LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen formacionet zyrtare/ Reja fut titullarë 3 debutues ndaj Kazakistanit

11 Tetor 2020, 11:51, Sport CNA
Publikohen formacionet zyrtare/ Reja fut titullarë 3 debutues ndaj

Shqipëria luan ndaj Kazakistanit duke filluar nga ora 15:00, në ndeshjen e tretë të vlefshme për Ligën C në grupin 4 në Ligën e Kombeve. Një ndeshje ku kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, kjo edhe pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në ?Air Albania?, muajin e kaluar.

Shqipëria kërkon të dalë e para e grupit dhe për këtë arsye, ditën e sotme do të kërkohet vetëm fitorja, për të vazhduar më tej. Përsa i përket formacionit, në fushë do të jenë 3 debutues, si Broja në sulm, Kalaku në mesfushë dhe Kumbulla në mbrojtje.

Ndërkohë që vendin e Elseid Hysajt në krahun e djathtë e mere Federik Veseli, me Rejën që ka preferuar këtë të fundit para Memollës apo Lenjanit, që gjithsesi pozicionin natyral e kanë në krahun e majtë.

Formacionet zyrtare:

Kazakistani: (5-3-2)  Pokatilov, Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev, Kuat, Tagibergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov.  Trajner: M. Bilek.

Shqipëria: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj. Trajner E. Reja.

Lajmet e fundit nga