Blog
Sekretet dhe gënjeshtrat e spiunëve të Luftës së Ftohtë

Gjatë Luftës së Ftohtë Moska ishte një vend si askush tjetër. Sytë dhe veshët e policisë sekrete Sovjetike, KGB, ishin kudo. I vetmi vend ku mund të ishe vërtet i sigurt, do të shkruante më vonë një i burgosur politik, është në ëndrrat tuaja.
Ishte një vend ku jeta dhe vdekja ekzistonin krah për krah njëra-tjetrës, si shansi për të shpëtuar edhe nga burgosja. Të tradhtoje shtetin do të thoshte të rrezikoje gjithçka. E megjithatë në një mbrëmje të ftohtë dhe me dëborë të shkurtit 1978 kjo ishte pikërisht zgjedhja që bëri një njeri.
Ndërsa Gus Hetheuej po udhëtonte me makinë nga ambasada amerikane në rezidencën e tij, ai ndaloi për t’u furnizuar me benzinë. Sapo ishte duke u larguar kur dëgjoi një trokitje të lehtë në xhamin e makinës së tij. Hethuej ishte pjesë e CIA-s, i rekrutuar që në fillim të Luftës së Ftohtë.
Ai ishte emëruar si shefi i stacionit të CIA-s në Moskë në një moment vendimtar në përballjen në fushën e spiunazhit midis Lindjes dhe Perëndimit: CIA kishte humbur një numër agjentësh të rëndësishëm, dhe ata në Uashington kishin vendosur të mos rekrutohej asnjë agjent i ri, deri në sqarimin e humbjeve.
Por Hetheuej e dinte më mirë si të refuzonte një gjest të hapur nga “armiku kryesor”. Ai nuk ishte gjesti i parë dhe as i fundit. Por në fund rusi ia doli ta kontaktojë dhe Hetheuej i siguroi mbështetje për ta rekrutuar. Rezultati ishte shumë më i mirë sesa mund të shpresonte Hatheuej.
Rusi Adolf Tolkaçev ishte një inxhinier i pakënaqur, dhe gjatë 7 viteve të ardhshme ai
ofroi dokument pas dokumenti, duke shpërndarë shumë informacione sekrete, duke i kursyer shumë para institucionit amerikan të mbrojtjes, aq sa fitoi nofkën “Spiuni i Miliarda Dollarëve”.
Që nga ndërveprimet e tij të para me CIA, Tolkaçev u vu në dijeni të rreziqeve me të cilat
do të përballej. Ai duhej të kontrollohej mirë nga CIA, në mënyrë që vetëm individë të zgjedhur të dinin ndonjë gjë për të. Por edhe kjo nuk mjaftoi.
Në një moment në vitin 1985, KGB e mësoi identitetin e tij, gati me siguri përmes oficerëve të CIA-s që punonin fshehurazi për rusët. Tolkaçev u arrestua, u mor në pyetje
dhe në fund u ekzekutua. Përvoja dhe fati i Tolkaçevit nuk ishin unike.
Loja e spiunazhit e Luftës së Ftohtë, kishte filluar që para se të mbaronte Lufta e Dytë Botërore. Dhe megjithëse teknologjia e spiunazhit evoluoi gjatë dekadave, elementët thelbësorë ndryshuan rrallë. Kishte 2 lloje kryesore spiunësh:ata që kishin nxitje përmes parave që të spiunonin, dhe ata që e morën vetë vendimin e llogaritur për të spiunuar vullnetarisht.
Gjetja e njerëzve të tillë në pozicione me rëndësi – në dokumente dhe njerëz – ishte shumë
e vështirë, dhe kërkoheshin përpjekje të mëdha për vite me radhë për t’i rekrutuar ata.
Inkurajimi i dikujt për të punuar për një agjenci kundërshtare të inteligjencës, shoqërohej zakonisht me një nivel të caktuar të manipulimi psikologjik.
E çfarë mund të përdoret si nxitje apo në rastin e disa prej atyre të rekrutuar nga KGB,
çfarë forme shantazhi mund të përdorej? Disa shkrimtarë përdorin shkurtesën MICE për
të shpjeguar këto stimuj:njerëzit spiunojnë për para, ideologji, të imponuar ose për ego.
Për Tolkaçevin, nxitja kryesore ishte ideologjia, por për oficerin e CIA-s që me siguri e tradhtoi atë, Aldrih Ejms, shtysa ishte tërësisht financiare. Ejms ishte ndoshta spiuni më u dëmshëm sovjetik i fshehur në radhët e CIA-s. Ai kaloi më shumë se 3 dekada në atë agjenci, pjesën më të mdhe të kohës në Drejtorinë e Operacioneve që kishte në fokus Bashkimin Sovjetik.
Për arsye të ndryshme, Ejms u zhyt në borxhe dhe ishte i dëshpëruar. Pastaj, papritmas në mesin e viteve 1980, e gjeti zgjidhjen:do t’u shiste sekrete me një farë dobie rusëve. Në prillin e vitit 1985, Ejms rregulloi takimin me një oficer të KGB me banim në SHBA.
Kur kjo e fundit nuk arriti ta gjente, Ejms shkoi me këmbëngulje në ambasadën sovjetike, kërkoi të fliste me oficerin përgjegjës të KGB, dhe depozitoi një letër duke kërkuar 50.000 dollarë në këmbim të zbulimit të identitetit të disa spiunëve të supozuar sovjetik.
Nuk është çudi, që jo vetëm rusët ishin të etur për këtë informacion. Karriera e tij e spiunazhit përfundoi më në fund në vitin 1994 kur ai u arrestua. Stili i tij ekstravagant i jetesës e kishte demaskuar. Në këmbim të miliona dollarëve që kishte marrë, Ejms kishte siguruar shumë emra, ku jo pak prej tyre ishin ekzekutuar.
Në dallim nga ata fatkeqë, Ejms u dënua me burg, ku ndodhet edhe sot. Po çfarë i nxiti Ejms dhe Tolkaçev të ktheheshin kundër vendeve të tyre? Lufta e Ftohtë ishte mbi të gjitha, një betejë ideologjike, që në shumë mënyra filloi që në vitin 1917 me Bolshevikët dhe Revolucionin e Tetorit.
Pasi Lenini dhe pasuesit e tij morën pushtetin, ata nisën ta transformonin Rusinë në Bashkimin Sovjetik, një sistem monolit komunist me dy fokuse kryesore:mbajtjen e një ideologjie dhe disipline të rreptë komuniste, dhe eksportimin e ideologjisë së tyre globalisht me qëllimin përfundimtar të frymëzimit të një revolucioni botëror.
Armiku natyror i komunizmit ishte kapitalizmi, prandaj ishte ndoshta e pashmangshme që dy protagonistët kryesorë të këtyre ideologjive – Rusia komuniste dhe Amerika kapitaliste – të përplasnin “brirët”. Gjithsesi në praktikë, Lufta e Ftohtë nisi në fundin e Luftës së Dytë Botërore
Për 40 vitet e ardhshme 2 super-superfuqitë u përfshinë në një konflikt politik, ushtarak dhe, mbi të gjitha, të inteligjencës. Asnjëra nuk i besonte tjetrës, dhe secila bëri përpjekje të mëdha për të zgjeruar ndikimin e vet, ndonjëherë drejtpërdrejt, dhe më shpesh përmes qeverive “kukulla” dhe betejave përmes palëve të treta./ Përshtatur nga CNA.al