LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mima thirrje tatimpaguesve/ Përçmojeni, injorojeni Ramën, ata që kini mbi zverk jua ka turrur ai

11 Tetor 2020, 17:41, Politikë CNA
Mima thirrje tatimpaguesve/ Përçmojeni, injorojeni Ramën, ata

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima, ka kujtuar disa nga premtimet e bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë qeverisjes së tij për sistemin tatimor.

Mima i bën thirrje tatimpaguesve shqiptarë që ta përccmojnë dhe injorojnë kryeministrin teksa thekson se misioni i një administrate tatimore, kudo në botë, është që të ndihmojë tatimpaguesit të kuptojnë sa më mirë të drejtat dhe detyrimet e tyre.

Mes të tjerash ish deputeti nënëvizon se PD është përkushtuar që të gjithë trupat administrativë të jenë shërbetore të tatimpaguesit shqiptar.

?Grupet, nengrupet dhe stergrupet kane nje komandant çete qe i frymezon te dalin e te bejne plaçke. Plaçkisin se jane shembelltyre e kryeplaçkisteve qe edhe per pak kohe qeverisin vendin. E mbani mend projektligjin per 10 milione leke gjobe per mosleshim kuponi? Me siguri e mbani mend edhe propozuesin, komandantin e çetes se plaçkisteve. E mbani mend aksionin per ndalimin e shitjes se produkteve vetjake te fermereve pa kase fiskale, sepse duhet te shiteshin produktet e importit te oligarkeve te kryeplaçkitesit? E mbani mend kur ju tha se ua beri zero taksen e biznesit te vogel, por ju paguanit me shume taksa e tarifa sesa me pare? Ishte ai, ai qe sot ju perbetohet se do t’jua heqe nga zverku inspektoret tatimore. Perçmojeni, injorojeni, thjesht mos e llogarisni më, pasi ata qe kini mbi zverk jua ka turrur ai. Misioni i nje administrate tatimore, kudo ne bote, eshte qe te ndihmoje tatimpaguesit te kuptojne sa me mire te drejtat dhe detyrimet e tyre. Ndaj PD eshte e perkushtuar qe ne piedestal te sistemit te ri tatimor te vendoset e te nderohet tatimpaguesi shqiptar, ai qe djersin per te mbajtur me buke familjen e tij, ai qe paguan pjesen e drejte e te ndershme ne arken e perbashket, ai qe sot plaçkitet pa meshire nga çetat private te plaçkisteve rilindiste. Te gjithe trupat administrative do te jene thjesht sherbetore te atij qe rri ne piedestal, te tatimpaguesit shqiptar, qe ai ta kete mendjen si te rrise punen, sesi kjo t’i rrise fitimet, sesi duke fituar sa me shume ai, edhe shteti do te perfitoje me shume tatime e taksa te ndershme e jo plaçke, si deri me sot, ne 8 vitet e plaçkitjes se madhe rilindiste?, shkruan Mima./CNA.al

Lajmet e fundit nga