është zakonisht më i ulët të dielën dhe të hënën, edhe sepse jo të gjitha Zyrat e Shëndetit Publik raportojnë të dhëna gjatë fundjavës te Instituti-Robert-Koch. Përballë rritjes së konsiderueshme të numrit të infektimeve, disa kryeministra landash u kan bërë thirrje qytetarëve që të sillen në mënyrë të disiplinuar. "Gradualisht situata po bëhet e rrezikshme," i tha kryeministri i Bavarisë Markus Söder gazetës "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung". Në gazetën "Bild am Sonntag", ai mbështeti një gjobë uniforme në të gjithë vendin prej 250 eurosh për ata që nuk pranojnë të mbajnë maskë.

Berlini, Frankfurti, Këlni. Tani edhe Shtutgarti e ka kapërcyer vlerën kritike të paralajmërimit për Coronan. Autoritetet kanë arritur në kufijtë e mundësive për gjurmimin e kontakteve, duhet të ndihmojë ushtria.

Numri i infektimeve të reja me Corona në të gjithë vendin u rrit në mes të javës – në veçanti qytetet e mëdha po shkaktojnë shqetësim. Pas Berlinit dhe Frankfurtit mbi Main, edhe Shtutgarti raportoi të Shtunën në mbrëmje kalimin e vlerës kritike të 50 infektimeve të reja për 100.000 banorë në shtatë ditë. Kryeqyteti i landit federal të Baden-Württemberg tani synon të marrë pa humbur kohë kundërmasa.

“Shifrat po rriten në mënyrë shqetësuese, aq sa Zyra e Shëndetit Publik nuk mund të garantojë më ndjekjen e personave të kontaktit, gjë që është aq e rëndësishme për kontrollin e pandemisë,” shpjegoi Stefan Ehehalt, kreu i Zyrës së Shëndetit Publik të Shtutgartit. Prandaj tani duhet të mobilizohet për gjurmimin e të infektuarve e gjithë administrata e qytetit dhe po kërkohet mbështetja e ushtrisë, Bundeswehrit.

Kryetari i Bashkisë së Shtutgartit, Fritz Kuhn tha pas një telefonate konferencë se duhen ndërmarrë veprime të vendosura për të ulur përsëri shifrat. “Kjo është mënyra e vetme që ne mund t’i mbajmë të hapura shkollat, kopshtet ditore, bizneset dhe shitësit me pakicë. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar që të gjitha rastet të gjurmohen në Zyrën e Shëndetit Publik.”

Edhe Esseni kalon kufirin për paralajmërimin

LEXO EDHE:  Studimi/ Gjysma e pacientëve me Covid-19 bëjnë këtë gabim të madh

Në të gjithë Gjermaninë, gjithnjë e më shumë qytete po prekin numrin kritik të 50 rasteve të reja të infektimeve për 100.000 banorë. Këtë kufi e kaluan Berlini, Frankfurti mbi Main, Bremeni dhe Këlni. Të dielën Qendra e landit për Shëndetësinë në landin e Renanisë-Veriore-Vestfalisë informoi se Esseni ka pasur brenda shtatë ditësh 57.3 raste të reja infektimesh për 100.000 banorë.

Në të gjithë Gjermaninë, numri i personave të infektuar rishtas me virusin Corona arriti 3483 të dielën, siç njoftoi Instituti Robert Koch. Nga e mërkura në të enjten, vlera qe rritur ndjeshëm nga 2828 në 4058 vetë, nga e enjtja në të premten shifra arriti 4516 raste të reja. Të shtunën në mëngjes ishin 4721 raste të reja. Përvoja ka treguar se numri i rasteve të regjistruara është zakonisht më i ulët të dielën dhe të hënën, edhe sepse jo të gjitha Zyrat e Shëndetit Publik raportojnë të dhëna gjatë fundjavës te Instituti-Robert-Koch.

Përballë rritjes së konsiderueshme të numrit të infektimeve, disa kryeministra landash u kan bërë thirrje qytetarëve që të sillen në mënyrë të disiplinuar. “Gradualisht situata po bëhet e rrezikshme,” i tha kryeministri i Bavarisë Markus Söder gazetës “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”. Në gazetën “Bild am Sonntag”, ai mbështeti një gjobë uniforme në të gjithë vendin prej 250 eurosh për ata që nuk pranojnë të mbajnë maskë./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen mbi 400 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Varianti i ri i Covid i afrohet Shqipërisë/ Një i infektuar në vendin fqinj

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 2518 testime.

Nga këto testime, bëhet me dije se 444 persona janë diagnostifkuar me koronavirus.

Konkretisht në Shkup janë regjistruar 209 raste, në Kumanovë 26, në Tetovë 13, në Prilep 5, në Gostivar 12, në Shtip 8, në Manastir 8, në Veles 26, në Ohër 26, në Strumicë 8, në Kavadarc 32, në Strugë 11, në Kërçovë 10, në Sveti Nikollë 1, në Gjevgjeli 3, në Resnjë 1, në Kriva Pallankë 3, në Radovish 5, në Dellçevë 16, në Probishtip 3, në Vinic 3, në Demir Hisar 1, në Makedonski Brod 2, në Bogdanc 2, në Kratovë 3, në Demir Kapi 6 dhe në Pehçevë 1.

LEXO EDHE:  Protesta e punëtorëve/ Anullohen qindra fluturime

LEXO EDHE:  Bie lehtë numri i të infektuarve me Covid-19/ Humbin jetën 3 pacientë

Gjithashtu në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 894 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërsa 21 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Merret vendimi/ Gjykimi në Senat ndaj ish-Presidentit Trump më 9 shkurt

Publikuar

-

Nga

Merret vendimi/ Gjykimi në Senat ndaj ish-Presidentit Trump më 9 shkurt

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve depozituan në Senat akuzën ndaj ish-Presidentin Donald Trump për nxitje të sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit, gjatë fjalimit para mbështetësve të tij më 6 janar.

Nëntë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët do të shërbejnë si prokurorë në procesin gjyqësor që do të zhvillohet në Senat, dorëzuan akuzën e shkruar duke përshkruar fillimisht të njëjtën rrugë që ndoqi turma e mbështetësve të zotit Trump ndërsa përleshej me policinë.

Me sjelljen e tij ndërsa ishte President i Shteteve të Bashkuara, në shkelje të betimit të bërë ndaj Kushtetutës për besnikëri në zbatimin e detyrës së Presidentit, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Donald John Trump u përfshi në shkelje të rënda ligjore e kundërvajtje duke nxitur dhunë kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara“, tha Jamie Raskin, ligjvënësi demokrat i cili kryeson grupin e ligjvënësve që do të shërbejnë si prokurorë të çështjes së ngritur ndaj ish-Presidentit.

Senati pritet ta nisë gjykimin më 9 shkurt. Udhëheqësit e Senatit ranë dakord ta shtyjnë fillimin e procesit gjyqësor ndaj zotit Trump, duke i dhënë kësaj dhome më shumë kohë për t’u përqëndruar tek axhenda legjislative e Presidentit Joe Biden si dhe miratimi i anëtarëve të Kabinetit të tij përpara se të shndërrohet në një arenë debati politik rreth ish-presidentit. Ekipi mbrojtës i zotit Trump do të paraqesë një përgjigje me shkrim ndaj akuzës më 2 shkurt.

100 senatorët do të shërbejnë si anëtarë të jurisë gjatë një procesi që mund të rezultojnë në skualifikimin e zotit Trump nga çdo mundësi për të kandiduar sërisht për postin e presidentit. Gjatë votimit për ngritjen e zyrtarisht të akuzës ndaj zotit Trump më 13 janar, demokratëve iu bashkuan edhe dhjetë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Ngritja e akuzave nxiti reagimin e republikanëve që mbështesin zotin Trump.

Denoncova dhunën politike që vjen nga çdo kah i politikës. Por mos gaboni, e majta në Amerikë ka nxitur shumë më shumë dhunë politike sesa e djathta. Për muaj me radhë, qytetet tona u dogjën, stacionet e policisë u dogjën, bizneset tona u shkatërruan dhe demokratët nuk thanë asgjë! Tashmë disa kanë permendur metaforën se ishte presidenti që ndezi dhunën. Por demokratët e lanë flakën dhe zjarrin të digjej…!, tha ligjvënësi republikan i Floridës Matt Gaetz.

LEXO EDHE:  Lufta kundër Covid/ Qeveria gjermane publikon masat e reja me dy faza

LEXO EDHE:  Studimi/ Gjysma e pacientëve me Covid-19 bëjnë këtë gabim të madh

Që Senati të marrë një vendim për fajësimin e ish-presidentit Trump, do të duhen votat e 2/3 së anëtarëve të Senatit, thënë ndryshe demokratët do të kenë nevojë për mbështetjen e 17 republikanëve të kësaj dhome, një gjë që duket e vështirë duke pasur parasysh besnikërinë e vazhdueshme ndaj zotit Trump mes bazës konservatore të votuesve të Partisë Republikane.

Zakonisht seancat gjyqësore në Senat drejtohen nga kryetari i Gjykatës së Lartë. Por nisur nga fakti se procesi do të zhvillohet ndaj një ish-Presidenti, gjykimi në Senat pritet të udhëhiqet nga anëtari më jetëgjatë i kësaj dhome të Kongresit dhe ai është demokrati Patrick Leahy.

Zoti Trump është i vetmi president ndaj të cilit janë ngritur dy herë akuza për shkarkim nga Dhoma e Përfaqësuesve. Tashmë ai do të jetë gjithashtu i pari që do të përballet me një gjykim në Senat pas largimit nga detyra më 20 janar. Sipas gjetjeve të një sondazhi të agjencisë Reuters dhe kompanisë Ipsos publikuar të premten një shumicë e vogël amerikanësh besojnë se zoti Trump duhet të fajësohet e të ndalohet të mbajë funksione publike. Përgjigjet ishin pothuajse tërësisht në linja partiake, me nëntë në 10 demokratë që ishin pro fajësimit të zotit Trump të dënuar dhe me më pak se dy në 10 republikanë që ishin në të njëjtën linjë. Zoti Trump ka thënë se ai mund të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2024. Por fati i tij mund të varet nga kreu u republikanëve në Senat Mitch McConnell, pozicioni i të cilit ka të ngjarë të ndikojë tek republikanët e tjerë. Këtë javë zoti McConnell tha se turma që sulmoi Kapitolin ishte “ushqyer me gënjeshtra” dhe se ishte “provokuar nga presidenti e njerëz të tjerë të fuqishëm”./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Posti i sekretarit të Shtetit/ Senati konfirmon Antony Blinken

Publikuar

-

Nga

Posti i sekretarit të Shtetit/ Senati konfirmon Antony Blinken

Senati i Shteteve të Bashkuara votoi të martën dhe konfirmoi zotit Antony Blinken për postin e sekretarit të ri Shtetit. Pro emërimit të tij në këtë detyrë votuan 78 senatorë ndërsa 22, votuan kundër.

Gjatë një seance dëgjimore javën e kaluar, zoti Blinken tha se është i gatshëm të përballet me sfidat e ngritura nga Kina, Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut. Ai tha se Kina “përfaqëson sfidën më domethënëse” ndaj interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa vuri në dukje se ekziston edhe hapësira për bashkëpunim.

Ka përplasje në rritje në këtë marrëdhënie; sigurisht konkurruese dhe megjithatë disa edhe bashkëpunuese, kur është në interesin tonë të përbashkët”, shtoi ai.

Zoti Blinken gjithashtu u zotua të ngrejë sërish moralin në Departamentin e Shtetit dhe trupin diplomatik. Zoti Blinken tha se ai e percepton pozitën amerikane jashtë vendit si një vend-udhëheqës që mbështetet tek “modestia dhe vetëbesimi”.

LEXO EDHE:  E gjithë bota në përballje me Covid-19/ Ja sa persona kanë fituar betejën

LEXO EDHE:  Bie lehtë numri i të infektuarve me Covid-19/ Humbin jetën 3 pacientë

Zoti Blinken ka qenë zëvendës sekretar shteti gjatë administratës Obama dhe ka lidhje të ngushta me Presidentin Joe Biden. Ai ishte drejtor i stafit për Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, në periudhën kur zoti Biden kryesonte këtë panel, dhe më vonë u bë këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-Nënpresidentin Biden.

Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë e miratoi kandidaturën e zotit Blinken me 15 vota pro dhe 3 kundër, duke e dërguar kështu për miratimin përfundimtar në Senatin e plotë./ VOA

LEXO TE PLOTE