LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishin në kërkim për tentativë vrasjeje dhe plagosje/ Bien në pranga dy persona në Korçë

11 Tetor 2020, 08:26, Kronika CNA
Ishin në kërkim për tentativë vrasjeje dhe plagosje/ Bien

Policia e Korçës ka  arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Maliq dhe Korçë, bënë të mundur ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:

K. S., 54 vjeç, banues në fshatin Këmbëthekër, Maliq, pasi ky shtetas më datë 05.10.2020, në këtë fshat, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një 17-vjeçar, banues në Maliq, duke e goditur me mjet prerës në kokë, i cili pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Korçës është larguar në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

E. I., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas më datë 08.10.2020, në lagjen nr. 17, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës në këmbë, shtetasin P. M., 28 vjeç, banues në Korçë, i cili pasi ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës, është larguar në banesë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga