Teknologji
Twitter shtrëngon rregullat për përdoruesit që “ndërhyjnë” në rezultatet e zgjedhjeve

Twitter nuk do të lejojë asnjë nga përdoruesit e saj, përfshirë kandidatët të pretendojnë fitoren e parakohëshme në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.
Në deklaratë u tha se çdo status që paralajmëron një fitore, do të ketë një etiketë paralajmëruese shtuese.
Masa pason një vendim të ngjashëm nga Facebook në muajin e kaluar. Ky ndryshim është planifikuar të ndodhë në 20 Tetor, “deri të paktën në fund të javës së zgjedhjeve”.
Në krye të ndalimit të pretendimeve të saj “të parakohshme” për fitore, Twitter tha se do të hiqte çdo status që nxit ndërhyrje në rezultatet e zgjedhjeve, “të tilla si përmes veprimeve të dhunshme”.
“Sipas kësaj politike, ne do të etiketojmë Tweets që pretendojnë në mënyrë të gabuar një fitore për çdo kandidat dhe do të heqim Tweets që inkurajojnë dhunën ose u bëjnë thirrje njerëzve që të ndërhyjnë në rezultatet e zgjedhjeve ose funksionimin e qetë të vendeve të votimit,” tha kompania në një postim në blog ./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Çfarë ndodhi me Facebook?/ Përdoruesit ankohen për “problemin” e papritur të aplikacionit
Facebook ka pranuar një çështje që la shumë përdorues të iPhone të pyesnin pse kishin dalë nga aplikacioni i mediave sociale. Gjiganti i teknologjisë zbuloi...

Zbulohet data e prezantimit të iPhone 13
IPhone i ardhshëm i Apple është në prag kështu që është koha të mendoni për azhurnimin. “The sun” ka kontrolluar kalendarët për t’ju sjellë datën...