Connect with Us

Nga Kreshnik Spahiu/ 10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar me 2017

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ 10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar me 2017

Publikuar

-

Nga Kreshnik Spahiu/ 10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar me 2017

Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, por ato asgjë nuk do ndryshojnë!

Kodi i ri elektoral forcon edhe më shumë establishmentin e vjetër politik dhe mbyll çdo mundësi për alternativat e reja politike sepse përjashtoinë listat e hapura për partitë e reja.

Zgjedhjet e reja parlamentare 2021 nuk garantojnë as rotacion dhe as evolucion por thjesht stanjacion.

Partia Demokratike po përsërit gabimet e 2017 dhe nuk ka arritur të plotësoj asnjë parakusht për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe barabarta.

Ajo është nënshtruar 10 herë më keq se 2017 dhe kanë disa disavantazhe në raport me zgjedhjet e kaluara:

– Në 2017 kishte një qeveri teknike, ndesa në 2021 një qeveri socialiste.

– Në 2017 policinë e kontrrollonte PD-ja (Dritan Demiraj) dhe jo Sandër Lleshi

– Në 2017 drejtsinë e kontrrollonte Gazmend Bardhi si Ministër Drejtësie dhe jo PS-ja

– Në 2017 KQZ drejtohej nga opozita (Klement Zguri) dhe jo nga socialistët

– Nē 2017 financat i menanxhonte PD dhe jo PS.

– Në 2017 LSI-ja nuk kërkonte 42 deputet në listat e PD por garonre më vehte. Në bazë të Ligjit të Ri elektoral, nëse opozita do hyj në zgjedhje me një listë atëhere në 140 emra, 42 i takojnë LSI sipas rezultatit zgjedhjeve. Nëse PD nuk i fut në lista atehere LSI del më vehte.

– Në 2017 marrëveshja u garantua nga zv/sekretari amerikan i shtetit, ndersa në 2021 garant del Gjiknuri dhe Bylykbashi.

– Në 2017 nuk kishte përçarje për emra kandidatësh dhe thyreje kutish votimi në celular e partisë ku nga 6000 kandidat do kualifikohen vetëm 60 dhe 5940 do mbeten të pakënaqur dhe “armiq”.

– Në 2017 Partia Demokratike garoi me logon e saj, ndersa ne 2021 logo e PD nuk do figuroj në fleten e votimit sepse i duhet te ketë logon e opozites bashkuar.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari sfidon publikisht Bashën/ Nuk ka rrugë tjetër, unë do të dal nga ajo tryezë vetëm me...

– Në 2017 Partia Demokratike drejtonte 18 bashki, Vorë, Kamëz, Shkoder, Kukes, Tropoj, Lezhë, Pogradec, Përmet..etj, ndërsa në 2021 janë 100% bashkive socialiste.

– Në 2017 Partia Demokratike hynte në zgjedhje pas 3 muajsh protestat të përditshme, ndësa në 2021 po hyn pas 2 vjetësh pas asnjë fryme protestash dhe gjumi letargjik.

– Pas një nate të gjatë negociatash në 2017, Kryetari i opozitës Basha tha: “MeRamën është arritur marrëveshja për zgjidhjen e krizës sipas paketës MacAllister Plus të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja është arritur në favor të PD me garanci amerikane”. Në 2020 s’ka marr asgje nga marrveshja me Ramën apo me amerikanët.

Pavarsisht kushteve të favorshme për PD, ajo pati humbjen më të thellë në historinë e saj me vetëm 40 deputet. DMTH: Asaj i duhen edhe 31 deputet plus që të marri pushtetin.

Demokratët janë verbuar dhe s’duan të lexojnë apo kuptojnë gabimet e zgjedhjeve të kaluara. Ata i kanë thelluar dēshtimet dhe janë mbytur nē stuhinë para elektorale dhe luftën brenda vetes me listat.

Aq shumë mllef dhe urrjetje kanë brenda llojit saj, aq sa luftuan dhe eleminuan nga kreu i KQZ, ish zv/kryeministrin e Berishës (Ilir Rusmalin) dhe votuan ish-mininstrin e Edi Ramës (Ilirjan Celibashin)

Demokratët urrejnë cdo kënd brenda vehtes. Në listat e deputetve nuk gjen asnjë nga 385 themeluesit e PD të 12 dhjetor 1990.

Lërini të shqyejnë njëri-tjetrin për lista dhe do më kujtoni në 26 Prill:

“Një popull që harron gabimet dhe të kaluarën, është i detyruar ta përsëris historinë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Ilirjan Blloshmi/ Ilir Meta ka nisur fushatën, pasi ka frikën e vet!

Publikuar

-

Nga

Lidhjet e Metës me botën e krimit/ Disa të vërteta që “fundosin” presidentin

Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga makineria e propagandës së Ilir Metës dhe punëtorët “e pavarur” mediatik të tij. Me një gjuhë të lëshuar si ata rrugaçët e lagjes, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur fushatën për veten e vet. Këtë gjë po e bën në emrin e popullit. Po flet në emrin tënd o popull. Por Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me popullin. Ilir Meta ka hallin e vet. Ilir Meta nuk e di se cfarë do të thotë të jesh i varfër. Pasi i ka dhënë Gimi 700 mijë euro. Ilir Meta nuk e di se cfarë do të thotë, të mos mbushësh barkun me bukë thatë. Pasi ha ngjala dhe mban dietë me paratë që i ka grabitur Shqiptarëve. Ilir Meta nuk e kupton se arsyet ekonomike nuk të lejojnë të dërgosh fëmijën në shkollë. Pasi fëmijët e tij janë në londër në një nga shkollat më të shtrenjta në botë.

Diskursi politik dhe mediatik, i Ilir Metës është shpikja e një sallate termash, bërja turli e dekoratave që shpërndanë në Shqipëri dhe jasht saj. Ilir Meta po luan fort me këtë pike për të fituar sadopak simpatinë e Shqiptarëve. Në mungesë të armiqve, pasi askush nuk po merret me të. Ilir Meta ka nisur të gërmojë për mëkatarë dhe armiqt e brendshëm.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari sfidon publikisht Bashën/ Nuk ka rrugë tjetër, unë do të dal nga ajo tryezë vetëm me…

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari sfidon publikisht Bashën/ Nuk ka rrugë tjetër, unë do të dal nga ajo tryezë vetëm me...

Ilir Meta duke parë që është një “kartë e djegur” në politikë, po përdor mekanizma të tjera. Si psh krijimi i formacione jo politike. Ilir Meta ëndërron një lëvizje all Tcipras si në Greqi ose një lëvizje all 5 Yje si në Itali. E për këtë ka vënë në lëvizje cdo aset që paguan me paratë që i ka vjedhur shqiptarëve. Ilir Meta duke qënë një biznesmen-politikan i ushtruar fort në profesionin e vjedhjes, grabitjes, gënjeshtrës, mashtrimit. Po bën cdo gjë për shpëtuar karrierën e tij politike. E këtë po e bën në kurrizin e vuajtur e të stër-madh të shqiptarëve.



Slogani, “mbi partitë” apo “për shqiptarët” i hedhur në treg nga Ilir Meta është thjesht elektoral. Ky slogan i Ilir Metës  nuk ka çfarë të japë e të mbledhë më, në skenën politike të Shqipërisë. I vetëmi slogan që Shqiptarët duhet të mbështesin është të shohin Ilir Metën në bankat e drejtësisë!

Nëse Ilir Meta nuk dënohet, atëhere mos i besoni asnjë fjalë se çdo gjë që ai bën, e bën për vete dhe jo për shqiptarët.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Anomalitë: Çmëndja e Ilir Metës dhe qetësia e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Çmëndja e Ilir Metës dhe qetësia e Lulzim Bashës

Nga Bledi Lumani

Të dy janë në opozitë me Edi Ramën dhe duan ta rrëzojnë nga pushteti.

I pari, si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend.

I dyti, si… president i Republikës!

Por, ndërsa i pari shfaqet si një politikan normal, i dyti, në mënyrë paradakosale, edhe pse është president, ka ditë që del e ulëret nëpër televizione, ndërsen zëdhënësin e vet kundër mediave e gazetarëve, kërcënon se do shkojë në Parlament, e plot marrëzira të tilla.



Sjellja e të dyve duket një anomali e pashpjegueshme.

Normalisht, pas votimit të fundit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, ai që do të duhej të sillej agresiv, të paktën në dukje, ashtu si dhe kanë kërkuar aleatët e vet, është Lulzim Basha, pasi me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, do të jetë e vështirë ta mundin Edi Ramën. Por, me përjashtim të një deklarate të “butë”, Lulzim Basha nuk është marrë më me këtë çështje dhe ka vijuar takimet e tij për fushatën zgjedhore, duke e anashkaluar atë që ka ndodhur në Kuvend dhe duke u sjellë si kryeministër i ardhshëm, që ka zgjidhjen për çdo problem të vendit. Krejt e kundërta ka ndodhur më Ilir Metën, që ka kohë që e ka humbur “qetësinë dhe dashurinë”, dhe tani frymëzohet nga Avni Rustemi e Vojo Kushi. Protagonizmi i tij i paprecedentë politik për një president, që del e sillet si një kamikaz politik, sipas kundërshtarëve të tij, shpjegohet me frikën nga reforma në drejtësi.

Edi Rama madje e thelloi këtë aludim, duke folur për takime të Metës, me personazhe të botës së krimit, që po “goditen” nga OFL-ja. Argument që në fakt qendron, pasi Ilir Meta është shfaqur publikisht si kundërshtar i reformës në drejtësi, me pretendimin se ajo po përdoret nga mazhoranca, për kapjen e sistemit të drejtësisë, me qëllim goditjen e kundërshtarëve, një prej të cilëve mund të pikërisht ai, Ilir Meta. Por, kjo “çmëndja” e tij e fundit, vështirë të shpjegohet vetëm me frikën. Ka diçka më shumë. Ilir Meta e sheh që LSI është në momentin e saj më të vështirë, pasi e mbetur pa pushtet dhe pa vende pune, nuk ka më çfarë t’iu ofrojë votuesve të saj.
Ata që kaluan tek LSI-ja nga PS apo PD për një vend pune, tashmë janë rikthyer në “bazë” dhe sondazhet e nxjerrin shumë keq partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Zgjedhje me Ramën, kryeministër/ Tërhiqet Kryemadhi?

LEXO EDHE:  Protestat e opozitës dhe Kongresi i Ps-së/ Rama publikon fotot krahasuese

Për më tepër, me ndryshimet e fundit kushtetuese dhe me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, LSI e humbet ndjeshëm fuqinë e saj, pasi nuk do të ketë mundësinë që të marrë votat e mbetura nga partitë e tjera të koalicionit, si partia e dytë më e madhe e koalicionit, siç ndodhi me PS-në në 2013, që solli një rritje të ndjeshme të numrit të deputetëve të kësaj partie. Me një parti drejt shuarjes dhe me mandatin e presidentit që i përfundon shumë shpejt, Ilir Meta do të ishte një politikan pa asnjë peshë.

Ndaj ai është duke luftuar fuqishëm, që kur t’i përfundojë mandati i presidentit, të mos jetë thjesht një ish-president në pension, por një faktor ende i rëndësishëm politik, jo vetëm për të marrë përfitimet e përhershme, por edhe për të pasur imunitet nga ajo që i trembet më shumë, ndëshkimit nga reforma në drejtësi. Është duke luftuar për mbijetesën e tij, ndaj është “çmendur”, ndryshe nga Lulzim Basha, që shfaqet kaq i qetë, pasi edhe nëse i humbet zgjedhjet e prillit, të paktën nuk ka kush e zbon nga PD-ja.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Një popull i marrë që është dashuruar marrëzisht pas marrëzisë

Publikuar

-

Nga

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Çfarë pritet të ndodhë

Nga Mentor Kikia 

Mbrëmë emisionet(debatet) televizive i ishin kushtuar, si gjithmonë, politikës. Rama-Meta-Basha… Përtej sherreve në ekrane, në rrjetet sociale tifozeritë respektive vazhdonin të betejën me “mish e me shpirti”. Kush do fitojë, kush do e hajë, kujt do ia fusim…

E “detyrova” veten dhe lexova një numër të madh komentesh nën disa lajme të tilla, pra me Ramë, Bashë dhe Metë.

Një lukuni njerëzish që shaheshin mes tyre si mbështetës të njërit apo tjetrit.. Sa më shumë më pështiroseshin, aq më shumë nxitesha të lexoja, për të kuptuar se deri ku mund të shkohet. Nuk besoj se ishin të gjithë nga ata komentuesit me pagesë. Kishte aty nga komentet që përpiqeshin të replikonin me një lloj etike me njëri-tjetrin, e të tjerë që fjalën më të kulturuar kishin “këlysh” dhe “lëpirës”.

Pyetja që më shkoi ndërmend ishte: Po mirë, ky është halli më i madh i shqiptarëve, pra të shahen e të pështyhen duke mbështetur secili një politikan?
Faji i parë është i medias që u hedh “qenve” vetëm këto kocka, nga e hëna në të premte, nga emisioni “mirëmëngjes”, deri tek “natën e mirë.



Por fakti ka treguar se kopeja këtë ushqim preferon dhe media gatuan sipas preferencave.
Po vetë njerëzit, a nuk mund ti shpenzojnë energjitë e tyre për të tjera probleme?

LEXO EDHE:  Korrupsioni i qeverisë/Kur do i hapë Basha dosjet e ministrave të LSI-së?

LEXO EDHE:  “Qeveria vijon të rëndojë klimën e binzesit në Shqipëri”/ PD: Vendosi një tjetër barrierë proceduriale antiligjore

Papunësia, korrupsioni, zhvatja e pasurivë kombëtare, shkatërrimi i mjedisit, niveli i shkollës, edukimi i fëmijëve dhe të rinjve etj etj. Edhe nëse dikush guxon të ngrejë çështje të tilla në këtë mejhanen e madhe debatuese, diku dikush do të dalë ti thotë se ti je këlysh i atij apo këtij, dhe të gjithë sulen pas këlyshërisë.

Duket sikur këtë popull e kanë dehur, e kanë trullosur duke i hedhur ndonjë kimikat natën me dron, për të transformuar në një qënie pa dinjitet, pa interesa, pa parime e pa objektiva. Duke e shndërruar në një turmë që të nuk merret kurrë me problemet e veta, por të lufton e është gati edhe të vritet, sikundër është vrarë në fakt, vetëm për partitë dhe politikanët.

Kush mendon ndryshe nga turma, ja tek e ka kufirin, trastën në kurriz dhe të ikë!
Njerëz, tunduni dhe zbrisni në tokë, kuptoni se jeta dhe problemet tona nuk janë vetëm PD-PS-LSI, apo Rama-Basha-Meta. Nëse mbeshtesni njërin apo tjetrin, shpreheni këtë vullnet kur të vijnë zgjedhjet dhe kaq. Nëse mendoni se zgjedhjet janë vonë, dilni në rrugë e rrëzojeni.
Boll e shqyet njëri-tjetrin për ata që, të gjithë bashkë, na shqyjnë ne të gjithëve së bashku.

LEXO TE PLOTE