Connect with Us

Vrasja e dy të rinjve/ Zbardhet dëshmia e babait të Danjel Pepajt: Djalin ma rrahën, pati një ngatërresë

Politikë

Vrasja e dy të rinjve/ Zbardhet dëshmia e babait të Danjel Pepajt: Djalin ma rrahën, pati një ngatërresë

Publikuar

-

Vrasja e dy të rinjve/ Zbardhet dëshmia e babait të Danjel Pepajt: Djalin pati një ngatërresë, ma rrahën

Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt, ka deklaruar para trupit gjykues se nuk ka pasur dijeni për parcelat me kanabis që zotëronte djali i tij.

Ndonëse policia në një njoftim zyrtar deklaroi se parcelat ishin në pronësi të të dyve, Rrok Pepaj e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk kam patur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjeshtë e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela”, u shpreh ai.

Teksa është pyetur lidhur me vrasjen e Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt nga djali i tij, babai i autorit ka deklaruar se i vetëm që i biri ka patur një ngatërresë dhe e kanë rrahur.

LEXO EDHE:  Bota e artit në zi/ Humb jetën skenaristi dhe regjisori i njohur shqiptar

“Di faktin që djali im ka patur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto pune sepse une jam i semurë dhe kam edhe gruan të sëmurë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, kujtojmë se Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “arrest me burg” ndaj Rrok Pepajt, për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Publikuar

-

Nga

Basha “tkurr” mbështetjen për PD-në/ Lisandër Hoxha: Duhen urgjent rregulla të reja statutore

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka publikuar tabelën me numrin e anëtarëve të PD-së që nga viti 2013 deri në 2021 dhe numrin e demokratëve që morën pjesë në zgjedhje.

Hoxha thotë se këta shifra flasin vetë më shumë se çdo argument, pasi vihet re një rënie e mbështetësve të PD-së.

Ai deklaron se Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

LEXO EDHE:  Shqipëria zgjidhet anëtare e Sigurimit në OKB/ Meta: Do përmbushim me përgjegjësi misionin
LEXO EDHE:  Zgjedhjet për kreun e CDU-së gjermane, kush do jetë pasardhësi i Angela Merkelit?

“Shifrat flasin vetë më shumë se çdo argument.

Partia Demokratike ka nevojë urgjente për një debat të brendshëm dhe disa rregulla të reja statutore.

Vetëm nëse bashkohemi rreth vlerave që na kanë karakterizuar që në themelim mund të jemi fitues.

Është koha për zgjidhje!”, shkruan ish-kreu i FRPD-së në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit nga politika/ Spiropali: Akt i lartë dhe i rallë i një labi, të ndiqet e nga të tjerët

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga politika.

E ftuar në “Open”, ajo tha se ishte një akt i lartë dhe i rrallë që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

“Vendimi i Ruçit ishte akt i lartë dhe i rallë, i një labi të vendosur që shpresojmë të ndiqet nga të tjerë që ndryshe nga ai i kanë bërë dëme këtij vendi dhe fshihen pas partive të tyre. Ruçi e mbylli me nder karrierën e tij politike. Me daljen e tij ai ka bërë një leksion të rrallë politik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Publikuar

-

Nga

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe analisti Enton Abilekaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në “Open”.

Abilekaj ka përmendur tërmetin e 26 nëntorit duke thënë se kanë marrë para edhe persona që nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në banesë, ndërsa ata që kanë pasur dëme të vogla, kanë kërkuar rindërtim të shtëpisë.

Abilekaj: Keni kryer krim zgjedhor duke takuar njerëzit në rrugë duke i thënë se ju japim para.

Spiropali: Mos përdorni të njëjtin gjuhë si Lulzim Basha. Ti nuk ke asnjë hall, nuk mund të quash krim zgjedhor kur e zeza në të bardhë thotë se ishin zgjedhjet më të mira. Edhe PD e ka pranuar sepse i kanë pranuar mandatet dhe do të jenë në Kuvend. Nëse marrin mandatet dhe nuk pranojnë rezultatet, pyetini se 2+2 bëjnë 5. Ne kemi një qetësi olimpike.

LEXO EDHE:  Qentë endacakë i vërsulen fëmijës/ 4-vjeçari përfundon në spital
LEXO EDHE:  Zgjedhjet për kreun e CDU-së gjermane, kush do jetë pasardhësi i Angela Merkelit?

Abilekaj: Ky është një besim i imponuar, i blerë, u është ofruar në varfëri një pikë ujë në shkretëtirë. Një të varfëri që i jep para se zëre se tu prish nga tërmeti, çfarë do bëjë.

Spiropali: Shtëpitë u dëmtuan nga tërmeti dhe po u kthehen.

Abilekaj: Ka njerëz që nuk kanë pasur gërvishtje nga tërmeti dhe kanë marrë para, të tjerë kanë marrë një gërvishtje dhe e kanë bërë nga e para.

Spiropali: Jeni kaq të pabesueshëm.

LEXO TE PLOTE