LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëv drejt largimit nga Gjermania, zbulohet kandidatët për pasuesin e tij

11 Tetor 2020, 08:01, Sport CNA
Lëv drejt largimit nga Gjermania, zbulohet kandidatët për

Joakim Lëv mund të jetë shumë shpejt pa skuadër, trajneri i kombëtares gjermane po rrezikon shumë vendin te ?Pancerat? pas rezultateve të dobëta në Ligën e Kombeve dhe në miqësoren ndaj Turqisë. Mediat gjermane shkruajnë se federata gjermane ka menduar edhe për zëvendësuesit e tij duke përmendur disa emrash trajnerësh.

JYRGEN KLOP ? Trajneri i Liverpulit është një nga kandidatët krye- sorë për të marrë vendin e Lëvit. Klop është kërkuar në kombëtare që pas eliminimit të turpshëm të Gjermanisë në fazën e grupeve në Botërorin e 2018-ës, por trajneri është i lidhur ngushtë me Liverpulin dhe përpara se të vendosë për kombëtaren, duhet të zgjidhë kon- tratën me klubin anglez.

TOMAS TUHEL ? Numri në një pankinën e Parisit është një tjetër kandidat për stolin gjerman.

HANSI FLIK ? Vështirë që Bajerni të heqë dorë nga Hansi, pasi ky i fundit fitoi gjithçka me skuadrën, por në federatë e dinë mirë që ai e njeh shumë mirë ambientin dhe mund të jetë i rëndësishëm për ko- mbëtaren.

KUNST DHE NAGELSMAN ? I pari është zëvendëstrajner i Lëvit, ndërsa i dyti një nga trajnerët më të suksesshëm në vitet e fundit në Bundesligë, edhe pse nuk ka fituar asnjë titull. Julian Nagelsman është pa dyshim një njeri i veçantë në fushë dhe jashtë saj. 32- vjeçari mund të jetë kandidat kryesor për të marrë vendin e Lëvit në rast se ky i fundit largohet.

Lajmet e fundit nga