Connect with Us

“34 mijë mësues janë braktisur”/ Vokshi: Qeveria po u vjedh orët shtesë

Politikë

“34 mijë mësues janë braktisur”/ Vokshi: Qeveria po u vjedh orët shtesë

Publikuar

-

 “34 mijë mësues janë braktisur”/ Vokshi: Qeveria po u vjedh orët shtesë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur akuza ndaj qeverisë për masat që ka marrë për mësuesit, të cilët zhvillojnë orë mësimi me nxënësit në kohë pandemie.

Vokshi deklaron se që prej nisjes së shkollës, 34 mijë mësues janë braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, ashtu si dhe mjekët që janë në vijë të parë të betejës më virusin COVID19.

Ajo pretendon se mësuesit janë të nënvlerësuar, të nëpërkëmbur, të keqtrajtuar dhe qeveria po i detyron të punojnë si skllevër, pa i paguar për të gjitha orët shtesë të punës.

Sipas saj, pavarësisht se mësuesit kanë punuar 20 apo më shumë orë shtesë, ata paguhen vetëm për 5-6 orë, një shumë krejt e papërfillshme për lodhjen e madhe

“Për shkak të pandemisë, i kanë detyruar të punojnë dyfishin e normës së tyre. Një mësues jep mbi 40 orë mësim në një javë në kushte të vështira, me maskë, me stres, pa kushtet minimale të sigurisë, pasi në shkolla nuk ka ujë, as dezinfektantë. Dhe në fund të muajit, mësuesit nuk paguhen për mundin e tyre.

Pavarësisht se kanë punuar 20 apo më shumë orë shtesë, ata paguhen vetëm për 5-6 orë, një shumë krejt e papërfillshme për lodhjen e madhe, duke qënë në rrezik konstant për shëndetin dhe jetën. Shpreh keqardhje për Ministren e Arsimit, e cila, njësoj si paraardhëset, ka vendosur të mos i shërbejë arsimit, por propagandës së kryeministrit në ikje.

Ministrja e Arsimit po e mashtron opinionin publik si për pagesën e orëve shtesë të mësuesve, ashtu edhe për përmasat e përhapjes së COVID19 nëpër institucionet e arsimit shkollor apo parashkollor. Faktet nuk të lënë të gënjesh. Përllogaritja e orëve shtesë të mësuesve tregon realitetin e rëndë me të cilin përballen mësuesit. Punojnë mbi 20 orë shtesë në vështirësi të jashtëzakonshme, por paguhen maksimumi për 6 orë mësimi.

LEXO EDHE:  “Zbërthehet” Monika Kryemadhi/ Ja qarqet ku opozita do kandidojë me listë të përbashkët

14 e më shumë orë të tjera shtesë në muaj zhduken pa u vlerësuar, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për askënd që punon me djersën e ballit. Për kryeministrin në ikje, pazaret me oligarkët dhe klientët e qeverisë janë i vetmi prioritet. Kosova është shembulli perfekt për të kuptuar kontrastin mes një qeverie që vjedh dhe një qeverie që punon,

Në Kosovë, qeveria atje ka shpërblyer me mbi 120 euro çdo mësues për vështirësitë e periudhës së pandemisë së COVID19 dhe ka certifikuar shkollat për sigurinë anticovid. Në Shqipëri, qeveria në ikje jo vetëm nuk u ka dhënë një qindarkë shtesë mësuesve, por refuzon t’u paguajë edhe orët shtesë që ata janë detyruar të kryejnë nga mësimi me disa turne dhe që u takojnë me ligj.

Qeveria e Edi Ramës është e vetmja në Europë që i keqtrajton mësuesit, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në cilësinë e mësimdhënies. Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill! Mësuesit do të trajtohen me dinjitetin e duhur nga qeveria e Partisë Denokratike. Çdo orë mësimi do të paguhet! Mundi i tyre do të shpërblehet, në mënyrë që shkollat tona publike të kenë cilësinë më të mirë të mësimdhënies”, tha demokratja në një deklaratë për shtyp./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është shah, jo boks

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në emisionin Open, me Eni Vasilin, Rama është shprehur se situata duhet të ç’tensionohet, duke tërhequr forcat speciale dhe barrikdat.



Kryeministri u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shah, jo boks.

“Dialogu me Serbinë është shah jo boks, kjo është shah,  janë dy gjëra shumë të rëndësishme, e para Kosova e ka fituar luftën”, ka thënë Rama. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashës i ka mbetur vetëm vula e 4-5 veta”/ Gazetari: Berisha me program e vizion

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Bledian Koka, duke komentuar zhvillimet brenda PD, u shpreh se Lulzim Bashës sot i ka mbetuar vetëm vula dhe 4-5 funksionarë të cilët besojnë te ai.

Sipas tij, programi dhe vizioni i liderit historik të PD, Sali Berisha është ajo që po gjen terren dhe po tërheq demokratët aktualisht.



“Lulzim Basha e adresoi fushatën në mënyrë të gabuar, por të gjithë kishim bindjen se kundërshti edhe pse jo ende zyrtar, nuk ishte Basha, por Edi Rama. Dhe për të gjithë këtë, ne që besojmë te opozita dhe duam PD funksionale, u fokusuam te kjo. Pak a shumë ne biem të gjithë dakord për të pabërat e Bashës.

LEXO EDHE:  “Zbërthehet” Monika Kryemadhi/ Ja qarqet ku opozita do kandidojë me listë të përbashkët

LEXO EDHE:  Spiropali thumbon Bashën/ Do humbim mandate në Tiranë vetëm po u zgjua Luli

Por ajo që është rebusi i momentit, programi i z.Berisha, vizioni, programi dhe pikat e z.Basha, është që në fund fare sot ne kemi një kryetar i cili ka një vulë dhe te vula e tij besojnë 4-5 veta që në fund fare përbëjnë institucionin e PD. Dhe pyetja është, si do të zgjidhet ky ngërç? A është kaq i fortë z.Basha me vulë në xhep?”, tha Koka ne Syri tv.. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nëse ke shitur më pro-amerikanin ke një parti-bandë pazaresh”/ Strazimiri ia numëron një më një Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku rendit një sërë arsyesh se nëse Basha i ka bërë këto gjatë tetë viteve opozitë, atëherë drejton një parti- bandë pazaresh.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Strazimiti thekson se ‘nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA.

“Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron kundër korrupsionit, nuk e shet luftëtarin më të paepur anti-korrupsion në 30 vjet pluralizëm…

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron në krah të njerëzve të ndershëm, nuk e shet njeriun e ndershëm, madje i vetëdijshëm që është njeri i ndershëm…

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një shtet të moralshëm, të drejtë, rregullash, ligjesh e jo njerëzish, nuk shkel me vetëdije çdo rregull të shkruar e të pashkruar, moral e politik…



LEXO EDHE:  Spiropali thumbon Bashën/ Do humbim mandate në Tiranë vetëm po u zgjua Luli

LEXO EDHE:  Lufta kundër Covid-19/ Mbërrijnë në Rinas të tjera doza vaksinash

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një Shqipëri siç e donin martirët antikomunistë, nuk pranon Ardian Dvoranin si “kampion të demokracisë” …

* Nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA….

Nëse i ke bërë këto, ke vendosur të drejtosh një parti- bandë pazaresh, grabitësish, tregëtarësh të interesave kombëtare, pa të shkuar e pa moral!!!

Një të tillë ky vend ka 80 vjet që e ka dhe, e dyta është e tepërt…

Por edhe në u bëfshin 2, e dyta s’ka për të qenë kurrë Partia Demokratike!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE