LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid në Shqipëri/ Shefja e epidemiologjisë: Shumë shpejt do të hiqet ritestimi

11 Tetor 2020, 14:54, Lifestyle CNA
Covid në Shqipëri/ Shefja e epidemiologjisë: Shumë shpejt do

Shqipëria shumë shpejt do ndryshojë protokollin shëndetësor për ritestimet për të prekurit me koronavirus. Shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini thotë se ritestimet apo tamponët e negtativizimit për Covid nuk do të kryhen.

?Nëse mbas 14 ditëve ose nga periudha e 12-14 ditë ne ritestojmë dhe rezultojnë negativ sërish kalojmë në punë. Ne jemi duke vlerësuar mbi heqjen e ritestimeve masive për rastet që janë konfirmuar pozitiv, por akoma jemi në të njëjtin zbatim protokolli?, tha Tomini për Tv Klan.

Por një person, i cili rezulton pozitiv me Covid sipas protokollit shëndetësor duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë edhe në qoftë se ai negativizohet më shpejt.

?Vazhdojmë me të njëjtën strategji me të njëjtin protokoll mbi çdo rast të dyshuar, të konfirmuar duhet të respektoj karantinimin 14 ditë”, thotë më tej Tomini./CNA.al

Lajmet e fundit nga