LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DENONCIMI-Beni Blushi nuk kthen 100 mijë eurot që kërkoi me urgjencë/ U derdhën në emër të vëllait

11 Tetor 2020, 16:32, Denoncim CNA
DENONCIMI-Beni Blushi nuk kthen 100 mijë eurot që kërkoi me

Ben Blushi, është politikani më i akuzuar dhe më i denoncuar në Ambasadën e SHBA në Tiranë për zullumet që ka bërë në kohën që ka qenë në Parlament dhe jo vetëm.

CNA.al ka sjellë një dosje të denoncimeve dhe letrave që i janë dërguar Ambasadës Amerikane nga biznesmenët shqiptarë, ndër të cilët është edhe Andon Dhima.

Biznesmeni ka denoncuar pasurinë miliona dollarëshe të Blushit në qendër të Tiranës, ndërsa ka vënë në dijeni Ambasadën e SHBA për faktin se drejtori i Top Channel ka 63 mijë dollarë karburant pa paguar.

Në kohën kur Blushi ishte deputet merrte karburant pa paguar, ndërkohë që Parlamenti u jepte deputetëve miliona lekë për karburant dhe shpenzime të tjera.

Mirëpo, sot CNA.al sjell një tjetër pjesë të letrës së Andon Dhimës, ku ky i fundit deklaron se Ben Blushi i ka kërkuar me urgjencë 100 mijë euro.

Biznesmeni tregon se drejtori i Top Channel e ka telefonuar me telefonin e bashkëshortes së tij Eva Blushi dhe paratë janë kaluar në llogarinë bankare të vëllait të tij Martin Blushi.

?Në vitin 2008 Z. Blushi, nëpërmjet telefonit të bashkëshortes së tij, Znj. Eva Blushi (Brati), më kërkon me urgjencë t?i jap në formë huaje cash vlerën prej 100.000 (njëqind mijë) Euro ose nëse nuk ishte e mundur, shumën në cash t?ia kaloja në llogarinë bankare të vëllait të tij, Z. Martin Blushi. Transferta bankare u krye më datë 21.05.2008 nëpërmjet Bankës Amerikane të Shqipërisë, dhe kjo shumë nuk më është kthyer ende?, thuhet në letër.

Kujtojmë se ky nuk është skandali i parë, pasi më herët CNA.al ka denoncuar edhe mashtrimet e tjera që ka bërë drejtori i një televizioni për të pasuruar veten e tij. Shumë biznesmenë të tjerë përveç Andon Dhimës i kanë dërguar letra Ambasadës amerikane në Tiranë, ku tregojnë bëmat e Ben Blushit./ CNA.al

Denoncimi në Ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi ka 63 mijë dollarë karburant pa paguar

Denoncimet në ambasadën e SHBA/ Biznesmenët kundër Ben Blushit dhe Top Channel

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Përplasja Top Channel-Nadir Çausholli/ Nga akuzat, kallëzimet penale tek “dashuria në kohën e kolerës”

Përplasjet mes Ben Blushit dhe Klodian Allajbeut/ ?Urrejtja dhe dashuria? e Top Channel me Spitalin Amerikan

Letër në Ambasadën e SHBA-së për Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin/ Shantazh, kërcënime, fyerje dhe tentativë për të grabitur prona

Përplasjet mes Ben Blushit dhe Klodian Allajbeut/ ?Urrejtja dhe dashuria? e Top Channel me Spitalin Amerikan

Top Channel i shpall ?luftë? gjyqtarit/ Vjollca Hoxha dërgon nipin në protestë

?Dosja Top Channel?, pjesa e parë/ Si u themelua dhe filluan përplasjet në gjykata

Lajmet e fundit nga