LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një farsë për të eleminuar Klevis Balliun dhe shpëtuar Enno Bozdon

11 Tetor 2020, 10:29, Politikë CNA
Një farsë për të eleminuar Klevis Balliun dhe shpëtuar

Një proces që u mbyll më keq sesa nisi. Një votim që në fakt nga ushtrim për të provuar trupën elektorale u kthye në një konflikt të hapur rivalësh që shkoi me rrahje në Kamëz dhe pistoleta në brez në Devoll, apo persona me rekorde kriminale në garë.

Gara më qesharake dhe më e panevojshmja që mund t?ju kursehej demokratëve në këtë moment të vështirë ku po i parakalon LSI në kthesë për nga protagonizmi dhe beteja kundër qeverisë.

Lulzim Basha zgjodhi që të ndërtonte një proces fals, me manipulime dhe shifra fiktive që në fund dhanë një rezultat, votuan sipas Lulit 40 mijë demokratë nga 105 mijë antarë të pretenduar që gjithmonë firojnë rrugës sa herë ka votime, dhe këta 40 mijë hoqën Klevis Balliun dhe Enno Bozdon por këtë të fundit e shpëtoi vetë Gaz Bardhi.

Pra dy javë votime që sinjalin e një procesi të deformuar e dhanë që ditën e parë në Dibër e Kukës ku u skualifikua Dhurata Çupi apo Bashkim Shehu dhe ja mbathi nga gara Flamur Noka.

Manipulime në Shkodër, ku u rrit pjesmarrja fiktivisht për të shpëtuar Bardh Spahinë, Lorenc Lukën dhe Voltana Ademin.

Në qarkun Korçë u eleminuan Klevis Balliu dhe ish deputeti Hekuran Hoxhalli, demokratët skualifikuan edhe Dritan Shanon, Andrea Manon dhe Ervin Salianjin, por sërish me manipulime gjithçka për t?i shpëtuar pasi Lulit i binte 100% e listës.

 

Votë masive kundër Igli Carës në Durrës dhe kontestime edhe për Oerd Bylykbashin.

Në Vlorë Bujar Leskaj ishte më i votuari kundër bashkë me deputeten Meçorapaj.

Në Berat ra ?dëshmor? Astrit Veliaj i cili nuk i përkiste PD por PR dhe kishte konflikte pasi nuk paguante sa duhet për drejtuesit e degës.

Pa folur për farsën e Fierit, Elbasanit, Lezhës dhe Gjirokastrës, për ta mbyllur me qershinë mbi tortë që është Tirana. 140 kandidatë dhe u hoq në emër i panjohur, fituan të gjithë.

U tha se votuan 40 mijë, shifra reale nuk është as 20 mijë. Procesi ka një fakt tjetër, votuan 99% e listës aktive dhe fituan 99.99% e kandidatëve.

Edhe sikur t?i kishte lënë 4 mijë emra sa pretendon Luli se ishin votuar të gjithë do kalonin. Ky moment të kujton një kohë të largët por që e gjen në shumë dokumentarë e filma të kohës.

Më parimin votat tona plumb për armikun, rroftë bashkimi Parti-Popull, apo ç?thotë populli bën partia duke mbajtur lart frymën revolucionare, të gjitha votat për kandidatët e frontit, deri këtu shkoi një farsë nuk ka ende njerëz që e marrin seriozisht Lulzim Bashën të cilët sërish u manipuluan, dhe u keqpërdorën për një aksion të dështuar ku u skualifikua Klevis Balliu dhe Astrit Veliaj dhe u shpëtua nga përvëlimi Enno Bozdo.

Një proces poshtërues që Luli e donte për të vrarë “armiqtë” brenda PD, por asnjë kritik si shkoi pas lojës së Bashës që tani ka ngelur duke shijuar poshterimin që u bëri qindra kandidatëe duke i futur në një garë që su bë kurrë dhe tani po merr falenderimet e tyre me shpresën se mund të jenë nesër në listë. Ka ende shumë rrugë nga komisioni Ruli – Luli tek kunati dhe deri në KQZ./ CNA.al

Lajmet e fundit nga