Connect with Us

Shpëtim Gjika thumbon Metën/ Edhe nja dy-tre dekorata dhe marr statusin veteran

Politikë

Shpëtim Gjika thumbon Metën/ Edhe nja dy-tre dekorata dhe marr statusin veteran

Publikuar

-

Shpëtim Gjika thumbon Metën/ Edhe nja dy-tre dekorata dhe marr statusin veteran

Prej disa kohësh, politikanët janë duke krijuar statuse talljeje ndaj presidentit Ilir Meta, lidhur me dekoratat që jep ky i fundit.

Edhe ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, i cili njihet si një socialist i vjetër, ka ironizuar Kreun e Shtetit për dekoratat që jep ky i fundit.

Gjika ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me syze dhe kapele pranë detit dhe deklaron se edhe për dy-tre dekorata merr statusin veteran.

LEXO EDHE:  Bleona Qereti nuk përmbahet ndaj Babaramos/ Mashkull pa b*le që blihet për 1000 euro

“Edhe nja dy-tre dekorata, dhe marr statusin veteran”, shkruan ai, duke thumbuar kështu presidentin./ CNA.al

Shpëtim Gjika thumbon Metën/ Edhe nja dy-tre dekorata dhe marr statusin veteran

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Petrit Vasili në listën e zezë të SHBA”/ Bledi Mane “shuplakë” Monika Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Gazetari Bledi Mane e ka cilësuar si një “vetëvrasje” veprimin e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, e cila i ka lënë vendin në Kuvend nënkryetarit të LSI Petrit Vasili.

Kryemadhi ka pranuar mandatin e deputetes në Fier duke djegur kështu Kejdin Mehemtajn e cila ishte e dyta në listë.

Sipas Manes, Kryemadhi ka bërë sot një karshillëk ndaj ndaj elektoratit, reformës në drejtësi si edhe ndaj Amerikës.

Monika Kryemadhi/ PETRIT VASILIN KAPE PREJ ZHELESH DHE QITE JASHTË PARLAMENTIT!

Kryetarja e LSI-së sot ka bërë një tjetër karshillëk ndaj elektoratit, reformës në drejtësi si edhe ndaj aleatit tonë, Amerikës. Karshillëku dhe kokëfortësia e Monikës, gruaja e ish presidentit Meta, sapo i shkaktoi një tjetër humbje opozitës shqiptare në një kohë kur me brekë nëpër këmbë autoriteti opozitar është përvëluar nga groteskja.

Sot Monika kishte në dorë të merrte mandatin e deputetets së Tiranës ndërkohë atë të Fierit ta rimerte e reja Kejdi Mehmetaj mbi të cilën nuk rëndon as më i vogli mëkat gjeopolitik. Të fusësh në parlament veremeosjen Petrit Vasili, armikun numër tre të reformës në drejtësi dhe një nga ish zyrtarët shqiptarë të Listës së Zezë Amerikane, është vetvrasja e rradhës…

Vera ikën shpejt dhe në shtator kur të nisë vjeshta poltike dhe bashkë me rrënien dhe kalbjen e gjetheve do shohim edhe kalbjen e Sali Berishës, Ilir Metës, Ilir Beqjes, Petrit Vasilit…Monika do e kuptojë se brekët e ndryshkura të opozitës nuk do ia vajosë dot askush për ti ndëruar derisa tua sharrojnë me gjithë allatet brenda.

Dhe për ne do jetë fatkeqësi se do kemi një opozitë pa ndjesi, pa nerv, pa identitet, pa bythë, pa koqe!”, shkruan Mane në postim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili nuk heq dorë nga akuzat ndaj qeverisë/ “Rilindja e kthen Shqipërinë vetëm në listat e zeza”

Publikuar

-

Nga

Vasili nuk heq dorë nga akuzat ndaj qeverisë/ “Rilindja e kthen Shqipërinë vetëm në listat e zeza”

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një tabelë ku tregon se Memorandumi i Parisit ka renditur Shqipërinë në vendin e 70 përsa i përket lundrimit detar.

Sipas Vasilit, Rilindja e ka kthyer Shqipërinë në listat e zeza qoftë për pastrimin e parasë apo edhe për lundrimin detar.

Tjeter turp i rilindjes,Shqiperia, anijet ne listen e zeze!! Memorandumi i Parisit rikthen flamurin e zi për anijet shqiptare pas 11 vjetësh, duke kategorizuar atë me rrezik të lartë për operatorët ndërkombëtarë!! Shqiperia renditet e fundit fare ne listen e 70 vendeve.

Rilindja e kthen Shqiperine vetem ne listat e zeza qofte ne pastrimin e parase ashtu edhe per lundrimin detar.Rilindja di te ndertoje vetem tregues te zinj, prapambetje dhe imazh mizerabel te pamerituar te Shqiperise”, shkruan Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja për drejtimin mes Ndreut dhe Ademit/ Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve gjen “zgjidhjen”

Publikuar

-

Nga

Përplasja me Voltana Ademin/ Gjykata kthen mbrapsht Pjerin Ndreun: Plotëso padinë

Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve ka reaguar në lidhje me përplasjen mes Voltana Ademit dhe Pjerin Ndreut, për kreun e Shoqatës së Bashkive.

Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve shprehet i shqetësuar “mbi iniciativën e disa kryetarëve të bashkive, anëtarë të Shoqatës për Autonomi Vendore (ShAV) e cila ka përfaqësuar historikisht bashki të një përkatësie politike, për të kapur dhe uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (ShBSh) pa qenë formalisht anëtarë të saj”.

Kujtojmë këtu se Ndreu pretendon se është zgjedhur kryetar i Shoqatës, ndërkohë Ademi, kryetarja në detyrë thotë se zgjedhja e tij është bërë nga bashki që nuk janë anëtare të shoqatës.

Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve iu bën thirrje palëve të interesuara dhe dy shoqatave të nisin menjëherë dialogun politik dhe teknik për të arritur një vizion të përbashkët në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe në respekt të legjitimitetit të njëri tjetrit. Deri në zgjidhjen mes palëve Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve ka ngrirë statusin e anëtarësisë së Shoqatës së Bashkive.

“Komiteti i Politikave të Këshillit Europian të Bashkive dhe Rajoneve (CEMR) shpreh shqetësim të thellë mbi iniciativën e disa kryetarëve të bashkive, anëtarë të Shoqatës për Autonomi Vendore (ShAV) e cila ka përfaqësuar historikisht bashki të një përkatësie politike, për të kapur dhe uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (ShBSh) pa qenë formalisht anëtarë të saj. ShBSh është anëtare e CEMR prej shumë vitesh.
Vjet, Komiteti i Politikave shqyrtoi kërkesën e ShAV për të qenë anëtare e CEMR. Kjo kërkesë nuk u pranua dhe të dyja shoqatat u inkurajuan të diskutojnë, punojnë dhe përfaqësojnë së bashku në mënyrën më të mirë të mundshme interesat e qeverisjes vendore në Shqipëri.
Duke pasur parasysh rolin tonë të rëndësishëm në përfaqësimin e qeverisjes vendore europiane dhe shoqatave përkatëse, ju bëjmë thirrje palëve të interesuara dhe dy shoqatave të nisin menjëherë dialogun politik dhe teknik për të arritur një vizion të përbashkët në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe në respekt të legjitimitetit të njëri tjetrit.
Ne jemi në dijeni të proçesit ligjor që po zhvillohet për zgjedhjet vendore të 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita. Megjithatë, ne ju bëjmë thirrje të dyja palëve të punojnë për zgjidhje të përbashkët në interes të komuniteteve lokale shqiptare.
Në përputhje me parimet e Kartës Europiane për Autonomi Vendore dhe parimet e CEMR për pluralizëm politik dhe vlera demokratike, ne do të ngrijmë statusin e anëtarësisë së ShBSh deri në gjetjen e një zgjidhjeje mes palëve.
Shpresojmë që kjo të mundësojë dialog të vërtetë mes drejtuesve politikë dhe shoqatave në arritjen e një zgjidhjeje të përshtatshme në mbrojtje të interesave të qeverisjes vendore në Shqipëri”.

LEXO TE PLOTE