Connect with Us

Dërgoi policinë te parcelat me kanabis/ Mbërrin në Gjykatën e Shkodrës babai i Danjel Pepajt

Kronika

Dërgoi policinë te parcelat me kanabis/ Mbërrin në Gjykatën e Shkodrës babai i Danjel Pepajt

Publikuar

-

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Reagon policia: Parcela me kanabis në pronësi të autorit dhe babait Rrok Pepaj

Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Shkodrës.

Mësohet se Gjykata e Shkodrës do të japë sot masën e sigurisë për Rrok Pepajn, pas ngjarjes së rëndë në Malësi të Madhe, ku kanë mbetur të vrarë Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj.

Raportohet se babai i Danjel Pepajt, i cili akuzohet si autor i ngjarjes, ka mbërritur në ambjentet e gjykatës, i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Rrok Pepaj u arrestua tre ditë më parë dhe u mor në pyetje nga policia e Shkodrës në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes së rëndë ku u vranë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj.

LEXO EDHE:  Kryemadhi me skenare të qarta/ Zbulon planin e opozitës pasi të hyjë në Parlament

Trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj u gjetën në vrarë me armë zjarri pranë malit të Rrencit në Malësinë e Madhe, në pyllin e Vrithit aty dhe ku u dëgjuan të shtënat ditën që u zhdukën tre të rinjtë.

Ata u gjetën vetëm 200 metra larg parcelës së drogës që mendohet të jetë shkaku i ngjarjes, ndërsa te këta parcela policinë e dërgoi babai i autorit.

Ndërkohë, policia nëpërmjet një njoftimi zyrtar, raportoi se parcelat ishin në pronësi të Rrok Pepajt dhe djalit të tij Danjel Pepaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte duke luajtur/ Fëmija bie nga ballkoni në Konispol

Publikuar

-

Nga

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me armë zjarri i riu në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Konispol.

Mësohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka qenë duke luajtur dhe ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës.

Fëmija është duke marrë shërbimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

LEXO EDHE:  I dënuar për vjedhje/ Ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari shqiptar

LEXO EDHE:  I dënuar për vjedhje/ Ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari shqiptar

Sakaq, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Karjan, në Lunxhëri të Gjirokastrës.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një hapësirë me kullota poshtë fshatit, ndërsa deri më tani raportohet se janë djegur rreth 1 ha tokë.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

Nga ana tjetër, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa policia e Gjirokastrës ka identifikuar dy autorë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestua për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për prokurorin e Sarandës

Publikuar

-

Nga

U arrestua për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për prokurorin e Sarandës

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e arrestit me burg për prokurorin Sali Hasa, dhe për 4 persona të tjerë.

Me masën e arrestit të shtëpisë është lënë vetëm zyrtari i klubit të Përmetit Bujar Haredinaj.

Kështu gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg edhe për:

Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Alimadhi i zhgënjyer nga Basha/ PD nuk ka qenë e ndershme, ka lënë shumë për të dëshiruar

LEXO EDHE:  Dhunuan kushëririn/ Në pranga babë e bir

GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

Prokurori Sali Hasa dyshohet se ka marrë para, kundrejt pushimit të çështjet për Miranin, i cili akuzohej për plagosje të lehtë me dashje, ndërkohë që e motra e tij Papa, punonjëse e policisë bashkiake, dyshohet se ka negociuar për lirimin.

LEXO TE PLOTE