Connect with Us

Skenari i aksidentit në Durrës/ Zbardhet e vërteta e vdekjes së 57-vjeçarit

Kronika

Skenari i aksidentit në Durrës/ Zbardhet e vërteta e vdekjes së 57-vjeçarit

Publikuar

-

Bëri ndërhyrje në pallatin 6 katësh që u shemb nga tërmeti/ Arrestohet biznesmeni në Durrës

Policia ka zbardhur shkakun e aksidentit me pasojë vdekje të ndodhur ditën e djeshme në Rromanat të Durrësit.

Falë veprimeve profesionale rezultoi se ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor, por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje.

Policia ka vënë në pranga autorin 41-vjeçar me iniciale M.I., banues në Rromanat, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.10.2020, rreth orës 15;00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh.E., 57 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë.

LEXO EDHE:  Aksidenti i rëndë/ Zbulohet identiteti i viktimës

Shtetasi M.I., dyshohet se ka goditur shtetasin Sh.E., për motive hakmarrje, pasi shtetasi Q.E., (babai i viktimës) në vitin 2006 ka vrarë shtetasin Z.I., (babai i të dyshuarit).

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte duke luajtur/ Fëmija bie nga ballkoni në Konispol

Publikuar

-

Nga

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me armë zjarri i riu në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Konispol.

Mësohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka qenë duke luajtur dhe ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës.

Fëmija është duke marrë shërbimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

LEXO EDHE:  ILD kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Kuqo/ Rama: Më në fund një hap i vonuar për të paudhin

LEXO EDHE:  Aksidenti i rëndë/ Zbulohet identiteti i viktimës

Sakaq, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Karjan, në Lunxhëri të Gjirokastrës.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një hapësirë me kullota poshtë fshatit, ndërsa deri më tani raportohet se janë djegur rreth 1 ha tokë.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

Nga ana tjetër, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa policia e Gjirokastrës ka identifikuar dy autorë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestua për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për prokurorin e Sarandës

Publikuar

-

Nga

U arrestua për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për prokurorin e Sarandës

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e arrestit me burg për prokurorin Sali Hasa, dhe për 4 persona të tjerë.

Me masën e arrestit të shtëpisë është lënë vetëm zyrtari i klubit të Përmetit Bujar Haredinaj.

Kështu gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg edhe për:

Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  ILD kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Kuqo/ Rama: Më në fund një hap i vonuar për të paudhin

LEXO EDHE:  ILD kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Kuqo/ Rama: Më në fund një hap i vonuar për të paudhin

GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

Prokurori Sali Hasa dyshohet se ka marrë para, kundrejt pushimit të çështjet për Miranin, i cili akuzohej për plagosje të lehtë me dashje, ndërkohë që e motra e tij Papa, punonjëse e policisë bashkiake, dyshohet se ka negociuar për lirimin.

LEXO TE PLOTE