Connect with Us

Akuzohet për falsifikimin e dokumentave zyrtare/ Jepet masa e sigurisë për Haki Rugovën

Kosova & Rajoni

Akuzohet për falsifikimin e dokumentave zyrtare/ Jepet masa e sigurisë për Haki Rugovën

Publikuar

-

Akuzohet për falsifikimin e dokumentave zyrtare/ Jepet masa e sigurisë për Haki Rugovën

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për krime të rënda, i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për krime të rënda, ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Haki Rugova për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale konflikt i interesit, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe vepër penale falsifikim i dokumentit zyrtar”, thuhet në njoftim e Gjykatës.

Masë arresti shtëpiak prej një muaji i është caktuar edhe të pandehurit tjetër L.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale keqpërdorim i detyres dhe falsifikim i dokumentit zyrtar.

Ndërsa, për të pandehurin F.B, i dyshuar se në bashkëpunime me të pandehurit H.R dhe L.B kishte ë kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar, prokurori i shtetit në seancë hoqi dorë nga propozimi për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

LEXO EDHE:  Meta hedh akuza të forta/ “Ndërkombëtarët nuk i kanë sytë të Kushtetuta, por te xhepi”

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova i arrestuar dy ditë më parë nën dyshimin për kryerje të veprës penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikim i dokumentit është paraqitur të dielën në një seancë dëgjimor në Gjykatën Themelore në Pejë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Arsimimi në Maqedoni/ Nxënësit ende në përdorim tekstet shkollore që fyejnë shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Arsimimi në Maqedoni/ Nxënësit ende në përdorim tekstet shkollore që fyejnë shqiptarët

Nxënësit maqedonas të vitit të dytë në arsimin e mesëm nga libri i Sociologjisë mësojnë se shqiptarët, turqit e romët lindin shumë fëmijë, pasi siç thuhet një përqindje shumë e madhe e kësaj popullsie nuk është e arsimuar, nuk kanë kontroll të lindjeve andaj edhe përqindja e natalitetit të tyre është shumë më e lartë në raport me maqedonasit.

Prandaj, në këtë njësi mësimore theksohet nevoja e marrjes së masave për të kthyer natalitetin në suaza normale apo të stimulohet nataliteti te maqedonasit, meqë siç thuhet, shpërpjesëtimi me grupet tjera etnike ka pasoja negative në planin politik, ekonomik dhe social.

Përmbajtje të tilla fyese, me shtrembërime historike, me gabime gjuhësore e përmbajtjesore, ka në shumë libra shkollor në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut. Ato janë denoncuar në vazhdimësi në media, por institucionet, përkatësisht Ministria e Arsimit, përveç premtimeve për evitimin e gabimeve të tilla, deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete. Libri i Sociologjisë, me përmbajtje të tillë, është në përdorim që nga viti 2002.

Nga Ministria e Arsimit, e cila drejtohet nga Milla Carevska, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se “gabimet do të përmirësohen në kudër të planit për reformën e plotë të sistemit arsimor, që parasheh sigurimin e teksteve cilësore në arsimin fillor dhe të mesëm”. Pjesë nga libri i Sociologjisë me të cilën mësojnë nxënësit e vitit të dytë në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut, ku flitet për shqiptarët.

Pjesë nga libri i Sociologjisë me të cilën mësojnë nxënësit e vitit të dytë në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut, ku flitet për shqiptarët. Me dikasterin e Arsimit që nga viti 2002 kanë udhëhequr pesë ministra shqiptarë, por asnjëri prej tyre nuk ishte i qasshëm për të komentuar gjendjen me tekstet mësimore. Gjatë mandateve të tyre, nuk kanë munguar premtimet dhe madje për këtë qëllim ishin formuar edhe komisione, por deri më tani nuk ka pasur asnjë epilog konkret, ndërkohë që tekstet me përmbajtje fyese e gabime tjera të shumta, vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit mësimor. Liman Aliu, mësimdhënës i Sociologjisë, thotë se ka qenë nxënës kur është përballur me fyerjet e rënda në këtë libër shkollor dhe tani si mësimdhënës thotë se mundohet që t’ua sqarojë nxënësve për shtrembërimet historike e fyerjet që u bëhen shqiptarëve. Ai pranon se faji për këtë u takon të gjithëve.

LEXO EDHE:  Deputeti ironizon Ramën/ Dosjet kriminale të deputetëve të t’u lexove sot në Parlament

LEXO EDHE:  “Amnisti dhe dhurata”/ Vendimet e gjykatave që i rikthyen lirinë dhe pronat Kajollit

“Unë kam mbajtur mësim me nxënësit, por atyre ua kam sqaruar se ka shtrembërim të fakteve dhe për këtë dëshmitarë janë vetë nxënësit. Unë shumë kam qenë i emocionuar dhe i prekur nga ajo që përmban ky libër dhe sa herë që mbërrij në këtë njësi mësimore, mundohem t’ua sqaroj nxënësve, t’i ndërgjegjësojë ata apo t’ua sqaroj se çfarë mendojnë qarqet akademike maqedonase për shqiptarët”, thotë Aliu. Xheladin Murati, profesor i Pedagogjisë thotë se kjo që ndodh me tekstet shkollore është kulmi i fyerjeve që i bëhen shqiptarëve, ndërsa përgjegjësinë thotë se fillimisht duhet kërkuar te shërbimi pedagogjik, autorët, recensentët, përkthyesit dhe lektorët e më pas edhe te Ministria e Arsimit.

“Ministria e Arsimit bartë përgjegjësi, por përgjegjësia më e madhe bie mbi shërbimin pedagogjik që merret me botimin e teksteve. Dhe, kjo nënkupton se ministri nuk i lexon librat, por ai duhet të informohet nga shërbimet pedagogjike. Pra, kompleksi është më i gjerë sepse përgjegjësia për gabimet, ato historike, kombëtare, për çështjet sociale, për aspektet gjuhësore të tekstit, për përkthimin me gabime të tekstit.. në radhë të parë fajtorë janë autorët, pastaj recensentët të cilët e kanë lejuar përdorimin e tij me të gjitha të metat që i posedon”, thotë Murati./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

COVID-19 në Kosovë/ 9 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Covid-19, nëntë qytetarë, ku tre prej të cilëve në Prishtinë.  Lajmi i mirë është që janë shpallur të shëruar 727 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive./CNA/al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Masat e shtrënguara nga Covid-19 në Kosovë/ Mbi 13 mijë qytetarë dynden drejt Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm mbi 13 mijë qytetarë Kosovarë kaluan kufirin Vërmicë-Morinë, për të kaluar fundjavën në shtetin shqiptar, shumica prej tyre pranë bregdetit.

Qytetarët janë ndikuar janë ndikuar edhe nga masat e reja shtrënguese që vendosi Kosova kundër përhapjes së Covid-19.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, në Vërmicë mëngjesin e së shtunës janë krijuar kolona deri në 400 metra, teksa pritjet janë shtuar deri në 30 minuta për të kaluar në anën e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE