LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I bënë atentat në makinë/ Shefi i policisë bashkiake në gjendje kritike, niset me urgjencë drejt Tiranës

11 Tetor 2020, 12:58, Kronika CNA
I bënë atentat në makinë/ Shefi i policisë bashkiake

Mesditën e sotme Shkodra u trondit nga atentati që iu bë shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

Ai ishte duke udhëtuar me makinë në momentin që dikush qëlloi me armë drejt tyre dhe si pasojë mbeti i plagosur shefi i policisë dhe babi i tij Xhelal  Hasanaj, ndërsa shpëtoi bashkëshortja e tij.

Mentor dhe Xhelal Hasanaj u dërguan në spitalin e Shkodrës, por raportohet se gjendja shëndetësore e shefit të policisë është përkeqësuar dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Mësohet se ai ka marrë plagë të rënda dhe gjendja e shëndetësore është kritike.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona ku dyshohet se ka lëvizur autori.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t?i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe indetifikimin e autorit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga