Connect with Us

“S’duhet pyetur për kërcënimet e Beogradit”/ Ngjela leksion politikanëve, ja rregulli strikt që duhet ndjekur

Politikë

“S’duhet pyetur për kërcënimet e Beogradit”/ Ngjela leksion politikanëve, ja rregulli strikt që duhet ndjekur

Publikuar

-

Ngjela: Krerët e korruptuar të politikës po kërcënohen nga SPAK, duan destabilizimin e Shqipërisë

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ngjela deklaron se politikanët shqiptarë duhet të ecin me një rregull strikt. Ai thotë se politikanët shqiptarë as që duhen pyetur për kërcënimet qesharake të Beogradit politik.

Avokati thekson se marrëveshja gjithëshqiptare Kosovë-Shqipëri, duhet të vijojë, sepse ajo është historia e ardhshme e Shqipërisë.

Sipas tij, shqiptarët duhet t’i lënë ata në mendjengushtësinë e kriminelit ordiner, dhe të vijojnë reformën gjithëshqiptare në Ballkanin Perëndimor.

“Ja një rregull strikt në politikë: kur kundërshtari yt i egër tërbohet nga akti yt përfitues, ti duhet të vijosh me mëtejësinë e atij akti. Kjo duhet të jetë edhe metoda politike e nisur në politikën shqiptare të Tiranës dhe Prishtinës në lidhje me bashkimin kombëtar, dhe as që duhet pyetur për kërcënimet qesharake të Beogradit politik.

Marrëveshja gjithshqiptare Kosovë-Shqipëri, duhet të vijojë, sepse ajo është historia e ardhshme e Shqipërisë. Si duhet të jetë marrëveshja?

Tre janë aspektet e domosdoshme të marrëveshjes gjithëshqiptare:

1. Midis dy ushtrive Shqipëri-Kosovë.

2. Në tregtinë e lirë, pa tarifa doganore; në investime të përbashkëta në prodhimin industrial për të hyrë në Tregun Perëndimor; dhe investim në strukturimin juridik të tregut e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

3. Në arsimin e lartë dhe të mesëm për fillimin e reformës së përbashkët arsimore dhe ngritjen e një universiteti shqiptar të nivelit të lartë Perëndimor; të financuar nga të dy shtetet.

Po serbët e çmendur?

Shqiptarët duhet t’i lënë ata në mendjengushtësinë e kriminelit ordiner, dhe të vijojnë remarreveshja

formën gjithëshqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Cila është kjo reformë?

l

Marrëveshja trefishe Shqipëri-Kosovë, që përcaktuam më lart, mban në vetvete reformën gjjthëshqiptare në Ballkanin Perëndimor. Pa u bashkuar territorialisht nën administrimin e Tiranës: Prishtina, Shkupi, Presheva, Plava e Gusia, Sanxhaku dhe Çamëria, Ballkani nuk do të ketë qetësi, sepse është në zhvillim integral bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Më i rëndësishëm është fakti që në të gjithë këtë trevë që përfshin katër shtete, shqiprarët janë aleatë të pamposhtur të Amerikës. Po Amerika?

Politika amerikane kuptohet se është në avanguardë të kësaj skeme, por po has pengesa nga krerët e shitur shqiptarë, të cilët janë të gjithë të korruptuar. Por, pastrimi i tyre ka filluar: janë dy gjykata që do të bëjnë pastrimin e antishqiptarëve në Prishtinë dhe në Tiranë: Gjykata Speciale në Hagë, për korrupsionin antishqiptar në Kosovë; dhe Gjykata e Posaçme në Tiranë, për korrupsionin antishqiptar në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Nga studentët mori goditjen finale/ Kryeministri Rama nuk e di as vetë se ku po shkon

Në fakt, kjo është në substancë reforma panshqiptare në Ballkanin Perëndimor.

ll.

A kemi ne sot shenja të qarta që kjo reformë panshqiptare po ecën në drejtimin që përcaktuam më lart?

Sigurisht që shenjat janë të plota. Ngritja në funksion të të dy gjykatave speciale, njëra në Tiranë dhe tjetra në Hagë, është shenja-provë e cila na provon se panshqiptarizmi është skemë e politikës amerikane dhe politikës gjermane.

Të dyja gjykatat e ngritura posaçërisht për të pastruar politikën shqiptare nga të shiturit e korruptuar, tani është prova që na provon se bashkimi panshqiptar në Ballkanin Perëndimor, në një shtet, është çështje kohe, madje duhet theksuar se kjo është një çështje që i takon të ardhmes së afërt.

lll.

Po ta shohesh me vëmendje dhe pa u ngutur, me një analizë të thjeshtë e kupton se politika amerikane është në avanguardë për bashkimin panshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Kjo sepse, Ballkani Perëndimor është një zonë shumë e rëndësishme e interesit amerikan, dhe shqiptarët janë sot populli më proamerikan në këtë zonë. Të tre shtetet sllavë, që në fakt janë pushtues territoresh shqiptare, nuk kanë lidhje fare me interesin amerikan, sepse janë nën influencën ruse. Prandaj, eliminimi i korrupsionit të lartë shqiptar është një domosdoshmëri për t’i hapur rrugën politikës së re shqiptare.

Por, ndërkohë janë dy politika sllave që kanë blerë liderët politikë në Shqipëri dhe në Kosovë: Beogradi dhe Moska. Të dy këta kanë shpenzuar miliona për bllokimin e zhvillimit shqiprar në Tiranë dhe në Prishtinë. Sigurisht për Shqipërinë ky është një turp historik, por ja që është një realitet i hidhur.

Gjithsesi, në funksion të këtij fakti, na duhet të theksojmë edhe një herë që Specialia e Hagës për Kosovën dhe Byroja Kombëtare e Hetimit e Gjykata e Posaçme në Tiranë, janë instrumentet që do të shpëtojnë shqiptatët nga ky turp historik që i ka pushtuar dhe nuk po i lë që të marrin frymë. Opinioni publik në Shqipëri ndërkohë po pret fillimin e hetimit të korrupsionit të lartë shtetëror nga BGH. Dhe ndërkohë, ngritja e kësaj Byroje tani ka filluar.

Domethënë Shqipëria dhe shqiptarët, më në fund, kanë hyrë në rrugën e tyre të shpëtimit. Po Beogradi? Ai le të vijojë të lehë me treshen e vet të deprimuar që po i drejton, se shqiptarët e kanë të garantuar sigurinë dhe historinë e tyre progresive në lidhje me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Ngjela./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Publikuar

-

Nga

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Nëse një ushtarak ka një vërejte ndaj Forcave të Armatosura duhet ta mbaj atë përbrenda pasi në të kundërt mund t’i kushtojë rëndë.

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon ndryshimin e masave disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. Si risi në këtë ligj është futur termi i cili cilëson si shkelje të rëndë disiplinore shprehjen e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura.

Propozimi i ri ka shkuar edhe më tej, ushtaraku nuk mund të shprehet as në formë shkresore, elektronik apo verbale. Pra nëse ka një kritikë, nuk mund ta thotë as në rrjetet sociale e as përpara të tjerëve ku kjo e fundit mund të sjellë një efekt bumerang, spiunimin brenda vetë forcave të armatosura.

Tek kategoria e shkeljeve të rënda është futur edhe respektimi i orarit të punës. Nëse një ushtarak shkon brenda një muaji dy herë me vonesë apo lë punën më herët, atëherë ai është subjekt i komisionit të disiplinës pasi ka kryer një shkelje të rëndë.

LEXO EDHE:  “Një lëvizje prej budallai”, Ngjela tregon gjendjen aktuale të PD: Basha po kërkon të gënjejë përkrahësit

LEXO EDHE:  Fjalimi i Rudina Hajdarit/ Ngjela: Mendimi i zv.ndihmësit të Sekretarit të Shtetit amerikan

Tek ndëshkimet është futur edhe termi stërvitje disiplinuese. Pra nëse një ushtarak kryen ndonjë shkelje të lehtë, a mund të ndëshkohet menjëherë me vrap, pompa palosje dhe këtë ndëshkime mund të shkojnë për ushtarakët deri në gradën e kapitenit./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kisha pritshmëri më të lartë për ty”/ Përplasje mes Telitit dhe Xhafajt

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme në “Real Story” ka gjeneruar dsa debate e fërkime të vogla mes shefit të kabinetit të Lulzim Bshës në PD dhe zv.Ministrit Etjen Xhafaj.

Gjatë bisedës në studio në shumë raste Xhafaj ka ndërhyrë për të ndërprerë Telitin dhe e kundërta.

Në një rast u dëgjua Teliti ndërsa i drejtohej Xhafajt: Kisha pritshmëri më të lartë për ty, por më zhgënjeve sot!

Ndërhyrje të Oketës dhe Telitit pati edhe gjatë fjalës së deputetes Ekonomi teksa ajo fliste për punën e qeverisë për rindërtimin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Publikuar

-

Nga

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta mbrëmjen e sotme ndaj kryeministrit Rama, ku tha se ky I fundit ka dërguar sot emisar tek një ish-komandat i UÇK-së që t’i ofrojë tendera dhe para.

Kjo sipas Bashës, për të tërhequr fjalët e mira që ky ish-komandat ka thënë për kryedemorkatin sa I përket çështjes së hetimit të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Jo vetëm që skam fshehu asgjë po jam krenar për çdo sekondë të jetës sime dhe në veçanti për rolin që kam luajtur në ato vite.

Dhe kjo pikërisht ma bëri fare të thjeshtë, madje do të thoja që ishte një bomerang përpjekja e Edi Ramës për të kapitalizuar në një moment të tillë, të vështirë për Kosovën mbi një histori që e ka përdorur 3 herë më parë. Sa herë vijnë zgjedhjet, këtë histori nxjerr.

Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.

Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.”, tha Basha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE