LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të hënën në serialin “Lule të vetmuara”/ Atakan gjendet i pajetë, vazjat mësojnë për rrëmbimin e Ejlylit

11 Tetor 2020, 07:45, Lifestyle CNA
Të hënën në serialin “Lule të vetmuara”/

Disa kalimtarë gjejnë të pajetë Atakanin. Kemal dhunon Ejylin dhe e burgos sërish. Ai e detyron të shkruajë një letër ku t?i informojë miqtë e saj se është mirë dhe mos t?i telefonojnë më. Mert i kërkon falje Meralit. Feride mëson për vdekjen e Atakanit dhe shqetësohet për Ejlylin.

Ajo u tregon vajzave. Songyl kërkon ndihmën e të atit për të mësuar vendndodhjen e Ejlylit por ka frikë se Kemal do i bëjë diçka atij. Xhemre i tregon Serkanit se Ejlyl është zhdukur. Serkan rreh Kemalin për të mësuar të vërtetën.

Songyl i vë kusht Zehrës të mësojë nga Kemali ku ndodhet Ejlyli. Neriman së bashku me Feriden dhe vajzat lexojnë letrën e Ejlylit dhe kuptojnë që ajo është rrëmbyer pasi shkruan se është e lumtur me Atakanin ndërkohë që ai ka vdekur./ CNA.al

Lajmet e fundit nga