LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prej 14 ditësh në grevë urie/ Naftëtarët e Ballshit në gjendje të rëndë shëndetësore

11 Tetor 2020, 08:05, Kronika CNA
Prej 14 ditësh në grevë urie/ Naftëtarët e Ballshit

Naftëtarët e Ballshit hynë sot në ditën e 14-të të grevës së urisë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore vijon të përkeqësohet.

Mësohet se naftëtarët ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa janë vetëizoluar dhe nuk pranojnë të dalin apo të ushqehen.

Ata kanë paralajmëruar se do të sakrifikojmë deri në ditën e fundit, ndërsa kanë kërkuar zgjidhje të situatës së tyre nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë këtu se dy ditë më parë e djeshme grevistët mbyllën dyert e ambientit ku po qëndrojnë duke mos lejuar të hynë as gazetarët.

Naftëtarët kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre që ka të bëjë me pagat e prapambetura dhe rikthimin e punës në rafineri.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore mbi kërkesat e tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga