LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasojat e ndarjes së gjithçkaje në rrjetet sociale

11 Tetor 2020, 06:58, Blog CNA
Pasojat e ndarjes së gjithçkaje në rrjetet sociale

Nga Massimo Mantellini ?Internazionale?

Disa vjet më parë sociologu, Natan Jurgenson, foli mbi mënyrën se si kanë ndryshuar sytë e njerëzve në epokën e ndarjes digjitale. Sytë tanë mbeten të njëjtë, shpjegon ai, por shikimi ynë është krejtësisht i ndryshëm.

Ajo që shohim, duke ecur në rrugë apo gjatë një udhëtimi me makinë ose tren, nuk është më material i thjeshtë për kujtesën, por vlerësohet sipas mundësisë së tij për t?u ndarë në rrjetet sociale. Ne e ndalojmë makinën në anë të rrugës jo për të vëzhguar një perëndim të jashtëzakonshëm të diellit, por për të ndarë më të tjerët një perëndim të jashtëzakonshëm të diellit.

Shumë shpejt u bë e qartë se dëshira për të ndarë përjetimet tona, nuk kufizohej vetëm me perëndimin e diellit, por shumë ngjarje në jetën tonë. Shumë shpejt ne njerëzit u shndërruam në makineri të shkathëta që vetëm ndanim postime në rrjetet sociale.

Një qëndrim i tillë i ndau njerëzit në dy grupime të mëdha:ata që i përshtaten këtij ndikimi të ri dhe ata që shpesh duke mos e kuptuar, e kundërshtojnë ashpër atë. Jurgenson, duke cituar shkrimtarin francez Emil Zola, na thotë se kjo nuk është një risi:teknologjia e ka ndryshuar gjithnjë këndvështrimin tonë, dhe marrëdhënien e saj me të vërtetën.

Kjo ka ndodhur me fotografinë, me rrjetet hekurudhore, dhe do të ndodhë ndoshta në të ardhmen me ndonjë djallëzi të re që tani as nuk dimë ta imagjinojmë. Sidoqoftë, aspekti përkatës është se praktikat aktuale të ndarjes ndoshta i shtojnë vlerë jetës sonë, ndoshta ia heqin asaj, por ato sigurisht që janë të afta që të shkaktojnë konflikt.

Dhe ka gati gjithmonë përplasje:ato përqendrohen tek figura publike pak a shumë të njohura. Ata përgjithësisht fokusohen tek publikimi i imazheve ose videove. Barbara Elen flet në ?The Guardian? për ?një nevojë të fortë për të ndarë gjërat me të tjerët?: ajo i referohet fotove të postuara nga modelja amerikane Krisi Teigen menjëherë pasi humbi fëmijën e saj të tretë për shkak të ndërlikimeve gjatë shtatzënisë.

Imazhet bardh e zi, të bëra publike në Instagram, ngjallën shumë debate në rrjetet sociale, dhe madje përfunduan në faqen e parë të një prej gazetave kryesore në Itali. Miliona njerëz u gjendën befas përballë një prezantimit të paparë të dhimbjes së të tjerëve, dhe ndjen nevojën për të komentuar mbi të.

Nuk është e vështirë të kuptohet – thotë Elen – që nëse keni lindur dhe jeni rritur në një kontekst të tillë, mund të kuptohet edhe dhimbja, madje edhe vdekja, madje edhe fëmija juaj i tretë që nuk është më. Edhe përqafimi intim dhe i dëshpëruar me burrin tuaj të famshëm, mund të ekspozohet për miliona njerëz, vetëm pak momente pasi ka ndodhur tragjedia.

Diçka e ngjashme, por me tipare më lokale dhe me më pak dramë, sillnin fotot e njoftimit të shtatzënisë së dytë të Kiara Ferranjit. Fotoja me ekografinë e fëmijës tjetër të palindur, ka shkaktuar polemikat e zakonshme rreth oportunizmit dhe largpamësisë, rreth interesit cinik dhe shikimit mendje-hapur ndaj botës.

Tek e fundit, nuk është vetëm patrulla e madhe ?jashtë rrjeteve sociale?, domethënë, ata që vështirë se mund të kenë ndonjë ide se çfarë po ndodh (por që përfaqësojnë shumicën dërrmuese të drejtuesve të opinioneve në media):edhe midis atyre që përdorin mjete të ngjashme çdo ditë dhe janë kompetentë për to, kritikat bëhen shpesh dominuese.

Do të jetë kaq e dobishme të diskutohet mbi këndvështrimin që gjeneron e gjithë kjo dhe pasojat e tij. Por do të jetë e nevojshme ta bëjmë këtë duke pasur parasysh se sa shumë kanë ndikuar teknologjitë e ndarjes në jetën tonë. Sesa fijet lidhëse midis njerëzve në vitet e fundit janë bërë shumë të dendura dhe të nyjëzuara, dhe si kompleksiteti i ndjenjave tona na detyron të përballemi çdo ditë me shpejtësinë e rrjeteve.

Mua më duket se nga e gjithë kjo lind një pamundësi thelbësore e gjykimit. Ajo që na duket intime – lindja, vdekja, ndarja e emocioneve të fuqishme personale, që deri dje i shoqëronim me marrëdhëniet familjare ose sentimentale – është sot diçka shumë e largët.

Aq e largët sa mund të lidhet me njerëz të famshëm, emrin e të cilëve tani e lexojmë për herë të parë, dhe ata jetojnë në anën tjetër të botës. Është diçka për të cilën nuk kemi ndonjë informacion të caktuar, dhe natyra e së cilës do të jetë shumë e lehtë për të na mashtruar.

Nëse ka diçka që mund të na mësojnë rrjetet sociale, ajo është se sigurisht shikimi ynë tani është shumë i lartë dhe dominon horizontin.

Por megjithëse përshtypja që kemi është se mund të kuptojmë gjithçka, në realitet ne vazhdojmë të dimë pak mbi gjithçka. Tamam si dikur, kur Emil Zola tha në vitin 1901 se ?asgjë nuk ekziston, nëse nuk është fotografuar?. Nuk ishte e vërtetë atëherë, dhe nuk është e vërtetë as sot./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga