Connect with Us

Një anëtar i stafit të Varhelyit pozitiv me koronavirus/ Vetëizolohet Komisioneri për Zgjerimin

Bota

Një anëtar i stafit të Varhelyit pozitiv me koronavirus/ Vetëizolohet Komisioneri për Zgjerimin

Publikuar

-

Mbyllja e hendekut socio-ekonomik/ Komisioneri Varhelyi: 30 miliardë € ndihmë por duhet të jeni të bashkuar

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, me anë të një postimi në “Twitter” bën me dije se një anëtar i stafit të tij ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Varhelyi shprehet se ai vetë ndihet mirë, nuk ka simpatoma dhe se do të vetë-izolohet.

“Jam informuar sot se një anëtar i ekipit tim ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit.
Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe ekipi im jemi vetë-izoluar në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndroni të sigurt!”, shkruan Varhelyi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Ja persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 160 qytetarë të infektuar. Ndërkohë 5 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19.



Lajmi i mirë është se janë shëruar 1.039 qytetarë, ndërsa ky numër që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 149.820.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Bardhyl Londo sjell “Prilli i hidhur”, poezi të shkruara në kohën e depresionit

LEXO EDHE:  Rritet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 107 viktima, 3089 të prekur

Sa i përket numrit të rasteve aktive ai është 6.751./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vazhdon bllokada në veriun e Kosovës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje Serbisë që si Kosova edhe Serbia t’i heqin tabelat e përkohshme të automjeteve e qytetarët të lëvizin lirshëm. Serbia pret përgjigje nga BE lidhur me marrëveshjet me Prishtinën.

Është dita e tretë që serbët e veriut të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak, në shenjë proteste pas vendosjes së masave të reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë. Bllokada me vetura dhe kamion me zhavorr në rrugë tashmë është e gjatë mbi dy kilometra, por nuk njoftohet për incidente.

Forca të shtuara të njësive speciale të policisë së Kosovës gjenden përballë barrikaduesve dhe akoma nuk ka ndonjë aksion për të zhbllokuar rrugët. Të hënën Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë. Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkoi tërheqjen e trupave të policisë së Kosovës nga veriu, por më pas u shpreh “të ulemi të bisedojmë”. Ai po ashtu ka kërkuar një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian, nëse marrëveshjet e Brukselit janë në fuqi apo jo. “Për këtë do të presë muajin e ardhshëm e nëse s’merr përgjigje është shenjë se marrëveshjet s’ekzistojnë”, tha Vuçiç.

Kurti: “Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha të mërkurën pas një mbledhje të qeverisë se “si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve si pjesë e zgjidhjes së situatës së krijuar ditëve të fundit në veriun e Kosovës”. “Oferta jonë publike besoj që është tejet praktike përveçse gjeneroze e kjo është le t’i heqin tabelat e përkohshme edhe Serbia edhe Kosova dhe në këtë mënyrë qytetarët le të qarkullojnë sa më shumë e me sa më pak vonesa”, tha Kurti, duke shtuar se “Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen takimet dhe bisedimet dhe natyrisht që si gjithmonë jemi të gatshëm, të hapur e të interesuar sepse është interesi i qytetarëve për një gjë të tillë”.

Informohet QUINT-i



Kryeministri i Kosovës, të martën priti në një takim ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, dhe i njoftoi ata për vendimin për reciprocitet për targa të Serbisë dhe për zhvillimet në veri të Kosovës. Sipas tij, “vendimi për reciprocitet nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase”. “Njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare. Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpijnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cënuar ata”, u tha Kurti ambasadorëve të QUINT-it duke shtuar se “liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet”.

“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, theksoi Kurti. Kryeministri i Kosovës njoftoi se ka zhvilluar edhe një bisede telefonike me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, por nuk dha detaje.

LEXO EDHE:  Merkel del nga karantina/ Kthehet në punë pas vetizolimit

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Bardhyl Londo sjell “Prilli i hidhur”, poezi të shkruara në kohën e depresionit

Reagime nga BE

Ka disa reagime nga BE pas tensionimit të situatës në veriun e Kosovës. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi lidhur me gjendjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, shkroi se është e rëndësishme të ushtrohet përmbajtje dhe të zvogëlohen tensionet, të kthehet dialogu dhe të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë. “Veprimet e njëanshme kurrë nuk janë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen”, shkroi Varhelyi në Twitter. Reagime ka pasur edhe nga i ngarkuari i Borrell për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili është i shqetësuar për zhvillimet në veri dhe bëri thirrje për një ulje të menjëhershme të tensioneve. “Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rivendoset një mjedis paqësor dhe të lejohet liria e lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për të lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog”, shkroi Lajçak në Twitter.

Autoritetet e Beogradit, thonë se Kosova, me vendosjen e reciprocitetit në targa të veturave të Serbisë, ka shkelur dispozita të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën dy vendet e kanë arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. E Prishtina zyrtare thotë se janë duke vepruar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Deri më tani, qytetarët e Kosovës me targa të Republikës së Kosovës, kur kanë hyrë në Serbi, janë detyruar të marrin tabela të përkohshme dhe kanë paguar pesë euro për targa që janë të vlefshme për 60 ditë. Tash edhe Prishtina zyrtare po e aplikon të njëjtën praktikë për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë. /DW

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Tashmë Delta është varianti dominues në mbarë globin

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të COVID-it, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Më pak se 1% ka mbetur aktualisht në qarkullim nga variantet alfa, beta dhe gama. Është vërtet delta që dominon në të gjithë botën”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19ën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas zonjës Van Kerkhove, varianti delta është aq i transmetueshëm sa që ka zëvendësuar variantet e tjera që qarkullojnë në të gjithë botën.

Qindra njerëz demonstruan të martën në qytetin e dytë më të madh të Australisë kundër kufizimeve të koronavirusit që qeveria vendosi për industrinë e ndërtimit.

Zyrtarët njoftuan se kantieret e ndërtimit në Melburn do të mbyllen për dy javë mes shqetësimeve se lëvizja e punëtorëve po kontribuonte në përhapjen e COVID-19.

Punëtorët e ndërtimit gjithashtu tani kërkohet të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit para se të lejohen të kthehen në punë.

Shteti Victoria, ku ndodhet Melburni, raportoi 603 raste të reja të martën, niveli më i lartë deri më tani i infektimeve ditore gjatë këtij viti.

Në Zelandën e Re, kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi të martën se gjobat për prishjen e protokolleve të koronavirusit do të rriten duke filluar në nëntor.

Ndryshimet do të rrisin gjobën për dikë që qëllimisht nuk respekton rregullat për COVID-19ën, nga rreth 2,800 dollarë në 8,400 dollarë. Ata që shkelin kufizimet gjithashtu mund të përballen me deri në gjashtë muaj burg.



Bizneset që shkelin kufizimet e koronavirusit mund të përballen me gjoba deri në 10,500 dollarë.

“Suksesi ynë është bazuar vërtet në faktin se njerëzit në përgjithësi kanë zbatuar rregullat”, tha zonja Ardern në një konferencë shtypi. “Sidoqoftë, ka patur tek-tuk ndonjë person që ka thyer rregullat dhe i ka vënë të tjerët në rrezik”.

LEXO EDHE:  “Hiqni urgjent dorë nga propaganda”/ Basha: Po ndjek situatën për masat e marra koronavirusit

LEXO EDHE:  Rritet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 107 viktima, 3089 të prekur

Ndërkohë, Guvernatori Jay Inslee, i shtetit perëndimor të Uashingtonit, i kërkoi qeverisë federale ndihmë që të përballohet ngarkesa e spitaleve, pasi varianti delta ka shkaktuar një numër të madh infektimesh.

Zoti Inslee i dërgoi një letër të hënën koordinatorit për pandeminë në Shtëpinë e Bardhë, Jeffrey Zients duke thënë se spitalet në shtetin e tij kanë arritur ose tejkaluar kapacitetin dhe se ai ka nevojë për personel ushtarak që të ndihmojë stafin e spitaleve.

“Sapo varianti delta goditi shtetin e Uashingtonit, shtrimet në spital për COVID-19ën u rritën”, tha zoti Inslee. “Nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit, pamë që shtrimet në spital dyfishoheshin çdo dy javë. Spitalet janë munduar të shtojnë shtretërit dhe kanë anuluar shumicën e procedurave jo urgjente, por janë akoma mbi kapacitetin në të gjithë shtetin”.

Infektimet e reja ditore dhe numri i njerëzve të shtruar në shtetin Uashington kanë arritur ose janë afër niveleve të tyre më të larta gjatë pandemisë.

Zyrtarët e shëndetësisë të shtetit Uashington raportojnë se 69% e njerëzve të moshës 12 vjeç e lart në këtë shtet janë plotësisht të vaksinuar.

Kjo është më e lartë se shifra kombëtare, me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që raportojnë se 64% e popullsisë të moshës 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht.

Numri i vdekjeve të reja nga virusi në Shtetet e Bashkuara ishte 2.302 të hënën – më i larti i regjistruar që nga marsi, sipas të dhënave nga Qendra e Burimeve të Koronavirusit të Universitetit Johns Hopkins./VOA

LEXO TE PLOTE