LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet trafikanti shqiptar në Spanjë/ Pjesë e një grupi kriminal

11 Tetor 2020, 13:14, Kronika CNA
Arrestohet trafikanti shqiptar në Spanjë/ Pjesë e një grupi

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madrid, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur arrestimi në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Gentian Marku, 29 vjeç, banues në Reps.

Marku ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit ?Arrest me burg?, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ?Trafikimi i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të ?Grupit të strukturuar kriminal?, ?Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?.

29-vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike./ CNA.al

Lajmet e fundit nga