LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Besa Shahini refuzon të paraqitet në seancë/ Gjykata pushon çështjen ndaj Këlliçit

12 Tetor 2020, 14:45, Politikë CNA
Besa Shahini refuzon të paraqitet në seancë/ Gjykata pushon

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur të pushojë çështjen ndaj kreut të FRPD-së për ?shpifje?.

Ky vendim ka ardhur pasi paditësja Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore për tre herë rradhazi.

Për këtë ka folur sot Këlliçi nga Gjykata e Tiranës, ku tha se akuzat e tij për nxjerrjen e tezës së provimeve të maturës ishin të sakta dhe për këtë arsye Shahini refuzoi të dalë para gjykatës.

?Besa Shahini pretendonte se në datë 11.06.2020, shtetasi Belind Këlliçi, Kryetar i FRPD, ka shpifur ndaj saj, duke përhapur informacion të rremë. Rrethanat e fakteve kanë të bëjnë me postimet dhe reagimet publike të Këlliçit lidhur me nxjerrjen publike për të 7 vit rradhazi, të tezave të provimit të Maturës Shtetërore.

Postimet e shtetasit Belind Këllici janë shpërndarë nga profile të tjera në rrjete sociale dhe portale të ndryshme në menyre të shpejtë dhe virale.

Në seancën e 3 rradhazi sot në Gjykatë, Besa Shahini refuzoi të paraqitet personalisht dhe të provonte me fakte konkrete akuzat e ngritura prej saj. Për këtë arsye, trupa gjykuese vendosi pushimin e menjëhershëm të çështjes?, theksoi demokrati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga